Shëndeti

Ushqimet më të mira për shëndetin e mushkërive!

Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.

Published

on

Mushkëritë janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.

Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë. Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm.

Uji

Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.

Frutat e Pyllit

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat.

Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

Fasulet

Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër.

Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.

Mollët

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

Shega

Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.

Specat e kuq djegës

Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet.

Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mushkëri./AgroWeb.org

Shëndeti

Kundër shëndoshjes së fytyrës! Çfarë duhet të bëni?

Published

on

Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit. Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Ushtrime për fytyrën

Përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes, përmirësojnë muskujt e fytyrës. Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën. Mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja në anë është efikase.

Ata rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda. Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët tjera të trupit. Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Thelbësor për rënien nga pesha. Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind. Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i alkoolit

Nëse e teproni me alkolin do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë, sepse ofron shumë kalori e rrit gjasat e shtimit në peshë. Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë, janë të përpunuara e nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër. Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Thelbësor për rënien nga pesha, mungesa e tij rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumta ndër të cilat edhe shtimi në peshë. Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes me kripën

Konsumi i tepërt nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por trup. Kripa nxit akumulimin e ujit në trup. Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë.

Continue Reading

Shëndeti

Si të ruani funksionet mendore gjatë moshës së shtyrë?

Published

on

Studimet kanë treguar se truri ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm për të mbajtur funksionet e tij të shëndetshme.

Aktivitetet si leximi, lojërat që kërkojnë mendim dhe ushtrimet e trurit janë të dobishme për ruajtjen e kujtesës dhe funksioneve mendore.

Një mundësi e shkëlqyer për të mbajtur trurin aktiv është angazhimi në aktivitete sociale dhe intelektuale, siç janë bisedat me miqtë, lojërat e mendjes dhe zgjidhja e problemit.

Këto stimulojnë aktivitetin mendor dhe të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet neuroneve.

Përveç stimulimit intelektual, ushtrimet fizike janë të rëndësishme për shëndetin e trurit.

Aktivitetet fizike si ecja, vrapimi dhe joga ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru dhe përmirësojnë funksionet kognitive, duke ndihmuar në ruajtjen e kujtesës dhe shpejtësisë mendore.

Një regjim i shëndetshëm i jetesës që përfshin dietë të balancuar, aktivitet fizik të rregullt dhe stimulim mendor, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të trurit gjatë moshës së shtyrë dhe parandalimin e humbjes së funksioneve mendore.

Continue Reading

Shëndeti

Katër ushtrimet që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Published

on

Për shëndet të mirë, ushtrimet duhen të praktikohen çdo mëngjes, në mënyrë që fiziku juaj të jetë në gjendje të mirë.

Ushtrimi për forcimin e shpinës

Duhet theksuar se muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike.

Duhet të shtriheni dhe tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa.

Përsëriteni tendosjen në tri seri prej 15 ushtrimeve, pastaj duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.

Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni mes shuplakave.

Në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë.

Shtrijuni në bark, duart i shtrini pranë trupit. Shuplakat mbështetni në dysheme. Njëkohësisht ngrini dhe shtrini pjesën e sipërme të trupit, duart dhe këmbët dhe kthehuni në pozitën fillestare.

Është me rëndësi që pas ushtrimit t’i bëni ushtrimet e tendosjes dhe të relaksimit të muskujve, për të bërë një relaksim të përgjithshëm.

Ushtrim për muskujt e stomakut

Mjekët thonë se gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.

Ekzistojnë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrijuni e ngriheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme. Bëjeni një seri ushtrimesh në atë mënyrë të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh në gjendje të qetë.

Njëra nga mundësitë është edhe “vozitja e biçikletës” në ajër apo seria e ushtrimeve e ngritjes së pjesës së sipërme të trupit në drejtim të këmbës tjetër. Në fund shtrijuni anash e ngrini këmbën e sipërme, pastaj ndërrojeni anën dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.

Argëtimi në krahë

Ushtrimet nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë. Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm nëse paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, që vështirë zgjohen, ju propozojmë të qëndroni të shtrirë në çarçafë.

Pas ose para ushtrimeve të barkut, argëtohuni duke ngritur këmbët dhe duke shtrirë trupin sa më shumë që mundeni. Kombinoni ushtrimet duke e hedhur këmbët mbi kokë, pastaj njëherë njërën e njëherë tjetrën, vozitni biçikletën në ajër.

Nxisni muskujt e thellë

Ushtrimi në top mund të jetë argëtues dhe i dobishëm. Meqë topi nuk është stabil, duke ushtruar në të i kundërviheni gravitacionit dhe në atë mënyrë i angazhoni muskujt e brendshëm stabilizues.

Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.

Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal. Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta. Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm.

Continue Reading

Shëndeti

Sa vezë duhet t’i hani në javë dhe si ndikojnë në organizëm?

Published

on

Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato servihen të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm.

Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira.

Gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq vezëve është i shëndetshëm. Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.

Veza duhet shoqëruar me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë. Nëse e servoni me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyra të panevojshme.

E bardha apo e verdha e vezës?

Disa hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori, por e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm.

Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë. Të dhënat konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës. Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.

Sasia e duhur e vezëve

Sasia e duhur e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës, një vezë përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë. Nëse jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyra nga ushqimet tjera, ngrënia e një omleti prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe. Gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara