Aktualitet

UNICEF dhe USAID në Kosovë synojnë vaksinimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës

Published

on

UNICEF dhe USAID në Kosovë kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi për një program në mbështetje të përpjekjeve për komunikim dhe informim në Kosovë për parandalimin dhe vaksinim kundër COVID-19.

Në këtë drejtim, UNICEF dhe USAID në Kosovë do të investojnë 1 milion dollarë.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin tha se janë mirënjohës për kohën dhe mbështetjen e ShBA-ve.

“Sot është një moment i rëndësishëm sepse ne po zgjerojmë partneritetin tonë për dy vitet e ardhshme. Komunikimi i informacionit të duhur, informacionit faktik në lidhje me Covid dhe gjithashtu inkurajimi i të gjithë nxënësve për të bërë vaksinimin Covid-19[…]Askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të vaksinohen”, tha ai.

Drejtoresha e USAID-it për Kosovë, Lisa Magno tha se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID është qasja në informata të sakta dhe qasja në produktet e sigurisë dhe vaksinimi.

“Lufta kundër Covid është një garë me kohën, dhe veçanërisht tani me variantin ‘Delta’, tani mbrojtja kundër Covid po bëhet edhe më kritike dhe më urgjente. Ne jemi në këtë luftë së bashku dhe shpresojmë në partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me UNICEF.

Aktualitet

Studime në nivelin Master me orar fleksibil dhe bursë 20 për qind për punonjësit bankarë në programin MBE në UBT

Published

on

Nëse jeni duke punuar në një institucion bankar dhe synoni të avancoheni në karrierë me një diplomë masteri, UBT ju ofron mundësinë ideale përmes programit Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE). Të gjithë kandidatët nga sektori bankar publik dhe privat përfitojnë 20% bursë studimi.

Programi MBE ofron katër orientime kryesore: Financa, Banka dhe Kontabilitet; Marketing dhe Shitje; Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion; si dhe Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

Me orar fleksibil, mobilitete ndërkombëtare dhe qasje praktike, ky program i përgatit studentët për role udhëheqëse dhe përballjen me sfidat e tregut global.

UBT thekson se qëllimi i programit është të përgatisë liderë të rinj që kombinojnë njohuritë akademike me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke hapur rrugë për karrierë ndërkombëtare ose vazhdim të studimeve në doktoratë.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Aktualitet

Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

Published

on

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Aktualitet

I dërguari i ShBA-së në OKB: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Published

on

I dërguari i ri i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, dha mendimin e tij mbi akuzat e fundit për shkelje të hapësirës ajrore ruse.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ShBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha theksoi se Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje të tillë të rrezikshme”, vijoi ai.

Ai shton se edhe një herë i bën thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij Këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore.

Gjithashtu, Waltz tha se i bën thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës/S.K/EO/Skynews/

Continue Reading

Aktualitet

Dy të vdekur në një aksident në Zajm të Klinës

Published

on

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë./S.K/KP/PK

 

Continue Reading

Të kërkuara