Sport

United siguron Ligën e Kampionëve, mposht Chelsean

Manchester United mposhti 4:1 skuadrën e Chelseat.

Publikuar

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester United dhe Chelseat, ku “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United mposhti 4:1 skuadrën e Chelseat.

Golat për “Djajtë e Kuq” i shënuan Casemiro (minuta e 6’), Martial (minuta e 45+5’), Fernandes (minuta e 73’) dhe Rashford (minuta e 79’), kurse golin e nderit për Chelsean e shënoi Joao Felix në minutën e 89’.

Me pikët e reja, United zë pozitën e katërt në kuotën e 72 pikëve, krahas Chelseat që renditet në pozitën e 12 me 43 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të United.

Sport

“Thjesht duhet ta transferoni atë” – legjenda e Barcelonës këshillon katalunasit për një transferim

Publikuar

nga

Nico Williams vazhdon të jetë objektivi numër një i Barcelonës për sezonin e ri dhe gjithë tifozët katalunas mezi presin këtë transferim.

Duke folur me Diario Sport një ditë më parë, Hristo Stoichkov i kërkoi bordit të Barcelonës të nënshkruajë me Nico Williams.

Ish-futbollisti i Barcelonës ka thënë se Laporta dhe Deco duhet ta blejnë sa më parë sulmuesin anësorë.

“Sa kushton ai? 58 milionë euro? Blije tani. Thjesht duhet ta bësh”, tha Stoichkov.

“Joan Laporta dhe Deco nuk duhet të dyshojnë se ai është një lojtar i klubit”

“Nico mund të luajë në krahun e majtë, në krahun e djathtë, si një sulmues qendror ose nëntë fals. Ai do të bënte një ndryshim të madh në Barça”, deklaroi legjenda e Barcelonës.

Bordi është i vetëdijshëm për talentin e Nicos dhe tashmë është duke ndërmarrë hapa për të realizuar këtë lëvizje.

Katalanasit thuhet se kanë bërë një ofertë zyrtare për anësorin e Bilbaos, duke premtuar se do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro dhe do ta regjistrojnë menjëherë në La Liga pas nënshkrimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Conference League: Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit, Llapit e Dritës

Publikuar

nga

Këtë javë zhvillohen ndeshjet e para të raundit të dytë në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Conference League.

Kosova në këtë garë përfaqësohet me tre skuadra: si kampioni në fuqi Ballkani, Llapi dhe Drita.

Kampioni i Kosovës, në rrethin e dytë përballet me skuadrën malteze Harmun, Llapi me atë daneze Brondby derisa Drita ndaj islandezëve të Breidablik.

UEFA tanimë i ka ndarë edhe grupet dhe skuadrat kosovare kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të rrethit të tretë, derisa shorti hidhet me fillim nga ora 14:00.

Skuadra e Ilir Dajës, ndodhet në vazon e skuadrave të eliminuara nga Liga e Kampionëve, derisa në rast se kalon Hamrun Spartans atëherë ka tre kundërshtarë të mundshëm.

Fituesit e dueleve Dinamo Batumi – Decic, Differdange 03 – Ordabasy si dhe Vikngur Reykjavik – Egnatia janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e tretë të kësaj gare.

Llapi që është eliminuar nga Liga e Evropës në rrethin e dytë takohet me skuadrën daneze Brondby.

Në rast se ecin tutje, llapjanët tanimë i dinë edhe kundërshtarët e mundshëm dhe ata janë njëra nga fituesit e këtyre dueleve: Legia Warsaw – Caernafron, Go Ahead Eagles – Brann, Kups – Tromso, Hajduk Split – Torshavn, Diddeleng – Hacken.

Ndërkaq skuadra e tretë kosovare, Drita ka për kundërshtar skuadrën daneze Breidablik dhe synon fitore për të kaluar në raundin e tretë.

Klubi nga Gjilani, është në grupin e katërt, dhe në rast kualifikimi do t’i kenë pesë kundërshtar të mundshëm. Fituesit e dueleve Ilves – Austria Wien, Zurich – Shelbourne, Molde – Silkeborg, Wisla Karkow – Rapid Wien si dhe Auda – Cliftonvile janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Nesër mësohet kalendari për edicionin e ri të Superligës në futboll

Publikuar

nga

Komisioni i Garave i Superligës ka bërë të ditur se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik.

Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

A do të qëndrojë Rey Manaj tek Sivasspori?

Publikuar

nga

Në një atmosferë fantastike, fansat e Sivassporit kanë pritur me këngë, fishekzjarre dhe brohoritje të pafundme futbollistin shqiptar Rey Manaj. Edhe pse të ardhmen e tij ende nuk e ka të qartë, Manaj është paraqitur në stërvitje me ekipin turk, ndërsa spekulimet për një largim vazhdojnë të shpërthejnë gjatë këtij kalimi të verës.

Ka pasur disa oferta drejtuar drejt stolin e Sivassporit, por as klubi as lojtari nuk kanë marrë një vendim përfundimtar deri më tani. Ndërkaq, pritja e mahnitshme e fansave ka sjellë një dimension të ri në këtë histori, duke rritur spekulimet për mundësinë që Manaj të mbetet në Sivasspor.

Situata do të vazhdojë të jetë e tensionuar për lojtarin e talentuar shqiptar, i cili po e përcakton të ardhmen e tij në futboll në një moment të veçantë të karrierës së tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara