Lajmet

Analistët thonë se vizita e Xi në Moskë nuk ka gjasa të rezultojë në mbështetje ushtarake

Uashingtoni ka thënë javët e fundit se ka frikë se Kina mund të armatosë Rusinë.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se armatosja e Moskës nga Pekini mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Pekini ka mohuar se ka plane për t’u dërguar armë rusëve dhe ekspertët thonë se nuk ka gjasa që t’u dërgohet armë.

Analistët e politikës së jashtme thanë se ndërsa Putin do të kërkonte mbështetje të fortë nga Xi për Ukrainën, ata dyshonin se vizita e tij në Moskë këtë javë do të rezultonte në mbështetje ushtarake.

Yu Jie, hulumtues i lartë në Chatham House në Londër, tha se rrethimi i z. Xi nuk përfshin asnjë anëtar të lartë nga Ushtria Çlirimtare Popullore.

“Kjo mund të dërgojë një mesazh të qartë se Pekini nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Moskën, pavarësisht asaj që kanë pohuar disa ekspertë”, tha ajo.

“Kina duket se është më e interesuar të veprojë si ndërmjetëse për iniciativat e paqes në lidhje me Ukrainën sesa të rrisë mbështetjen për pushtimin rus”, tha Robert Murrett, zëvendësdrejtor i Institutit për Politikat e Sigurisë dhe Ligjin në Universitetin e Sirakuzës./UBTNews/

Lajmet

Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në Milloshevë, të përfshira katër vetura

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.

Publikuar

nga

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në mëngjes në fshatin Milloshevë. Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pesë miliardë euro ndihma për Ukrainën, Borrell: Do ta mbështesim kundër agresionit rus

Ndihma për të cilën u pajtua BE-ja kap vlerën prej 5 miliardë eurosh, që do të jepet përmes një fondi të dedikuar për ndihmë, tha Këshilli përmes një njoftimi.

Publikuar

nga

Këshilli Evropian ka ratifikuar një marrëveshje të arritur një javë më parë nga shtetet anëtare për rritjen e mbështetjes së Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase. Ndihma për të cilën u pajtua BE-ja kap vlerën prej 5 miliardë eurosh, që do të jepet përmes një fondi të dedikuar për ndihmë, tha Këshilli përmes një njoftimi.

“Ne këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që të mbrojë veten nga lufta e agresionit të Rusisë, duke i ofruar çfarëdo që i duhet për aq kohë sa i duhet”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

BE-ja do të përdorë paratë për të financuar blerjen e pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse dhe për trajnim, u tha në deklaratë.

Këshilli po ashtu ka miratuar rregullat për prokurimin e përbashkët të këtyre pajisjeve nga kontraktorët e mbrojtjes nga Norvegjia dhe BE-ja.

Me 5 milionë euro të miratua të hënën, tavani i këtij fondi tashmë është vendosur të jetë 17 miliardë euro për periudhën 2021-2027, shkruan Tch, transmeton KosovaPress.

Javën e kaluar, ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kishin miratuar këtë fond për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin

Robinson pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.

Publikuar

nga

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë do të takohet me presidenten e vendit.

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, aty figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Robinson pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel

Ndër temat që të martën kryenegociatorët pritet t’i diskutojnë në kuadër të dialogut, do të jetë edhe çështja e dinarit.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel. Ndër temat që të martën kryenegociatorët pritet t’i diskutojnë në kuadër të dialogut, do të jetë edhe çështja e dinarit.

Emisari special i ShBA-së, Gabriel Escobar të premten u largua nga Kosova me porosinë se kryeministri Albin Kurti refuzoi propozimet e tij për dinarin. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është arrit pajtimi që nga Serbia paratë të vijnë vetëm në euro e jo dinar. Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

Osmani ka thënë të hënën po ashtu se është pozitive që ‘komuniteti ndërkombëtar me SHBA-të pajtohen që mos te ketë qarkullim të dinarit më në Kosovë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara