Shëndeti

Ushqimet e shëndetshme të vjeshtës

Kërpurdhat dhe lulelakrat janë disa prej tyre.

Published

on

Kungulli i Artë

Kungujt janë produkti i artë që e bën vjeshtën krenare në bujarinë e saj. Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave. Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë.

Kërpudhat

Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet. Ato kanë shumë shije e vlera dhe pak kalori. Kërpudhat kanë në përmbajtjen e tyre selenium, zink dhe kalium. Të tre këto minerale janë antioksidantë të fuqishëm të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe e mbrojnë atë nga një sërë sëmundjesh.

Lulelakra

Lulelakra përmban antioksidantë të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar. Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K. Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale. Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen. Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme dhe ndihmon kundër mbipeshës.

Molla

Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh. Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru. Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Dardha

Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe antioksidantë. Dardha konsumohet së bashku me cipën e jashtme. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë – ‘Mollët qëroji, dardhët numëroji’. Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore.

Shëndeti

Ky është fruti më i mirë për ta shtuar në ujë për një freskim në ditët e nxehta

Published

on

Kur temperaturat rriten, hidratimi bëhet çelësi për të ruajtur energjinë dhe për të qëndruar në humor të mirë.

Uji i thjeshtë është  zgjedhja më e mirë, shumë njerëz kërkojnë mënyra për ta bërë atë më tërheqës dhe të shijshëm.

Ekspertët e të ushqyerit theksojnë se limoni është një nga shtesat më të mira të frutave, jo vetëm për shijen e freskët, por edhe për përfitimet shëndetësore.

Pse limon?

Janë të pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që forcon imunitetin, ndihmon në shërimin e indeve, mbron qelizat nga dëmtimi nga radikalet e lira. Limonët gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe aciditeti i tyre i lehtë mund të jetë freskues dhe qetësues në një ditë të nxehtë.

Hidratim me përfitime shtesë

Shtimi i disa copëzave limoni në ujë jo vetëm që shton shije, agrumet lëshojnë sasi të vogla kaliumi, magnezi dhe vitaminash B në ujë. Ky kombinim mbështet ekuilibrin e elektroliteve, i cili është veçanërisht i rëndësishëm gjatë vapës së verës kur trupi humbet lëngje përmes djersitjes.

Kur dhe si të pini ujë me limon?

Është mirë ta pini gjatë ditës, por sidomos në mëngjes për të nxitur metabolizmin dhe tretjen. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e limonit të freskët dhe të pashtrydhur dhe shtimin e fetave ose lëngut pak para konsumimit për të ruajtur vitaminat.

Ndihmë natyrale për lëkurën

Vitamina C në limon stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe elastike. Hidratimi i rregullt me ujë limoni mund të ketë gjithashtu përfitime estetike, veçanërisht gjatë verës kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Mosha e duhur për ta lindur fëmijën e parë

Published

on

Të merrni vendimin se kur duhet ta lindni fëmijën e parë, nuk është asnjëherë një gjë e lehtë. Shtatzënia, pavarësisht moshës, i ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.

Duhet të ndërmerret në konsideratë faktin se përgjatë moshës edhe gjinjtë ndryshojnë bashkë me pjesën tjetër të trupit.

Gjatë moshës 20-30 vjeçare, gjokset janë më të forta e kanë elasticitet më të mirë. Prandaj, nëse doni të mbeteni shtatzënë gjatë kësaj periudhe, koha bashkë me biologjinë do të jenë në anën tuaj.

Por, posa të hyni në moshën 30-40 vjeçare, hormonet si estrogjeni ndihmojnë t’i mbani gjokset e forta. Kjo dekadë, që është bërë e njohur më shumë për shtatzëni dhe dhënie të gjirit, i jep nënës mbrojtje afatgjatë kundër kancerit të gjirit.

Ndërsa, posa të hyni në moshën 40 vjeç e sipër, indet e gjokseve fillojnë të shënojnë rënie dhe përqindja e yndyrës në gjokse rritet, e gjithashtu do të ketë rreziqet tjera që ndërlidhen me shtatzëninë.

Disa studime tregojnë që aq më e vjetër që është një femër shtatzënë, aq më i lartë do të jetë rreziku për të fituar kancerin e gjirit. Thuhet se gratë më të vjetra se 30 vjet që lindin fëmijën e parë, kanë një rrezik më të lartë për kancer të gjirit sesa gratë që nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë.

Continue Reading

Shëndeti

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Published

on

Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.

Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.

Ndihmon në qetësim

Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.

Përmirëson metabolizmin

Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.

Pastron toksinat e trupit

Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Jo gjithmonë kremi kundër diellit ju mbron nga ai

Published

on

Një krem i njohur kundër diellit mund të mos funksionojë, duke e lënë lëkurën e pambrojtur ndaj kancerit të lëkurës, sipas një raporti të ri.

Organizata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve Which? testoi 15 produkte kundër diellit nga; Boots, Garnier dhe Nivea, dhe alternativa tjera më të lira.

Një produkt që kushton  2.99 £ nga një supermarket kaloi me sukses testet rigoroze të sigurisë, një tjetër që kushton 28 £ dështoi të përmbushë standardet e industrisë.  Përdoruesit e këtij kremi mund të mos jenë të mbrojtur siç mendojnë nga rrezet, duke i vënë në rrezik për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Kremi është Ultrasun Family SPF30, një produkt i shitur në shumë dyqane të mëdha dhe që promovohet si “i përsosur për të gjithë familjen”, veçanërisht për fëmijët me lëkurë të ndjeshme. Por, ky krem dështoi në dy teste të ndara që matën faktorin e mbrojtjes nga dielli (SPF) dhe mbrojtjen ndaj rrezeve UV.

Në testin e parë, shkencëtarët aplikuan një sasi të vogël të kremit në shpinën e vullnetarëve dhe i ekspozuan ndaj një lampe që simulonte rrezet e diellit.

Më pas matën kohën që i duhej lëkurës për t’u skuqur, në testin tjetër, përhapën kremin në një pllakë xhami për të matur sasinë e rrezeve UV që absorboheshin. Që një produkt të kalonte testin, duhej të siguronte të paktën një të tretën e nivelit të mbrojtjes SPF të deklaruar.

Nëse produkti nuk arrinte ta kalonte testin në përpjekjen e parë, testi përsëritej. Nëse e kalonte herën e dytë, bëhej një provë e tretë, çdo produkt që dështon dy herë në total, klasifikohej si “Mos e Bli”. Zëdhënësja e Which?, Natalie Hitchins, paralajmëroi se konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj produkteve që nuk garantojnë mbrojtjen e premtuar.

“Është shqetësuese që disa kremra të njohur mund të rrezikojnë familjet duke mos ofruar nivelin e deklaruar të mbrojtjes nga dielli,” tha ajo. “Rezultatet tona tregojnë se nuk është e nevojshme të shpenzosh shumë për të qenë i sigurt në diell.”

Kompania Ultrasun u mbrojt duke thënë se është plotësisht e sigurt në metodat e saj të testimit, të cilat, sipas tyre, i tejkalojnë standardet e industrisë.

Ata deklaruan: “Testimet tona të pavarura dhe të shqyrtuara nga ekspertë tregojnë se produkti jonë arrin një SPF real prej 31.4 dhe mbrojtje ndaj UVA prej 13.1, që përkthehet në 92% thithje të rrezeve UVA.”

Një tjetër produkt që përfundoi në listën “Mos e Bli” ishte Morrisons Moisturising Sun Spray SPF30, që kushton 3.75 £.

Kompania tha se po shqyrton të dhënat dhe po bashkëpunon me furnitorët për teste të mëtejshme.

Produktet që e kaluan testin përfshijnë:

Lacura Sensitive Sun Lotion SPF50+ nga Aldi – vetëm 2.99 £ (fitues i çmimit “Vlerë e Shkëlqyer” nga Which?)

Cien Sun Spray SPF30 nga Lidl – 3.79 £

Soltan Protect & Moisturise nga Boots – 5.50 £

Nivea Sun Protect and Moisture SPF30 – 7.90 £

Sainsbury’s Sun Protect Moisturising Lotion SPF30 – 5.50 £

Raporti vjen disa ditë pasi Kelsey Parker, 34 vjeç, u përball me kritika pasi pranoi se nuk u vendos krem kundër diellit fëmijëve të saj. Në podcast-in Mum’s The Word, ajo tha:

“Fëmijët e mi nuk digjen dhe unë besoj se kremrat e diellit shkaktojnë kancer.”

Ajo tha se përdor vetëm kremra organikë të përgatitur në shtëpi me dyllë blete, dëgjuesit e kritikuan për përhapje të informacionit të rrezikshëm, duke e quajtur deklaratën “të papërgjegjshme dhe të dëmshme”. Ekspertët mjekësorë thonë se nuk ka asnjë provë që kremrat kundër diellit shkaktojnë kancer.

Dr Bav Shergill, dermatolog në Queen Victoria Hospital në Londër, deklaroi: “Kremrat janë mënyra më e sigurt dhe më efektive për të mbrojtur lëkurën nga djegiet dhe dëmtimet nga dielli.”

Kremrat përmbajnë filtra mineralë dhe kimikë të UV. Filtrat mineralë krijojnë një pengesë fizike që reflekton rrezet UV, ata kimikë i thithin rrezet dhe i shndërrojnë në nxehtësi. Disa studime në kafshë kanë sugjeruar se filtrat kimikë në doza të larta ndikojnë në hormonet, kjo nuk është vërtetuar tek njerëzit.

Shmangia e kremit diellor, ndërkohë, është vërtetuar se rrit rrezikun për kancer të lëkurës. Rreth 15,000 persona në Britani diagnostikohen çdo vit me melanomë – një formë e rrezikshme e kancerit të lëkurës.

Sipas Cancer Research UK, 87% e rasteve të melanomës mund të shmangen, pasi janë të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV, nga dielli apo solariumet.

Sipas NHS, njerëzit duhet të përdorin krem diellor me të paktën SPF30 dhe të shmangin diellin nga ora 11:00 deri në 15:00 gjatë muajve mars-nëntor.

Continue Reading

Të kërkuara