Sport

Unitedi demolon Romën, me një këmbë në finale

Published

on

Edin Dzeko i Romës sërish ka realizuar gol në stadiumin “Old Trafford”, por ka qenë Manchester Unitedi që fitoi me rikthim dhe është me një këmbë në finale të Europa League.

Të enjten mbrëma, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Manchester Unitedi mposhti Romën me rezultatin 6:2.

Bruno Fernandes falë asistimit të Edinson Cavanit realizoi golin e parë në ndeshje për 1:0 në minutën e nëntë. Megjithatë, Lorenzo Pellegrini nga pika e bardhë në minutën e 15′ i barazoi shifrat.

Pellegrini ishte në rolin e asistuesit në minutën e 34′. Ai asistoi për boshnjakun Dzeko, që në “Old Trafford” realizoi golin e gjashtë në total në ndeshjen e pestë të luajtur në “Teatrin e Ëndrrave”.

Unitedi nuk u ndal dhe Cavani vendosi baraspeshë në rezultat tre minuta pas pushimit. Kësaj radhe, ndërroi rolet me Fernandesin.

Cavani e shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 64′. Golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për Unitedin e shënoi Fernandes në minutën e 71′.

Për golin e pestë u përkujdes Paul Pogba. Portugezi Fernandes harkoi bukur në zonë për të, e francezi nuk gaboi me kokë nga afërsia. Për golin e gjashtë u përkujdes zëvendësuesi Mason Greenwood, pas asistimit të Cavanit në minutën e 86′.

Ndeshja e radhës do të luhet në javën që vjen në Itali, në stadiumin “Olimpico”.

Sport

Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë

Published

on

Në ndeshjen për gjysmëfinale sot, Kosova ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Franco Foda, ka dorëzuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje në Bratislavë.

Ndeshja gjysmëfinale e playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për “Dardanët”.

Për ndeshjen kundër sllovakëve, Foda nuk llogarit në mesfushorin Vesel Demaku dhe mbrojtesin Leard Sadriu.

Continue Reading

Sport

Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës

Published

on

David Duris dhe Milan Skriniar të Sllovakisë nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim, David ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona.

Ndërsa Milan Skriniar është jashtë listës përfundimtare të Sllovakisë

Continue Reading

Sport

Sot vendoset historia: Kosova përballë Sllovakisë për një vend në Botërorin- 2026

Published

on

Sot zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe  Sllovakisë, një përballje vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.

Nëse e fiton këtë finale, Kosova do të shkruajë histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botërorin 2026.

Në listën e futbollistëve të ftuar mungon kapiteni Amir Rrahmani, për shkak të një lëndimi të pësuar me klubin e tij, Napolin.

Po ashtu, nuk është ftuar as Leon Avdullahu, pasi është lënduar së fundmi me ekipin e tij, Hoffenheim.

Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 20:45.

Continue Reading

Lajmet

Dardanët gati për “Finalen” e Bratisllavës: Sot seanca e fundit para nisjes drejt Sllovakisë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur sot përgatitjet në tokën amtare para njërës prej ndeshjeve më përcaktuese në historinë e saj të deritashme. Nën dritat e kampit stërvitor, “Dardanët” kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Bratisllavës, ku nesër mbrëma do të kërkojnë biletën për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026.

Përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë për të analizuar detajet e fundit taktike. Burime brenda kampit bëjnë me dije se vëmendja kryesore i është kushtuar disiplinës në mbrojtje dhe tranzicionit të shpejtë, duke analizuar me kujdes pikat e forta të Sllovakisë. Foda është parë mjaft kërkues ndaj lojtarëve, duke insistuar në përqendrim maksimal për çdo fazë të lojës.

Përtej aspektit teknik, ajo që bie në sy është harmonia e plotë brenda grupit. Atmosfera në kampin e Dardanëve përshkruhet si jashtëzakonisht pozitive. Lojtarët reflektojnë një unitet të fortë dhe një motiv të lartë, duke e parë këtë sfidë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si mundësinë e artë për të realizuar ëndrrën e madhe të një populli: kualifikimin në Kupën e Botës.

Përballja e nesërme në gjysmëfinalen e “play-off”-it vlerësohet si vendimtare. Një rezultat pozitiv në Bratisllavë do t’i hapte rrugën Kosovës drejt finales që do të përcaktonte fatin e tyre për verën e vitit 2026.

Continue Reading

Të kërkuara