Lajmet

Ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikë

Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat.

Published

on

Anemia është një sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve. Ajo shoqërohet me disa simptoma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke.

Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat.

Hekuri është një mineral që merret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjeni më poshtë ushqimet më të pasura me hekur që duhen konsumuar nga anemikët dhe jo vetëm.

Barishtet

Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore.

Rrjedhimisht, nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e racioneve të konsumuara në ditë.

Spinaqi i gatuar dhe i plotësuar me limon është një burim i shkëlqyer i hekurit.

Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat janë burimet më të shëndetshme të proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe hekurit.

Me 28 gramë fistik do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.

Mishi i kuq pa dhjamë

Një copë me mish viçi të rritur në natyrë plotëson 22% të nevojës ditore për hekur.

Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organizmin, AgroWeb.org ju rekomandon që mishin ta shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.

Soja

Kjo fasule e vogël është një burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore.

Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët.

Soja është e pasur edhe me proteina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.

Vezët

Vezët janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një anemiku.

Ato përmbajnë shumë hekur dhe mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.

Mishi i bardhë i pulës

Pjesa e gjoksit të pulës është një burim i shkëlqyer i hekurit.

Nëse e gatuani në zgarë pa yndyrë, atëherë është shumë më e shëndetshme.

Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.

Bishtajoret

Bishtajoret, veçanërisht thjerrëzat janë të shkëlqyera kundër anemisë.

Në gjysëm racioni do të plotësoni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi çdo ditë.

Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban stomakun të shëndetshëm.

Kujdes

Kafeja dhe çaji ndërhyjnë dhe pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi.

Ndaj kur të konsumoni ushqimet e lartpërmendura frenojeni dëshirën për kafe ose çaj pas buke./AgroWeb.org

Lajmet

FSK merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26” në Gjermani

Published

on

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i përfaqësuar nga një kompani këmbësorie e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, ka marrë pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Saber Junction 26”, të zhvilluar në Qendrën e Gatishmërisë Shumëkombëshe në Hohenfels të Gjermanisë.

Sipas FSK-së, kompania kosovare është integruar në Brigadën Ajrore 173 të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, përkatësisht në Batalionin 3-504 “Blue Devils”.

Pas fazës së planifikimit, koordinimit dhe trajnimit, pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në operacione të ndryshme në terren, përfshirë operacione sigurie në mbështetje të zbarkimit ajror, patrulla luftarake dhe operacione mbrojtëse.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja në këtë ushtrim ka mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të komandimit dhe kontrollit, planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve, si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me Ushtrinë Amerikane dhe forcat e vendeve partnere.

Integrimi i kompanisë së FSK-së në një formacion shumëkombësh ka shërbyer edhe për testimin e aftësive të saj në një mjedis kompleks dhe dinamik trajnues, krahas njësive partnere.

Gjatë “Observation Day”, aktivitetet e kontingjentit të FSK-së janë përcjellë nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, dhe rreshter majori i KFT-së, Naim Smakolli.

Pjesëmarrja në ushtrime të tilla, sipas FSK-së, kontribuon në rritjen e gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe kapaciteteve për të vepruar krah për krah me ushtritë partnere në operacione shumëkombëshe./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara