Lajmet

USAID kërkon rritjen e nivelit të transparencës buxhetore

Published

on

USAID kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e nivelit të transparencës buxhetore. Sipas rezultateve nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt. Ndërsa, në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë.

Në prezantimin e rezultateve të OBS-së, drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të vendit në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë.

“Ka shumë pak gjëra që kanë po aq rendësi që janë aq strategjike se sa kontrata sociale me qytetarët, mënyra si krijohen buxhetet, dhe është një gurthemel i mundësimit të qeverisjes së mirë sigurimit të transparencës. Duhet të shohim si një gjendje bazë ku marrim parasysh së çfarë ndodhë në Kosovë jo si kritikë por si hap i parë në kuptimin e vështrimit të mënyrave si mund të punojmë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë. Kjo anketë e sotme, na hapin një fazë të re, d.m.th. tranzicioni i Kosovës si shtet i pavarur, për të arritur kaq shumë për të ruajtur vlerat kyçe kushtetuese në kuptimin e angazhimit të publikimit“, tha ai.

Ndërkaq, Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.

“Në pjesën e transparencës rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka arritur një rezultat prej 50 pikëve gjithsej nga 100 pikë sa janë në total. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, në transparencë buxhetore Kosova renditet e treta pas Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë rezultat prej 57 dhe 51 pikëve. Tek pjesa e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë. Kosova ka shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe gjatë ekzekutimit, duhet të ofrohen mundësi për komente edhe në raportet financiare gjatë vitit që publikohen nga Ministria e Financave si dhe në mbikëqyrje nga Kuvendi dhe nga ZKA“, tha ajo.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave.

Ndërsa ka përmendur edhe komunat të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin me kohë, siç tha ai, gjitha këto aprovimet e vonshme shkaktojnë telashe shtesë.

“Si Ministri e Financave kemi nevojë për pak më shumë kohë të analizojmë dokumentin dhe të përgatisim një lloj plan veprimi për çështjet që janë ngritur këtu. Është kompleks në kuptimin e përfshirjes së institucioneve, pastaj kemi nivelin lokal i cili ka disa specifika të veta ku procesi i buxhetit nuk fillon momentin e hartimit të buxhetit, por fillon qysh në fillim të vitit kur lëshohet udhëzuesi për tri vitet e ardhshme. Kemi edhe një situatë specifike për shkak se tre komuna nuk e kanë aprovuar me kohë buxhetin. Gjitha këto aprovimet e vonshme neve na shkaktojnë telashe shtesë sepse e kemi edhe mbylljen e vitit, çështjet e pagave disa vendime të qeverisë, është një angazhim më i ngarkuar. Mundohemi të jemi sa më afër realizimit ta këtyre objektivave“, tha ai.

Kjo analizë është fokusuar në tri institucionet kryesore, në Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara