Lajmet

“United Hospital”, investon në shëndetin tuaj: Pakot parandaluese që vendosin mirëqenien në plan të parë

Published

on

Në një kohë kur parandalimi konsiderohet arma më e fuqishme për ruajtjen e shëndetit, United Hospital vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj pacientëve përmes pakove të avancuara shëndetësore, të dizajnuara për të ofruar kontroll të plotë, diagnostikim të hershëm dhe kujdes profesional në çdo etapë të jetës.

I pajisur me teknologji moderne diagnostikuese dhe një staf të dëshmuar specialistësh nga fusha të ndryshme të mjekësisë, United Hospital u mundëson qytetarëve të kryejnë kontrolle parandaluese në mënyrë të organizuar, efikase dhe me kosto të përballueshme. Këto pako janë konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të grupmoshave dhe profileve të ndryshme shëndetësore, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të faktorëve të rrezikut dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike.

Drejtori dhe menaxheri ekzekutiv i United Hospital, Edmond Hajrizi, i njohur për kompetencën e tij në menaxhimin strategjik dhe për kontributin e spikatur në fushën akademike, si dhe për ekspertizën e vlerësuar në nivel ndërkombëtar, theksoi se vizioni i institucionit është ta shndërrojë United Hospital në një model të spitalit modern, ku standardet më të larta të dijes, profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë klinike përbëjnë themelin e çdo shërbimi shëndetësor.

“Ne do të punojmë me përkushtim të pandërprerë për ta forcuar besimin e pacientëve kosovarë se edhe vendi ynë disponon profesionistë me kompetenca të larta, të aftë për të menaxhuar dhe realizuar me sukses ndërhyrje kirurgjikale komplekse, sipas standardeve më bashkëkohore të mjekësisë. Më gëzon fakti që ekipit tonë multidisiplinar po i bashkohen vazhdimisht mjekë me kualifikime superiore, të arsimuar në institucione prestigjioze, me përvojë të dëshmuar profesionale dhe me licenca e certifikime të njohura ndërkombëtarisht, duke e fuqizuar më tej kapacitetin profesional të United Hospital”, deklaroi Hajrizi.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se kontrollet e rregullta mjekësore janë investimi më i vlefshëm për cilësinë e jetës, pasi shumë sëmundje zhvillohen në heshtje dhe mund të trajtohen me sukses vetëm kur diagnostikohen në fazat e hershme. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohet edhe qasja profesionale e United Hospital, ku pacienti trajtohet me kujdes të individualizuar, siguri dhe standarde të larta mjekësore.

Me një infrastrukturë moderne, laborator bashkëkohor, diagnostikë të avancuar dhe ekip multidisiplinar, United Hospital synon të krijojë një kulturë të re të kujdesit shëndetësor, ku parandalimi është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi.

Qytetarët ftohen të zgjedhin pakon që i përshtatet më së miri nevojave të tyre dhe të ndërmarrin hapin e parë drejt një jete më të shëndetshme, duke mos e lënë kujdesin për shëndetin për momentin kur shfaqen simptomat.

Për informata dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, ku kujdesi profesional dhe mirëqenia e pacientit mbeten prioriteti kryesor.

United Hospital sjell pakot gjinekologjike parandaluese: Kujdes profesional për shëndetin e çdo gruaje

Shëndeti i gruas kërkon vëmendje të vazhdueshme dhe kontrolle të rregullta, pasi diagnostikimi i hershëm mbetet çelësi për parandalimin dhe trajtimin me sukses të shumë sëmundjeve gjinekologjike. Duke u bazuar në këtë filozofi të mjekësisë moderne, United Hospital ka prezantuar pako të veçanta gjinekologjike, të cilat kombinojnë shërbimet më të rëndësishme diagnostikuese me çmime të përballueshme, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për çdo grua.

Të realizuara nga specialistë me përvojë dhe me mbështetjen e teknologjisë bashkëkohore diagnostikuese, këto pako synojnë zbulimin në kohë të ndryshimeve patologjike, monitorimin e shëndetit riprodhues dhe ofrimin e një trajtimi profesional sipas standardeve më të larta mjekësore.

United Hospital ofron tri pako të dizajnuara sipas nevojave të pacienteve:

Pako 1 – 35 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe PAP Test, ekzaminim kyç për zbulimin e hershëm të ndryshimeve në qafën e mitrës.
Pako 2 – 25 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe strisho vaginale, e rëndësishme për diagnostikimin e infeksioneve dhe vlerësimin e shëndetit vaginal.
Pako 3 – 30 euro: Vizitë gjinekologjike, eko gjinekologjike dhe eko e gjirit, një kombinim i rëndësishëm për kontrollin gjithëpërfshirës të shëndetit të gruas.

Specialistët theksojnë se kontrollet parandaluese nuk duhet të bëhen vetëm kur shfaqen shqetësime, por duhet të jenë pjesë e kulturës së kujdesit për shëndetin. Vizitat periodike mundësojnë identifikimin e hershëm të problemeve, rrisin mundësinë e trajtimit të suksesshëm dhe kontribuojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.

Me një ekip të përkushtuar gjinekologësh, pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe shërbim profesional të orientuar drejt pacientes, United Hospital vazhdon të jetë një adresë e besueshme për kujdesin shëndetësor të gruas në Kosovë.

Për rezervimin e terminit dhe informata shtesë, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 ose 046 60 70 70, ndërsa spitali ndodhet në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, aty ku profesionalizmi, siguria dhe kujdesi njerëzor ecin së bashku në shërbim të shëndetit.

United Hospital prezanton Pakon e Menopauzës: Kujdes i avancuar për shëndetin e gruas në një etapë të rëndësishme të jetës

Menopauza është një proces natyror në jetën e çdo gruaje, por ndryshimet hormonale që e shoqërojnë kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe monitorim profesional për të ruajtur cilësinë e jetës dhe për të parandaluar komplikimet shëndetësore. Duke u bazuar në standardet bashkëkohore të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Menopauzës, një program të kompletuar kontrollesh dhe analizash që synon diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen e shëndetit të grave gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.

Paketa është ndërtuar nga një ekip specialistësh për të ofruar një vlerësim të plotë gjinekologjik dhe metabolik, duke mundësuar identifikimin në kohë të ndryshimeve që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave, sistemin hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme.

Pakoja e Menopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
Ekografi të gjirit;
PAP Test;
Analizën e kalciumit në gjak;
Matjen e nivelit të vitaminës D;
Analizën e fosforit në gjak.

Specialistët e United Hospital theksojnë se menopauza nuk duhet parë si fundi i një etape, por si fillimi i një faze të re të jetës që kërkon më shumë kujdes për organizmin. Kontrollet e rregullta ndihmojnë në zbulimin e hershëm të osteoporozës, çrregullimeve hormonale, sëmundjeve të gjirit dhe patologjive të tjera që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe përvojës së stafit profesional, United Hospital ofron një qasje gjithëpërfshirëse, ku çdo paciente trajtohet me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të individualizuar.

Mesazhi i specialistëve është i qartë: mos prisni që simptomat të rëndohen për t’u kontrolluar. Kujdesi parandalues mbetet mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin, vitalitetin dhe cilësinë e jetës në çdo moshë.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, qytetarët mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi dhe kujdesi shëndetësor bashkëkohor janë në shërbim të çdo pacienteje.

United Hospital prezanton Pakon e Perimenopauzës: Diagnostikim i hershëm për një tranzicion më të sigurt dhe më të shëndetshëm

Perimenopauza është periudha që i paraprin menopauzës dhe karakterizohet nga ndryshime të rëndësishme hormonale, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin fizik dhe emocional të gruas. Pikërisht në këtë fazë, diagnostikimi i hershëm dhe monitorimi profesional janë thelbësorë për të parandaluar komplikimet dhe për të ruajtur cilësinë e jetës.

Duke ndjekur standardet më të avancuara të mjekësisë parandaluese, United Hospital ka prezantuar Pakon e Perimenopauzës, një program gjithëpërfshirës kontrollesh dhe analizash laboratorike që mundëson vlerësimin e gjendjes hormonale dhe gjinekologjike të pacientes, duke ofruar një qasje profesionale dhe të personalizuar për çdo grua.

Pakoja e Perimenopauzës, me çmim 60 euro, përfshin:

Vizitë specialistike gjinekologjike;
Ekografi gjinekologjike;
PAP Test;
Analizën e hormonit TSH për vlerësimin e funksionit të gjëndrës tiroide;
Analizën e Estradiolit, hormon kyç në shëndetin riprodhues të gruas;
Analizën e Progesteronit, e rëndësishme për vlerësimin e ekuilibrit hormonal.

Specialistët e United Hospital theksojnë se simptomat si çrregullimet e ciklit menstrual, valët e nxehta, djersitjet gjatë natës, lodhja, pagjumësia, ndryshimet e humorit apo rënia e energjisë nuk duhen neglizhuar. Një vlerësim profesional në fazën e perimenopauzës mund të ndihmojë në diagnostikimin e saktë dhe në hartimin e një plani të përshtatshëm për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së gruas.

Falë teknologjisë moderne diagnostikuese, laboratorit të avancuar dhe ekipit të specialistëve me përvojë, United Hospital ofron shërbime të standardeve më të larta, duke garantuar siguri, saktësi dhe kujdes të individualizuar për çdo paciente.

Ekspertët rikujtojnë se kujdesi parandalues është investimi më i rëndësishëm për shëndetin afatgjatë, ndërsa kontrollet e rregullta janë mënyra më efektive për të përballuar me sukses ndryshimet hormonale që sjell kjo periudhë e jetës.

Për informata shtesë dhe rezervimin e terminit, pacientet mund të kontaktojnë në 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku profesionalizmi, teknologjia moderne dhe kujdesi i përkushtuar janë në shërbim të shëndetit të çdo gruaje.

 

Continue Reading

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara