Prishtinë – Në një kohë kur qytetarët e Kosovës për vite me radhë janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit për shërbime më cilësore dhe më të avancuara, United Hospital po shfaqet si një revolucion i vërtetë në sistemin privat shëndetësor, duke sjellë standarde që deri dje konsideroheshin luks i spitaleve euro-perëndimore.
Që nga momenti kur pacienti hyn në ambientet e United Hospital, krijohet përshtypja se ndodhet në një institucion modern evropian të shëndetësisë, ku profesionalizmi, teknologjia dhe kujdesi njerëzor funksionojnë në harmoni të plotë. Me aparatura të avancuara diagnostikuese si CT e trurit, MRI, radiologji moderne dhe laboratorë të standardeve bashkëkohore, ky spital tashmë ka fituar epitetin e një qendre elitare mjekësore në Kosovë dhe rajon.
Por forca më e madhe e United Hospital nuk qëndron vetëm te teknologjia, ajo që e veçon realisht është stafi i jashtëzakonshëm profesional, ekipet multidisiplinare dhe menaxhimi adekuat që kanë ndërtuar një sistem funksional sipas standardeve euro-perëndimore.
Mjekë me renome, specialistë të dëshmuar dhe ekspertë të profileve të ndryshme mjekësore punojnë çdo ditë me përkushtim maksimal për t’u ofruar pacientëve trajtim cilësor, siguri dhe besim. Pikërisht kjo ndërthurje e ekspertizës njerëzore me teknologjinë moderne po e shndërron United Hospital në simbol të një shëndetësie të avancuar dhe dinjitoze për qytetarët e Kosovës.
I ndërtuar me infrastrukturë moderne dhe i pajisur me teknologjinë më të avancuar mjekësore “state of the art”, United Hospital tashmë është kthyer në një nga institucionet më të kompletuara shëndetësore në rajon.
Nga emergjenca 24-orëshe deri te ndërhyrjet kirurgjikale më komplekse, pacientët po gjejnë në këtë spital atë që për vite ka munguar në sistemin shëndetësor kosovar: siguri, profesionalizëm dhe trajtim dinjitoz.
Në zemër të këtij institucioni qëndron një ekip i fuqishëm ekspertësh dhe specialistësh nga fusha të ndryshme të mjekësisë, kirurgë, kardiologë invazivë, gjinekologë, anesteziologë, internistë, pediatër, ortopedë, nefrologë, hematologë dhe staf profesional laboratorik e radiologjik, të cilët ofrojnë kujdes të pandërprerë 24 orë në ditë.
Një nga pikat më të forta të spitalit është repartit i emergjencës, i projektuar për t’u përballur me çdo situatë kritike, nga rastet akute deri te komplikimet më të rënda shëndetësore. Po ashtu, laboratori modern dhe radiologjia e avancuar me CT dhe diagnostikim preciz i japin pacientëve mundësinë të marrin shërbim të shpejtë dhe të saktë në një vend të vetëm.
Në aspektin kirurgjikal, United Hospital ka ngritur kapacitete që rrallë gjenden në rajon, duke mbuluar kirurgjinë e përgjithshme, kardiake, vaskulare, torakale, maksillo-faciale, ORL dhe kirurgjinë pediatrike. Ndërsa në repartet internistike, spitali po avancon veçanërisht në kardiologjinë invazive, ku laboratori funksionon 24 orë pa ndërprerje.
Për drejtuesit dhe stafin e këtij institucioni, misioni nuk është vetëm trajtimi i pacientëve, por rikthimi i besimit të qytetarëve në shërbimet shëndetësore brenda Kosovës. Dhe pikërisht ky vizion po e bën United Hospital një nga adresat më të besueshme dhe më moderne për kujdesin shëndetësor në vend.
United Hospital – Spitali privat që po vendos standarde të reja në shërbimet shëndetësore në Kosovë
United Hospital po konsiderohet si një nga institucionet më moderne dhe më të kompletuara spitalore në Kosovë. Si spitali i përgjithshëm privat më i madh në vend, United Hospital ofron shërbime mjekësore 24 orë, duke garantuar kujdes të vazhdueshëm dhe profesional për pacientët nga të gjitha trevat e Kosovës.
Ky institucion shëndetësor veçohet për stafin e tij të përzgjedhur profesional, të përbërë nga ekspertë dhe specialistë me përvojë në fusha të ndryshme të mjekësisë. Në përbërje të ekipit janë kirurgë, gjinekologë, mjekë familjarë, internistë, laborantë të specializuar dhe profesionistë të profileve të tjera, të cilët çdo ditë janë në shërbim të pacientëve me përkushtim dhe standarde të larta etike e profesionale.
United Hospital ka investuar jo vetëm në resurset njerëzore, por edhe në teknologji moderne diagnostikuese dhe trajtuese, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore nën një kulm të vetëm. Nga diagnostikimi laboratorik dhe ekzaminimet specialistike, deri te ndërhyrjet kirurgjikale dhe trajtimet emergjente, spitali synon të jetë adresë besimi për çdo pacient që kërkon kujdes të sigurt dhe efikas.
Pacientët që kanë marrë shërbime në këtë institucion vlerësojnë qasjen profesionale të stafit, korrektësinë, pastërtinë, organizimin dhe përkushtimin ndaj çdo rasti, duke e konsideruar United Hospital si një model modern të kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Me shërbim të pandërprerë 24 orë dhe me një staf të përgatitur profesionalisht, United Hospital vazhdon të forcojë pozitën e tij si një nga institucionet më të besueshme dhe më të avancuara private në sektorin e shëndetësisë në vend.
Edmond Hajrizi merr drejtimin e United Hospital, vizioni që synon ta kthejë Kosovën në adresë të shërbimeve moderne shëndetësore
Pas revolucionit që bëri në arsimin universitar dhe inovacionin akademik në Kosovë, Edmond Hajrizi tashmë ka marrë një tjetër sfidë madhore: avancimin dhe transformimin e United Hospital në një qendër moderne shëndetësore me standarde evropiane.
Me ardhjen e Hajrizit në menaxhimin dhe drejtimin strategjik të këtij gjiganti shëndetësor, United Hospital po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku fokusi kryesor mbetet siguria e pacientit, profesionalizmi, teknologjia moderne dhe shërbimet e avancuara mjekësore.
I njohur si një nga figurat më inovative në fushën e arsimit dhe menaxhimit në Kosovë, Hajrizi po sjell në sektorin shëndetësor të njëjtën filozofi që e bëri të suksesshëm në universitet: modernizim, standarde ndërkombëtare dhe orientim drejt nevojave reale të qytetarëve.
Sipas tij, investimet e fundit në United Hospital nuk janë të rastësishme, por të ndërtuara mbi analizimin konkret të nevojave dhe ankesave të pacientëve kosovarë, të cilët për vite me radhë janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit.
“Kam bërë gjithçka që arsimi në Kosovë të ketë progres dhe të ecë paralel me botën. Tani po bëj përpjekje që tërë këtë dituri, eksperiencë dhe ndikim pozitiv ta ofroj edhe në avancimet shëndetësore. Do të mundohem që pacienti kosovar të mos bredhë rrugëve të spitaleve të rajonit e as të Evropës, sepse teknologjinë evropiane ua kemi sjellë në Kosovë me të gjitha aparaturat moderne”, ka deklaruar Edmond Hajrizi për Rajonipress.
Hajrizi vlerëson se zhvillimi i qëndrueshëm i një shoqërie moderne nuk mund të kuptohet pa dy shtyllat themelore: arsimin dhe shëndetësinë.
Sipas tij, këto dy sektorë nuk funksionojnë të ndarë, por ndërtojnë një ekosistem të ndërlidhur që përcakton nivelin e zhvillimit dhe perspektivën e një populli.
“Mendoj se arsimi dhe mjekësia janë bazamenti kryesor për zhvillimin e një populli dhe perspektivën e tij. Ato e ndihmojnë njëra-tjetrën dhe si të tilla krijojnë ekosistemin e nevojshëm për një mjekësi moderne dhe të kërkuar në ditët e sotme”, ka deklaruar Hajrizi.
Me këtë filozofi, ai synon që përvoja e tij në transformimin e arsimit universitar të reflektohet tashmë edhe në avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke krijuar institucione që ecin paralel me standardet më të zhvilluara evropiane.
Ndryshe nën drejtimin e tij, United Hospital tashmë po konsiderohet një nga institucionet më të avancuara private në vend, i pajisur me teknologji të sofistikuar diagnostikuese dhe trajtuese, përfshirë CT moderne, MRI, laboratorë të specializuar dhe pajisje të standardeve bashkëkohore evropiane.
Me këtë qasje të re menaxheriale dhe me investimet e vazhdueshme në teknologji dhe ekspertizë, United Hospital synon jo vetëm të trajtojë pacientë, por të rikthejë besimin e qytetarëve se edhe në Kosovë mund të marrin shërbime shëndetësore të nivelit evropian.
United Hospital sjell revolucionin e diagnostikës në Kosovë – prezantohet MRI më e avancuar në rajon me Inteligjencë Artificiale
United Hospital po vazhdon të vendosë standarde të reja në shëndetësinë moderne, duke sjellë në Prishtinë një nga teknologjitë më të sofistikuara diagnostikuese që ekziston aktualisht në Evropë dhe rajon. Në një investim që konsiderohet hap revolucionar për sistemin shëndetësor në Kosovë, United Hospital ka instaluar sistemin më të avancuar MRI – Philips MR 5300 BlueSeal, duke u bërë spitali i parë në rajon që operon me këtë teknologji të gjeneratës së fundit.
Ky investim strategjik nuk përfaqëson vetëm avancim teknologjik, por një transformim të mënyrës së diagnostikimit dhe trajtimit të pacientëve në Kosovë. Pajisja moderne MRI 1.5T është e pajisur me teknologjinë inovative BlueSeal, një sistem inteligjent që funksionon me sasi minimale heliumi dhe eliminon nevojën për rimbushje, duke rritur ndjeshëm sigurinë, stabilitetin dhe efikasitetin operacional.
Ajo që e bën këtë sistem unik është integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI), e cila mundëson skanime deri në 50 për qind më të shpejta dhe me saktësi shumë më të lartë diagnostikuese. Për pacientët kjo nënkupton më pak kohë pritjeje, ekzaminime më komode dhe rezultate më precize, ndërsa për mjekët përkthehet në diagnostikim më të avancuar dhe vendimmarrje më të sigurt klinike.
Me rezolucion ultra të lartë të imazhit dhe teknologji të standardeve më të avancuara globale, kjo pajisje e vendos United Hospital në nivelin e qendrave moderne evropiane të diagnostikës dhe trajtimit.
Realizimi i këtij projekti është bërë në bashkëpunim me Unicare, përfaqësuese zyrtare e Philips Healthcare, kompani që njihet botërisht për inovacionet në teknologjinë mjekësore.
Duke operuar ekskluzivisht me pajisje të markës Philips dhe duke investuar vazhdimisht në teknologji moderne, United Hospital po e shndërron Kosovën në një qendër ku pacientët mund të marrin shërbime të standardeve euro-perëndimore pa pasur nevojë të kërkojnë trajtim jashtë vendit.
Ky investim konsiderohet një tjetër dëshmi se sistemi privat shëndetësor në Kosovë po hyn në një epokë të re, ku teknologjia, ekspertiza profesionale dhe kujdesi modern për pacientin po ecin paralel me zhvillimet më të avancuara globale./rajonipress/
Një sulm rus ka goditur një ndërtesë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.
Zjarrfikësit po luftojnë me flakët dhe po kërkojnë për këdo që mund të ketë qenë brenda, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Telegram.
Forcat ruse kanë goditur gjithashtu një kompani farmaceutike dhe pika karburanti në Kiev, një qendër biznesi në Dnipro, si dhe objekte civile, ndërmarrje dhe infrastrukturë komunikimi në qytete e rajone të tjera, shtoi lideri ukrainas.
Zelensky ka thënë se ka viktima dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre. Ai ka thënë se Rusia do të marrë një përgjigje.
“Dhe secili prej partnerëve të Ukrainës duhet ta kuptojë nga ky terror, nga sulme të tilla, se mbështetja për Ukrainën është në të vërtetë mbështetje për jetën e njerëzve, mbështetje për parimin se terrori nuk duhet të normalizohet kurrë askund. Rusia duhet të përgjigjet për të gjitha këto dhe të përballet me pasoja reale”, ka thënë ai.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj kanë goditur dy qendra të dhënash në Kiev, si dhe pika karburanti në kryeqytetin ukrainas. Ajo ka njoftuar gjithashtu se një qendër shpërndarjeje e shërbimit postar “Nova Poshta” u godit në qytetin jugor të Odesës. /BBC/
Një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, Komisioni Evropian ia ka kujtuar Beogradit se duhet t’i përshatë më shumë politikat e tij me ato të Bashkimit Evropian, përfshirë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
“Si vend kandidat, nga Serbia pritet që politikat e saj t’i harmonizojë me objektivat e BE-së, përfshirë politikën energjetike dhe atë të jashtme, dhe të jetë një partnere e besueshme që ndjek të njëjtin drejtim strategjik”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Ai tha se qëndrimi i BE-së ndaj marrëdhënieve të vendeve kandidate me Rusinë është “gjithmonë plotësisht i qartë”.
“Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen sikur gjithçka të ishte si më parë me regjimin e Putinit, dhe kjo në hijen e luftës agresore, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Mercier.
Deklaratat e tij pasuan bisedën telefonike të 26 shtatorit mes Vuçiqit dhe Putinit.
Biseda u zhvillua një ditë para se Vuçiqi të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë, pasi është bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për postin e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit.
Pas bisedës me Putinin, Vuçiq tha se beson se marrëveshja për furnizimin e Serbisë me gaz rus do të zgjatet.
Marrëveshja e tanishme afatshkurtër skadon më 30 shtator.
Serbia e importon nga Rusia më shumë se 80 për qind të gazit që konsumon.
Beogradi nuk ka arritur marrëveshje afatgjatë për furnizimin me gaz që nga skadimi i kontratës së mëparshme trevjeçare, në verën e vitit 2025. Që atëherë, marrëveshjet me Moskën janë zgjatur për periudha të shkurtra. Marrëveshja e tanishme u zgjat në qershor për tre muaj.
Komisioni Evropian tha se është në dijeni të bisedës mes Vuçiqit dhe Putinit.
Duke iu referuar deklaratës së Vuçiqit se presidenti i ardhshëm i Serbisë do të duhet të kujdeset për interesat e vendit dhe ta ruajnë një baraspeshë në raport me aktorët e rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, Mercier rikujtoi detyrimet që Serbia i ka si vend kandidat për anëtarësim në BE.
Sipas tij, vendimi i Serbisë për të aplikuar për anëtarësim nënkupton zotimin për t’i harmonizuar politikat e saj me BE-në, përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Përputhshmëria e Serbisë me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë vazhdon të jetë dukshëm më e ulët sesa te vendet e tjera kandidate në Ballkanin Perëndimor”, tha Mercier.
Ai shtoi se Serbia duhet, si prioritet, t’i intensifikojë përpjekjet për një nivel “më të qëndrueshëm dhe dukshëm më të lartë” të harmonizimit me politikën e BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.
“Duam të jemi në gjendje të llogarisim në Serbinë si një partnere të besueshme”, tha ai.
Komisioni Evropian tha se BE-ja po e rrit mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë energjetike, me synim uljen e varësisë nga lëndët djegëse fosile dhe diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit.
Sipas Mercier, kjo do t’u mundësonte vendeve të rajonit integrim më të mirë të rrjeteve energjetike dhe qasje në energji nga burime të ndryshme.
“Pas fillimit të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës, pamë se sa e rëndësishme është kjo dhe çfarë problemesh mund të shkaktojë për çdo vend evropian, përfshirë Serbinë”, tha ai.
BE-ja synon që deri në fund të vitit të ardhshëm të ndërpresë gradualisht dhe në mënyrë efektive importin e gazit dhe naftës ruse, ndërsa nga vendet kandidate pret që t’i përshtatin politikat e tyre me këtë objektiv.
Negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE kanë ngecur, ndër të tjera, edhe për shkak se ajo nuk e ka përshtatur mjaftueshëm politikën e saj të jashtme me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Niveli i saj i përputhshmërisë me politikën e sanksioneve të BE-së është rreth 60 për qind. /REL/
Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve nga vendi dhe rajoni për të studiuar në nivelin bachelor Kimi Aplikative në UBT, një program që po tërheq vëmendjen e gjeneratës së re falë mundësive të shumta për zhvillim profesional dhe karrierë, si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.
I konceptuar si program bashkëkohor dhe inovativ, Kimia Aplikative në UBT ndërthur njohuritë teorike me punën praktike laboratorike dhe kërkimin shkencor, duke u ofruar studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësi të aplikueshme në industri dhe në sektorë të ndryshëm profesionalë.
Një nga veçoritë e programit është stafi akademik i përkushtuar dhe i kualifikuar, me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushat kryesore të kimisë. Përmes angazhimit të tyre, studentët kanë mundësi të përfitojnë njohuri nga fusha të ndryshme, duke filluar nga kimia organike, inorganike, analitike dhe fizike, deri te kimia e nanomaterialeve, kimia mjedisore, teknologjia ushqimore, toksikologjia, proceset industriale dhe metodat instrumentale të analizës.
Puna laboratorike, praktika profesionale dhe kërkimi shkencor janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit akademik, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë aftësi në analizë, eksperimentim, interpretim të të dhënave dhe zgjidhje të problemeve reale.
Përmes infrastrukturës moderne dhe hapësirave laboratorike të UBT-së, studentët krijojnë mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për t’u përgatitur për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës. Programi synon të krijojë profesionistë të aftë për të kontribuar në fusha si industria farmaceutike, industria ushqimore, mbrojtja e mjedisit, teknologjia e ujit, energjia, inxhinieria e materialeve, laboratorët analitikë dhe institucionet kërkimore e shkencore.
Për të rinjtë që tashmë kanë nisur studimet në këtë fushë dhe dëshirojnë të vazhdojnë në një mjedis akademik modern, UBT ofron edhe mundësinë e transferimit të studimeve, duke krijuar mundësi për të vazhduar rrugëtimin akademik në një program të orientuar drejt praktikës, kërkimit dhe zhvillimit profesional.
Zgjidh një program inovativ, zhvillo njohuritë dhe aftësitë e tua në laboratorë dhe me staf vendor e ndërkombëtar, dhe përgatitu për mundësi të shumta në tregun e punës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka apeluar sërish te qytetarët për vaksinimin e fëmijëve, duke e vlerësuar këtë proces si masën më të sigurt, më efikase dhe më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe gjithë komunitetit.
Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK, nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026 janë konfirmuar gjithsej 180 raste me fruth në Kosovë, prej të cilave tetë raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Mbi 95% e personave të prekur i përkasin kategorisë së të pavaksinuarve me vaksinën MMR, çka dëshmon rolin kyç të kësaj mbrojtjeje në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up) për fëmijët që e kanë shtyrë procesin. Si rezultat i këtij angazhimi, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke dëshmuar ndërgjegjësimin e lartë të prindërve.
Instituti ka shprehur falënderime për prindërit, profesionistët shëndetësorë dhe institucionet për bashkëpunimin në rritjen e shkallës së imunizimit, duke nëvizuar se çdo fëmijë i vaksinuar përbën një hap më afër ndërprerjes definitive të transmetimit të fruthit.