Lajmet

Ushqimet që ndikojnë tek plakja e trurit

Një dietë e shëndetëshme e ndikon organimin më shumë nga sa mund të mendoni.

Published

on

Shprehja mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë,  zë vend më se miri në shpjegimin dhe luftën kundër shumë sëmundjeve.

Tashmë dihet që ushqimi është një ndër faktorët kyç të zhvillimit të trupit dhe organizmit të shëndetëshëm.

Një dietë e shëndetëshme e ndikon organimin më shumë nga sa mund të mendoni.

Si për trupin, kjo vlen pa dyshim edhe për shëndetin e mirë të trurit dhe ruajtjen e tij nga një sërë sëmundjesh shumë serioze.

Ndër to më e njohura është dementia e cila përfshin një sërë sëmundjesh që lidhen me humbjen e kujtesës.

Si një nga kërcenimet më të mëdha të globit, mjekët japin disa këshilla për t’i mbajtur këto sëmundje larg.

Në këtë artikull ju tregojmë disa prej tyre dhe kujdesin që duhet të tregoni në përzgjedhjen e ushqimeve tuaja.

Ushqimet që plakin trurin

Ndër shkaqet kryesore mjekët rendisin yndyrnat e ngopura, e megjithatë jo të gjithë grupin e tyre.

Gjatë jetës trupi i njeriut merr dy lloje të këtyre yndyrnave, të parat janë ato natyralet që merren në sasi të vogla nga qumështi apo djathi.

Ndërsa të dytat dhe më të këqijat, janë ato artificialet që merren prej ushqimeve të përpunuara.

Këtu futen vajrat vegjetalë të hidrogjenizuar dhe ushqimet e konservuara me yndyrë.

Në një studim, tregohet qartë lidhja mes yndyrnave artificiale dhe rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve që plakin trurin.

Më të përhapurat janë Alzhaimer, Parkinson apo vascular dementia dhe të gjitha lidhen me harresën dhe plakjen graduale të trurit.

Rreziku i prekjes  74% me i lartë

Në studimin e parë të vitit 2002-2003, morën pjesë 1,628 persona të shëndetëshëm sipër moshës 60 vjeç.

Tek ky grup u vu re se ata që zhvilluan lloje të dementias 10 vite më vonë, kishin nivele të mëdha të yndrynave të kqija në gjak.

Rreth 377 u diagnostikuan me lloje të dementias, ndërsa 247 me Alzhaimer.

Rrisku për të zhvilluar sëmundjen në 10 vite nëse keni nivele të mëdha yndyre të keqe në gjak është nga 52% deri në 74% më i lartë.

Këto yndyrna mund të ndikojnë negativisht edhe shumë pjesë të tjera të organizmit, pasi shkaktojnë ishemi dhe probleme me zemrën.

Pavarsisht këtyre shifrave yndyrnat e ngopura janë ende prezente në tavolinat e shumë personave.

Vendet që i kanë ndaluar

Në vitin 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto lloj yndyrnash u ndaluan dhe u përjashtuan nga konsumi i përditshëm.

Kjo për shkak të dëmeve të mëdha që këto yndyrna të këqija mund të shkaktojnë organizëm.

Ato mund t’i hasni tek ushqimet e konservuara të cilat shiten thuajse në çdo market apo dyqan.

Kryesisht gjenden tek vajrat e hidrogjenizuar vegjetalë apo ushqimet e konservuara ku futen edhe brumrat./AgroWeb.org

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara