Shëndet

Ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale

Published

on

Tensioni i lartë i gjakut prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA dhe mbi 1.28 miliardë njerëz në mbarë botën. Nëse nuk kontrollohet, ai rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.

Ekzistojnë mënyra natyrale për të ulur tensionin, edhe pa përdorimin e medikamenteve.

Ecja dhe aktiviteti fizik i rregullt

Ushtrimet janë ndër mënyrat më të mira për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Aktiviteti ndihmon zemrën të punojë më me efikasitet dhe të pompojë gjakun me më pak përpjekje, duke ulur presionin mbi arteriet.

Rekomandim:

Bëni të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë (si ecja e shpejtë), ose 75 minuta në javë aktivitet intensiv (si vrapi).

Përfundim: Ecja për 30 minuta çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit. Aktiviteti më i shpeshtë jep rezultate edhe më të mira.

Reduktimi i konsumit të kripës

I përhapur globalisht për shkak të konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara. Studime të shumta e lidhin marrjen e lartë të natriumit me rritjen e tensionit të gjakut dhe me rrezikun e goditjes në tru.

Këshilla: Zëvendësoni ushqimet e përpunuara me produkte të freskëta. Përdorni erëza dhe barishte në vend të kripës për shije.

Përfundim: Shumë udhëzime për uljen e tensionit rekomandojnë reduktimin e natriumit, veçanërisht për ata që janë të ndjeshëm ndaj tij.

Kufizimi i konsumit të alkoolit

Alkooli rrit tensionin e gjakut e shton rrezikun për sëmundje kronike. Edhe pse disa studime sugjerojnë se sasi të vogla mund të kenë efekte mbrojtëse për zemrën, këto përfitime shpesh kompensohen nga efektet negative.

Përfundim: Edhe një sasi e vogël alkooli mund të rrisë tensionin e gjakut – prandaj, kufizimi i konsumit është i rekomanduar.

Reduktimi i kafeinës (nëse jeni të ndjeshëm)

Kafeina shkakton rritje të menjëhershme të tensionit, sidomos nëse konsumohet pak para matjes. Por, nuk ka shumë prova që shkakton rritje të qëndrueshme të tensionit. Personat që pinë rregullisht kafe kanë rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, përfshirë hipertensionin.

Përfundim: Kafeina mund të shkaktojë rritje të përkohshme të tensionit, por nuk ndikon tek të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Menaxhoni stresin 

Një faktor kyç në rritjen e tensionit të gjakut. Kur jeni vazhdimisht të stresuar, trupi mbetet në gjendje “lufto ose ik”, duke rritur rrahjet e zemrës dhe duke ngushtuar enët e gjakut. Stresi çon në zakone të dëmshme si konsum i lartë i alkoolit ose ushqimeve të përpunuara.

Përfundim: Menaxhimi i stresit përmes teknikave të relaksimit është thelbësor për uljen e tensionit.

Menaxhoni peshën (nëse është e nevojshme)

Humbja e peshës, veçanërisht te personat mbipeshë, ndihmon në përmirësimin e ndjeshëm të shëndetit të zemrës. Humbja e vetëm 5% të peshës trupore mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Kombinimi i humbjes në peshë me ushtrime fizike sjell përfitime të shtuara, duke ndihmuar enët e gjakut të funksionojnë më mirë dhe duke e bërë më të lehtë për zemrën pompimin e gjakut.

Përfundim: Humbja e peshës ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e tensionit dhe përmirësimin e funksionit kardiovaskular.

Shëndet

Uthulla e mollës: Përfitimet dhe mënyra e përdorimit të sigurt për organizmin

Published

on

Uthulla e mollës njihet nga ekspertët dhe mjekët tradicionalë për shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, lehtësimin e tretjes dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sidoqoftë, çelësi qëndron në sasinë e duhur ditore, që siguron efektet pozitive pa shkaktuar dëme.

Uthulla e mollës për sheqerin në gjak

Mund të ndihmojë në uljen natyrale të sheqerit në gjak. Konsumimi i saj para vakteve të pasura me karbohidrate ndihmon në ngadalësimin e përpunimit të ushqimit nga stomaku dhe parandalon rritjen e nivelit të sheqerit.

Rekomandimi:

Katër lugë çaji uthull molle përpara vakteve

Përzieni me pak ujë për të shmangur aciditetin e tepërt

Efekti arrihet vetëm kur pihet përpara vakteve të pasura me karbohidrate

Uthulla e mollës për rënien në peshë

Studimet tregojnë se një ose dy lugë gjelle uthull çdo ditë për tre muaj ndihmon në humbjen e 1.2 – 1.7 kg. Konsumi i dy lugëve gjelle gjatë kësaj periudhe mund të dyfishojë efektin. Uthulla mund të pihet me ujë para vakteve ose të shtohet në sallata.

Kujdes: Uthulla nuk është zgjidhje e vetme për humbje peshe. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik i rregullt janë të domosdoshëm.

Për tretjen

Një-dy lugë uthull molle të tretur në një gotë ujë para vakteve ndihmon në përmirësimin e tretjes e lehtësimin e shqetësimeve të stomakut.

Për shëndetin e përgjithshëm

Konsumimi i sasisë së vogël të uthullës çdo ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe infeksioneve, sipas disa studimeve.

Si të shmangni efektet anësore?

Përzieni uthullën gjithmonë me ujë për të neutralizuar aciditetin

Përdorni pipëz për të mbrojtur enamelin e dhëmbëve

Konsumi i sasisë së madhe mund të shkaktojë osteoporozë ose ul nivelin e kaliumit në gjak

Ndaloni përdorimin nëse shfaqen të përziera, urth, gromësira ose shqetësime të tjera

Uthulla e mollës është një shtesë e dobishme në dietë, por përdorimi i saj duhet të bëhet me masë dhe kujdes, duke kombinuar ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Published

on

Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.

Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.

Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.

Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.

Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara