Lajmet

United Hospital, standard i ri i kujdesit shëndetësor në Kosovë: Emergjenca 24 orë kur çdo sekondë vendos për jetën

Published

on

Një emergjencë funksionale 24 orë në ditë është tregues i kapacitetit real të një institucioni shëndetësor, i gatishmërisë së tij për të reaguar në çdo kohë dhe i përkushtimit për ta vendosur pacientin në qendër të kujdesit mjekësor. Në standardet më të avancuara evropiane, fuqia e një spitali matet pikërisht nga aftësia e emergjencës për të ofruar reagim të menjëhershëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim profesional, pa humbur asnjë minutë të çmuar.

Në një kohë kur nevoja për qasje të shpejtë dhe profesionale në shërbimet shëndetësore po bëhet gjithnjë e më e madhe, United Hospital po vendos standarde të reja të kujdesit mjekësor në Kosovë, duke funksionalizuar shërbimin emergjent 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Ky është një hap i rëndësishëm që e afron institucionin me praktikat më të avancuara të spitaleve evropiane, duke ofruar siguri dhe mbështetje për pacientët në çdo orë të ditës dhe natës.

Në arkitekturën e një spitali modern, Emergjenca nuk është thjesht një repart mjekësor; ajo është porta e parë e shpresës, vendi ku koha matet me sekonda dhe ku profesionalizmi, teknologjia dhe vendimmarrja e shpejtë bëhen vendimtare për jetën e pacientit. Pikërisht aty fillon beteja për shëndetin, aty ku qytetari kërkon ndihmën e parë profesionale në momentet më të vështira dhe më kritike të jetës së tij.

Një emergjencë funksionale 24 orë në ditë është tregues i kapacitetit real të një institucioni shëndetësor, i gatishmërisë së tij për të reaguar në çdo kohë dhe i përkushtimit për ta vendosur pacientin në qendër të kujdesit mjekësor. Në standardet më të avancuara evropiane, fuqia e një spitali matet pikërisht nga aftësia e emergjencës për të ofruar reagim të menjëhershëm, diagnostikim të saktë dhe trajtim profesional, pa humbur asnjë minutë të çmuar.

Nën udhëheqjen e re të Edmond Hajrizi, United Hospital po kalon një fazë të rëndësishme transformimi dhe modernizimi, duke investuar në teknologjitë më bashkëkohore diagnostikuese dhe terapeutike që sot aplikohen në qendrat më të avancuara mjekësore evropiane.

Hajrizi vlerëson se qytetarët e Kosovës meritojnë shërbime shëndetësore cilësore, profesionale dhe të përballueshme ekonomikisht, pa pasur nevojë të kërkojnë trajtim jashtë vendit.

Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për një shëndetësi të avancuar, të mbështetur në dije, profesionalizëm dhe teknologji moderne. Ne po punojmë çdo ditë që këto standarde t’i sjellim në praktikë në United Hospital, duke ofruar shërbime të nivelit të lartë me çmime të arsyeshme për qytetarët, përfshirë edhe ekzaminimet e rezonancës magnetike dhe diagnostikimet e avancuara që deri dje konsideroheshin të paarritshme për shumë familje”, ka theksuar Hajrizi. Sipas tij, misioni i spitalit është që cilësia, inovacioni dhe kujdesi ndaj pacientit të jenë të qasshme për secilin qytetar, duke e vendosur shëndetin publik në qendër të çdo investimi dhe vendimmarrjeje institucionale.

Me moton se shëndeti nuk mund të presë deri në mëngjes, United Hospital ka ndërtuar një sistem të organizuar të kujdesit emergjent, ku ekipet mjekësore janë në gatishmëri të vazhdueshme për të reaguar në situata kritike dhe për të ofruar trajtim profesional në kohën kur pacientët kanë më së shumti nevojë.

I pajisur me infrastrukturë moderne, teknologji bashkëkohore diagnostikuese, ambulancë të specializuar dhe staf të kualifikuar, spitali synon të garantojë shërbime cilësore sipas standardeve më të larta mjekësore. Funksionalizimi i emergjencës 24-orëshe konsiderohet një nga investimet më domethënëse në sektorin privat shëndetësor, duke krijuar një model të ri të kujdesit të pandërprerë për qytetarët.

Në United Hospital, ndërsa qyteti pushon, ekipet mjekësore mbeten në detyrë. Sepse në mjekësi, çdo minutë ka peshë, çdo sekondë mund të bëjë dallimin dhe çdo jetë meriton kujdesin më të mirë të mundshëm./rajonipress/

📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – aty ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj jetës janë në shërbim 24 orë për ju.

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara