Lajmet

Ukrainë: Një shtetas i Zelandës së Re vritet në front

Ushtari është i treti nga Zelanda e Re që vritet në Ukrainë që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

Published

on

Një shtetas i Zelandës së Re është vrarë në aksion në Ukrainë, konfirmoi një raport nga dega e CNN Radio Zelanda e Re (RNZ).

Burri, një ish-ushtar i Forcave të Mbrojtjes së Zelandës së Re, vdiq në një betejë të vijës së parë në Ukrainën lindore, tha RNZ, duke cituar burime në vend.

Ministria e Punëve të Jashtme të Zelandës së Re tha se ishte në dijeni të raporteve për vdekjen e tij, sipas RNZ.

Ushtari është i treti nga Zelanda e Re që vritet në Ukrainë që nga fillimi i luftës vitin e kaluar, tha RNZ./UBTNews/

Lajmet

Shpërthim në një pikë karburanti në afërsi të Brrylit në Tiranë, tre të lënduar

Published

on

Mëngjesin e të mërkurës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brrylit në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti që ndodhet në afërsi të urës së Brrylit, shkruan atsh, transmeton KosovaPress.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar tre punonjës të karburantit, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pritet të propozohet sërish për kryetare të Kuvendit

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje do propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

KosovaPress ka mësuar se LVV-ja do të propozojë emrin e kryetarit të legjislativit për t’i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Ndërkohë, KosovaPress ka mësuar nga burime brenda LVV-së se ka ende pikëpyetje nëse sot do të formohet edhe qeveria e re.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president.

Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend./KosovaPress/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Robertson e Foster u shkruajnë partive të Kosovës: Vendoseni të ardhmen e popullit në radhë të parë

Published

on

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe ish-inxhinieri i ushtrisë britanike që shërbeu në Kosovë, tash deputet, Paul Foster, u kanë bërë thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe formimin e një qeverie funksionale.

Në një deklaratë drejtuar Kuvendit të Kosovës, të siguruar nga KOHA, Robertson dhe Foster, të cilët e kanë cilësuar veten miq të hershëm të Kosovës, kanë kërkuar nga të gjithë deputetët dhe liderët politikë që të angazhohen për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Si miq të hershëm të Kosovës, ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe udhëheqësve në të gjithë spektrin politik që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e Presidencës dhe për të formuar një qeveri plotësisht funksionale pa vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratë.

Ata kanë paralajmëruar se bllokimi i vazhdueshëm institucional mund të dëmtojë besimin e qytetarëve dhe të largojë vëmendjen nga çështjet kryesore për vendin, si siguria, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe perspektiva evropiane.

“Kosova ka demonstruar vazhdimisht guximin, qëndrueshmërinë dhe shpirtin demokratik të popullit të saj. Këto arritje tani duhet të shoqërohen me një lidership politik të barabartë me momentin. Bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon dobësimin e besimit të publikut dhe largimin e vëmendjes nga prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: siguria, mundësitë ekonomike, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane e Kosovës”, kanë thënë ata.

Robertson dhe Foster kanë theksuar gjithashtu se situata aktuale zhvillohet në një kohë të pasigurisë së shtuar globale dhe rajonale, duke vënë në pah sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe shqetësimet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dy zyrtarët britanikë kanë bërë të qartë se nuk synojnë t’u tregojnë përfaqësuesve të Kosovës se kush duhet ta udhëheqë vendin, duke theksuar se kjo çështje u takon institucioneve kushtetuese dhe përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Megjithatë, ata u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të zgjedhin presidentin në përputhje me Kushtetutën, si dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri të qëndrueshme.

Duke cituar thënien e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy (“Le të mos kërkojmë përgjigjen republikane ose përgjigjen demokratike, por përgjigjen e duhur”), Robertson dhe Foster kanë përcjellë mesazhin se në rrethanat aktuale politike në Kosovë duhet të mbizotërojë ajo që është në interes të vendit.

“Në rrethanat aktuale të Kosovës, përgjigjja e duhur është ajo që e vendos vendin, popullin e tij dhe të ardhmen e tij në radhë të parë”, thuhet në deklaratë.

Në fund, ata kanë thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë institucione funksionale, të afta për të qeverisur, mbrojtur interesin kombëtar dhe avancuar Kosovën drejt Evropës dhe komunitetit më të gjerë demokratik.

“Ne shpresojmë sinqerisht që një zgjidhje të mund të arrihet shpejt dhe në frymën e bashkëpunimit”, kanë përfunduar Robertson dhe Foster.

Kosova ende nuk i ka formuar institucionet pas zgjedhjeve që u mbajtën më 7 qershor. Nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarët. Sipas radhës, më pas formohet Qeveria e zgjidhet presidenti. Megjithëse votat për qeveri, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, i ka, ngërçi vazhdon të mbetet te emri i presidentit./EO/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon rregullimi i rrugës “Gjergj Balsha” në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar projekti për rregullimin e rrugës “Gjergj Balsha” në kryeqytet.

Sipas Ramës, përfundimi i punimeve në këtë rrugë synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor.

“Mirëmëngjes nga rruga Gjergj Balsha”, ka shkruar Rama.

Investimet në infrastrukturën rrugore në Prishtinë po vazhdojnë me synimin për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara