Lajmet

Nuhiu: Vetëm 20 të rinj me sindromin Down të punësuar në Kosovë

Nuhiu theksoi se sindromi down nuk është sëmundje, por ç’rregullim kromozomesh.

Published

on

Të dielën në emision “Familja ime” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të personave me sindromin Down, e ftuar ishte përfaqësuesja e shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Luljeta Nuhiu.

Me Nuhiun u diskutua edhe për punësimin e personave me sindromin Down në vend, ku sipas saj deri më tani nga bashkëpunimi i shoqatës me sektorin privat është arritur që të punësohen vetëm 20 persona, dhe fatkeqësisht siç tha ajo vetëm një nga ta ka arritur që të punësohet në sektorin publik.

Ajo po ashtu theksoi se sindromi down nuk është sëmundje, është çrregullim kromozomesh që vjen si rezultat i vonesës në zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor dhe se trajtimi i këtyre personave duhet të fillojë qysh në muajt e parë të jetës me terapitë e nevojshme për ta, dhe këto shërbime fatmirësishit i ofron shoqata “Down Sindrom Kosova” me një ekip multidisciplinar.

Sipas Nuhiut, misioni i shoqatës edhe më tutje vazhdon të jetë ngritja e dinjitetit të individëve me sindromë Down dhe familjarëve të tyre, duke avokuar dhe lobuar për të drejtat dhe respektimin e këtyre të drejtave, për ngritjen e cilësisë së jetës dhe gjithëpërfshirje të plotë në shoqëri.

“‘Down Sindrom Kosova’ operon përmes dy programeve; programit për intervenim dhe edukim të hershëm dhe programit për aftësim dhe autonomi personale, programe këto të cilat impelementohen në komuna: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë, dhe përmes këtyre programeve marrin shërbim rreth 300 persona me sindromën në fjalë”, tha Nuhiu.

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara