Lajmet

Ukraina urdhëron evakuimin e fëmijëve nga pesë qytete në frontin jugor

Kështu njoftoi ministria përgjegjëse për riintegrimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Published

on

Kievi urdhëroi të martën që fëmijët të evakuohen nga pesë qytete pranë vijës së frontit në Ukrainën jugore, duke përmendur një rritje të sulmeve pasi forcat e tij pretendojnë për fitime territoriale aty pranë.

“Për shkak të situatës së vështirë të sigurisë dhe bombardimeve të armikut, 54 fëmijë dhe 67 persona shoqërues do të evakuohen me forcë”, nga fshatrat në rajonin e Zaporizhzhias, njoftoi në rrjete sociale ministria përgjegjëse për riintegrimin e territoreve të pushtuara nga Rusia./UBTNews/

Aktualitet

Kryeministri Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-SHBA

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takoi edhe senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ndër temat që u diskutuan ishin marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, një i lënduar

Published

on

Një person është lënduar dje rreth orës 17:00 në Prishtinë ku ndodhi një aksident trafiku mes dy veturave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili theksoi se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.

Ky aksident dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një veture që doli nga korsia e majtë dhe goditi një makinë tjetër të ndalur në korsinë e kundërt./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​PSG me mungesa të mëdha ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Published

on

Paris Saint-Germain do të zbresë në fushë në transfertë kundër Barcelonës me disa mungesa të rëndësishme.

Trajneri Luis Enrique nuk do të ketë në dispozicion Khvicha Kvaratskhelia, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Auxerre dhe u detyrua të largohej për shkak të një problemi në pjesën e sipërme të kofshës.

Përveç tij, jashtë mbeten edhe Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué, të dy ende në fazën e rikuperimit nga dëmtimet.

Këto mungesa pritet të ndikojnë në zgjedhjet e trajnerit spanjoll për një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën e Kampionëve./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Nga fillimi i vitit deri më tash janë regjistruar rreth 330 raste të reja me kancer të gjirit

Published

on

Numri i rasteve të reja me kancer të gjirit në periudhën janar-shtator 2025 është 330, numër ky i përafërt me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, vlerësoi se Kosova shënoi për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit, duke e quajtur zhvillim pozitiv.

“Këtë vit në Kosovë, në nëntëmujorin e parë 2025, ne kemi regjistruar në regjistrin klinik të kancerit rreth 330 femra me kancer të gjirit, që është numër i njëjtë përafërsisht me vitin 2024. Shpresojmë që deri në fund të vitit të mos jetë më i lartë sesa që ishte në vitin 2024. Me këto shifra, Kosova shënon për herë të parë një stabilitet sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer të gjirit. Shpresojmë që viteve në vazhdim ky trend të mbahet dhe ,normalisht, së fundi të mund të diagnostikohen sa më herët, në mënyrë që format e hershme të sëmundjes të jenë suksesi i mjekimit më të madh”, tha Kurtishi.

Ai tek flet për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm bën thirrje për më shumë vetëdijesim dhe kontrolle të rregullta, sidomos mamografi një herë në vit.

Ai vë në dukje se grupmosha më e prekur mbetet 50–60 vjeç, por vërehet një rritje e rasteve edhe te moshat nën 50 vjeç.

“Për sëmundjet malinje ka një vetëdijesim më të mirë, por në përgjithësi duhet të bëhet edhe më shumë, në mënyrë që sëmundjet të diagnostikohen mbi 50–60 për qind në stadin e parë dhe të dytë që trajtimi të jetë më i lehtë, më pak i kushtueshëm dhe më efikas. Grupmoshat e atakuara me këtë sëmundje malinje janë dhe mbesin në Kosovë mosha 50–60 vjeç, por ajo që është problematikë në rritje janë grupmoshat e reja dhe grupmoshat e personave nën 50 vjeç, që vitet e fundit kanë një tendencë në rritje, por si diagnostifikim numër më të madh të personave nën moshën 50-vjeçare në krahasim me vitet paraprake. Por, është trend në gjithë botën, edhe në Kosovë dhe kjo nuk e rrit numrin total të të sëmurëve, por rrit numrin e pacientëve të rinj, të cilët nga viti në vit kanë tendencë në rritje”, tha ai.

Simptomat e sëmundjes zakonisht shfaqen në faza të avancuara dhe përfshijnë ndryshime në ngjyrë, formë apo madhësi të gjirit, rrjedhje nga gjiri, dhimbje apo inflamacion.

Nga sot fillon gjithashtu zyrtarisht edhe fushata e sensibilizimit për kancerin e gjirit në Kosovë, si pjesë e muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara