Lajmet

Ukraina thotë se rreth 15 mijë trupa ruse janë vrarë qysh prej fillimit të luftës

Në një postim në Facebook, thuhet se 14 mijë e 700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditë të luftimit.

Published

on

Zyrtarët ushtarakë të Ukrainës pohojnë se 15 mijë trupa ruse janë vrarë qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës para më shumë se tri javësh.

Në një postim në Facebook, thuhet se 14 mijë e 700 trupa ruse janë vrarë në 25 ditë të luftimit. Në postim mes tjerash thuhet se janë shkatërruar rreth 476 tanke, më shumë se 200 avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë dhe rreth 1 mijë e 487 transportues të blinduar të personelit.

BBC nuk mundi ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, megjithëse burimet perëndimore besojnë se Rusia ka pësuar viktima të konsiderueshme dhe zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë vlerësuar se të paktën 7 mijë trupa ruse janë vrarë në aksion, me deri në 21 mijë të plagosur./UBTNews/

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara