Lajmet

Ukraina thotë se është arritur “pikë kthese” në Kherson

Inteligjenca perëndimore tregon se pozicionet mbrojtëse ruse janë përforcuar.

Published

on

Kherson ishte qyteti i parë që ra në duart e forcave ruse në Ukrainë. Tani, forcat ukrainase thonë se është arritur një “pikë kthese” në rajonin jugor të Ukrainës.

Javët e fundit forcat ukrainase kanë rimarrë territorin në rajon falë armatimit të dërguar nga aleatët në perëndim. Inteligjenca perëndimore tregon se pozicionet mbrojtëse ruse janë përforcuar.

Ukraina tha të hënën se shpreson që një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që synon të lehtësojë mungesat globale të ushqimit duke rifilluar eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi do të fillojë të zbatohet këtë javë.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha në një konferencë shtypi se ai shpreson se dërgesa e parë e grurit sipas marrëveshjes do të jetë nga porti i Chornomorsk të mërkurën./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë për organizim të bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe zhvillim të bixhozit të paligjshëm. Gjatë një kontrolli në një lokal në Podujevë, njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke organizuar lojëra të fatit pa autorizim.

Si prova materiale janë sekuestruar 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë serbë, si dhe pajisje të ndryshme elektronike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor në një lokal është hasur duke organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale se në atë lokal janë zhvilluar lojëra fati janë sekuestruar: 85 euro para të gatshme, 1000 dinarë dhe pajisje të ndryshme elektronike që mundësojnë zhvillim e kësaj veprimtarie të kundërligjshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTnews

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë për veprën penale “lëndim të rëndë trupor”

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, shtetas kosovar dyshohet se ka sulmuar një mashkull tjetër, duke i shkaktuar lëndime serioze trupore.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndersa I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova me fitore historike ndaj Suedisë, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon

Published

on

Kosova ka arritur një fitore historike në udhëtim, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në pjesën e parë, pas një aksioni të shpejtë që përfundoi me goditje precize në rrjetën suedeze.

Dardanët treguan organizim të shkëlqyer në mbrojtje gjatë gjithë ndeshjes, duke përballuar presionin e vazhdueshëm të suedezëve në minutat e fundit dhe duke ruajtur epërsinë deri në fishkëllimën përfundimtare.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë pas katër ndeshjeve, tre më pak se liderja Zvicra që kryeson me 10 pikë.

Slovenia renditet e treta me 3 pikë, ndërsa Suedia mbetet në fund të tabelës me vetëm 1 pikë të fituar.

Fitorja e sotme e mban gjallë plotësisht ëndrrën e Kosovës për një kualifikim historik në Kupën e Botës, ndërsa ndeshjet e radhës kualifikuese do të zhvillohen muajin e ardhshëm./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika blen avionë luftarakë amerikanë F-35

Published

on

Katër avionët e parë luftarakë belgë F-35, të porositur nga një prodhues amerikan, u nisën nga Teksasi javën e kaluar në bazën ajrore Florennes në provincën e Namur, me një ndalesë të planifikuar në Azore.

Të tre avionët përfunduan me sukses pjesën e fundit të fluturimit prej 2,800 kilometrash dhe zbarkuan në Belgjikë pak pas orës 3 pasdite. sipas kohës lokale, në prani të Mbretit Philippe, kreut të mbrojtjes dhe disa ministrave federalë.

Sipas gazetës Het Laatste Nieuws, avioni i katërt, i cili duhej të fluturonte me të tjerët, pësoi një prishje teknike që e pengoi të mbërrinte në Belgjikës.

Ministri i Mbrojtjes Theo Francken përuroi një kompleks të ri mirëmbajtjeje për avionët F-35 në Florennes, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin strategjik ushtarak të Belgjikës.

Avioni i ri F-35 do të zëvendësojë avionët F-16 që kanë qenë në shërbim me forcën ajrore belge për më shumë se 40 vjet.

Pilotët dhe teknikët belgë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me homologët e tyre ndërkombëtarë.

Belgjika deri më tani ka porositur 34 avionë F-35 dhe planifikon të blejë 11 të tjerë, konfirmoi Francken, duke theksuar se Belgjika është e përkushtuar t’i bashkohet mburojës prej më shumë se 700 avionësh që mbrojnë hapësirën ajrore evropiane./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Të kërkuara