Lajmet

Ukraina thotë se ka rimarrë qytetin e Brovary

Dyqanet në këtë qytet kanë nisur të rihapen.

Published

on

Autoritetet ukrainase thonë se e kanë rikthyer nën kontroll qytetin e Brovary.

Dyqanet në këtë qytet kanë nisur të rihapen, i cili gjendet 12 milje në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Kryetari i komunës së Brovary tha se pushtuesit rusë tashmë janë larguar pothuajse në të gjithë rrethin e Brovary.

Dyqanet dhe bizneset po rihapen në qytet pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin rimarrë qytetin, i cili është 12 milje në lindje të kryeqytetit Kiev.

Brovary, është zona e fundit që është rikuperuar nga Ukraina, pasi autoritetet thanë gjithashtu se kishin marrë përsëri zonat përreth Kievit, duke përfshirë Bucha, Makariv dhe Borodyanka./klankosova.tv

Continue Reading

Lajmet

Verifikohen rezultatet e 75 vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut

Published

on

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut po vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rifillimin e numërimit të ndërprerë hënë për shkak të dyshimeve për manipulim me fletëvotime. 

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 09:00 të ditës së sotme janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotimeve nga gjithsej 105 sa i takojnë kësaj komune.

“Ky proces planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme”, tha Elezi.

Numëruesit që po verifikojnë votat se edhe gjatë ditës së sotme kanë hasur në fletëvotime me gabime teknike.

Vendimi i Prokurorisë për rifillimin e procesit është marrë pas sqarimit zyrtar nga kompania sllovene CETIS, e cila ka printuar fletëvotimet për zgjedhjet komunale në Kosovë.

Në njoftimin e saj, kompania ka sqaruar se problemi me mospërputhjen e numrave serikë ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në njërën nga pllakat e printerit që përdoret për shtypjen e kodit të qendrës së votimit.

“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka caktuar dy hetues policorë, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës së verifikimit për të mbikëqyrur procesin dhe për të garantuar transparencë të plotë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet edhe një tjetër fletëvotim që nuk i përshtatet numri serik

Published

on

Anëtari i ekipit numërues në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicë të Jugut ka vërejtur edhe një tjetër fletëvotim që nuk përshtat numri serik.

Këtë e bëri të ditur për media, anëtari i ekipit numërues, Bajram Fetahu.

“Shkollat janë larg njëra tjetrës. E gjeta në tavolinën time, dhe kjo është e para. Dje nuk kam qenë këtu”, tregoi shkurt ai teksa shfaqi fletëvotimet./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Hill në Hagë: Adem Demaçi ishte i rreptë, kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Published

on

Ish-ambasadori, Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë foli edhe për Adem Demaçin si një person që sipas tij ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.

Gjatë dëshmisë Hill shtoi se i ndjeri Adem Demaçi , asokohe kishte një lloj mllefi pasi kishte qenë i burgosur, dhe sipas tij, dihej dhe njihej si një person me opinione të egra ndaj Serbisë.

“Jo vetëm në Kosovë, por edhe pjesa tjetër e Jugosllavisë e dinte këtë. Nuk ishte person me të cilin mund të bashkëpunoje. Nuk ishte person që mund të punoje me një dokument, kishte opinione të forta lidhur me disa rrethana në jetë, dhe shumë mirë që i kishte ato, por në aspektin e bashkëpunimit, nuk ishim të interesuar ta promovonim”, deklaroi Hill./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Turqia konfirmon vdekjen e 20 ushtarëve pas rrëzimit të avionit në Gjeorgji

Published

on

Ministri i mbrojtjes i Turqisë njoftoi të mërkurën se të gjithë 20 personat në bordin e një aeroplani ushtarak mallrash që u rrëzua në Gjeorgji humbën jetën.

Avioni C-130 ishte nisur nga Ganja, Azerbajxhan dhe po kthehej në Turqi kur u rrëzua të martën në Sighnaghi të Gjeorgjisë, pranë kufirit me Azerbajxhanin, ndërkaq shkaku i rrëzimit po hetohet.

Rrënojat ishin të shpërndara në një fushë që përfshin tokë bujqësore dhe është e rrethuar nga kodra, raportoi transmetuesi privat turk NTV nga vendi i ngjarjes. Mbeturinat e avionit ishin të shpërndara në vende të shumta, tha raporti.

“Bashkëluftëtarët tanë heroikë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur avioni ynë ushtarak i mallrave C-130, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani në rrugën drejt vendit tonë, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri i Mbrojtjes Yasar Guler në një mesazh të postuar në X, së bashku me fotografi të personelit ushtarak që humbën jetën, raporton Associated Press.

Të martën, Agjencia shtetërore turke Anadolu citoi autoritetin e aviacionit gjeorgjian të thoshte se kontakti me avionin u humb disa minuta pasi ai kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara