Published
5 years agoon
By
Betim GashiRrahjet e zemrës konsiderohen të shëndetshme kur janë mes 60 dhe 100 rrahje në minutë. Megjthatë ato ndikohen nga shumë faktorë ku përfshihet: gjendja emocionale, ushqyerja, shëndeti mendor, medikamentet dhe niveli i aktivitetit fizik.
Konsumi i disa ushqimeve apo pijeve mund të shtojë rrahjet e zemrës edhe në nivele jo të shëndetshme. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni ose kufizoni për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele të shëndetshme.
Ushqimet Dhe Pijet E Pasura me Kafeinë
Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë kanë tendencën të rrisin rrahjet e zemrës. Kafeina stimulon sistemin qendror nervor dhe ekzalton trurin duke shkaktuar një rritje të beftë të rrahjeve të zemrës. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo rrahjet e çrregullta të zemrës duhet të shmangin kafeinën.
Çokollata
Çokollata është e pasur me një substancë stimuluese natyrale që quhet theobromine. Kjo substancë gjendet jo vetëm tek çokollata por edhe tek nënproduktet e saj siç janë akullorja me çokollatë, ëmbëlsirat, qumështi me çokollatë apo çokollata e ngrohtë. Ndikimi i kësaj substance tek rrahjet e zemrës është e gjitha në varësi të dozës. Kjo do të thotë se sa më shumë çokollatë të hani aq më të larta do të jenë rrahjet e zemrës.
Sheqeri
Ushqimet e tejmbushura me sheqer rrisin shpejt rrahjet e zemrës. Sheqernat në gjak pengojnë funksionin e enëve të gjakut dhe rrisin tensionin e gjakut e bashkë me të edhe rrahjet e zemrës. Ndër ushqimet që shkaktojnë një rritje të beftë të sheqernave në gjak janë: pijet e gazuara, ëmbëlsirat, buka, makaronat dhe orizi i bardhë.
Specat Djegës Për Normalizimin e Rrahjeve të Zemrës
Specat djegës kanë tendencën të parandalojnë çrregullimet në rrahjet e zemrës. Nëse aritmia është e vazhdueshme ajo mund të pakësojë qarkullimin e gjakut në tru dhe në organe të tjera. Kapsaicina tek specat djegës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul rrahjet jo normale të larta të gjakut. Konsumoni ushqimet duke i kombinuar me pak speca djegës pa e tepruar me sasinë./AgroWeb
Vendi
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Published
19 minutes agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:
Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.
Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.
Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.
Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.
Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.
Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.
Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.
Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.
Vendi
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Published
2 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.
Lajmet
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Published
4 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.
Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.
Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.
Lajmet
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Published
9 hours agoon
February 11, 2026By
UBTNEWS
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin trilateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në këtë takim, Gjeneral Jashari, Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Robert Hranj (Kundid) zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive.
“Ky takim konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon,” u theksua gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit strategjik dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.
Ndër të tjera, u potencua gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave profesionale.
“Iniciativa trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u tha ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.
Takimi trilateral rikonfirmoi angazhimin e tre vendeve për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit.
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Valon Berisha transferohet te FC Zürich
Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit
Aurora boreale 2026, një shans për të parë qiellin si kurrë më parë
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Policia e Kosovës gjen granata dore dhe pjesë të uniformave në Zubin Potok
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
