Lajmet

Ursula von der Leyen mbeti pa ulëse në një takim në Turqi

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbeti pa ulëse, dhe iu desh të ulej në një divan aty pranë, në takimin e liderëve të bllokut me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Vetëm dy ulëse ishin në këtë takim, ku ishte Ursula von der Leyen, presidenti Erdogan, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel./UBTNews

Lajmet

​Tensionet Izrael-Iran mund të ndikojnë në çmimin e naftës në Kosovë

Published

on

By

Tensionet e fundit mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar lëkundje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare të naftës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve. Sipas Fadil Berjanit, kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme po ngjall frikë për ndërprerje të furnizimit global me naftë.

“Irani është ndër prodhuesit kryesorë të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën strategjike të Hormuzit, nëpër të cilën kalon rreth 20% e naftës botërore. Çdo përshkallëzim i mëtejmë i këtij konflikti do të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës në tregjet globale”, deklaroi Berjani.

Në të njëjtën kohë, ai tha se një marrëveshje paqeje e mundshme, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të qetësojë tregjet dhe të stabilizojë çmimet.

Edhe Kosova, e cila varet nga importi i naftës, nuk ka mbetur pa u ndikuar. Çmimet aktuale në tregun vendas janë: Diesel: 1.14 euro – 1.24 euro për litër, Benzinë: 1.15 euro – 1.25 euro për litër./KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vetëplagoset në këmbë, policia i gjen armë në shtëpi

Published

on

By

Një person ka pranuar ndihmë mjekësore në emergjencën e qytetit në Ferizaj pasi ishte vetëplagosur në këmbë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore me 223 diabolla dhe një pushkë gjysmë automatike me 71 fishekë.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

UBT sjell në Tiranë trashëgiminë evropiane të Karl Gegës në bashkëpunim me partnerë prestigjiozë

Published

on

By

UBT, në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka organizuar një ngjarje të veçantë që përmbledh historinë dhe ndikimin e madh të Inxhinierit vizionar, Karl Gega. Konferenca Shkencore dhe Ekspozita, e titulluar “Një hekurudhë për të ndryshuar historinë”, u dedikuan Inxhinierit vizionar që ndikoi thellësisht në Evropën e shekullit XIX.

Konferenca është mbajtur në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ka bërë bashkë personalitete të shquara nga fusha e shkencës, arsimit dhe kulturës.

Pjesëmarrësit përfshinë figura të njohura si Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Kryetarin e Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. asoc. Gëzim Hoxha, si dhe përfaqësuesen e Fondacionit Musei Civici di Venezia, Monica Viero.

Gjithashtu, ngjarja ka pasur një prani të spikatur nga institucione të tjera, si dhe nga pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria dhe Italia, duke theksuar rëndësinë ndërkombëtare të kësaj ngjarje.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë tema të ndryshme të lidhura me trashëgiminë e familjes së Karl Gegës, një figurë kyçe në zhvillimin e infrastrukturës dhe të historisë inxhinierike të Evropës, si dhe aspekte të tjera të rëndësishme që lidhen me ndikimin e tij në zhvillimet teknologjike të kohës. Diskutimet kanë përfshirë gjithashtu aspekte të kulturës, teknologjisë dhe ndikimit të zgjerimit të hekurudhës në lidhjen e kulturave dhe vendeve të ndryshme të Europës.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe të lidhjes mes institucioneve shkencore dhe kulturore për zhvillimin e mëtejshëm të dijes. Ai nënvizoi se, ngjarje të tilla nuk janë vetëm mundësi për të nxjerrë në pah trashëgiminë e vizionarëve të shquar si Karl Gegë, por gjithashtu ofrojnë mundësi për të reflektuar mbi ndikimin që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë përparimet teknologjike dhe inxhinierike në shoqërinë moderne.

Pjesëmarrësit janë angazhuar gjithashtu në një diskutim të thellë rreth trashëgimisë kulturore dhe historike të Karl Gegës dhe ndikimit të tij në ndërtimin e infrastrukturave hekurudhore që kanë lidhur qytete dhe shtete të ndryshme në Europë.

Nga 12 qershori, do të jetë e hapur gjithashtu ekspozita për Karl Gegën, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe organizohet nga UBT dhe Fondacioni Musei Civici di Venezia. E njëjta ekspozitë do të vjen edhe në Kosovë, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në korrik.

Continue Reading

Aktualitet

Sulmohet pika kryesore bërthamore në Iran

Published

on

Kreu i agjencisë globale mbikëqyrëse bërthamore ka konfirmuar se vendi kryesor i pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz u godit nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes.

Në një postim në X, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po “monitoronte nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran”, shkruan BBC.

Agjencia tha se ishte në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit në vend, si dhe me inspektorët e saj në Iran.

Continue Reading

Të kërkuara