Lajmet

Ukraina shkatërron katër nga pesë dronët Shahed rusë brenda natës

Grupet ukrainase rrëzuan katër drone Shahed në rajonet Kharkiv dhe Dnipropetrovsk.

Publikuar

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan katër nga pesë mjetet ajrore pa pilot të armikut Shahed-131/136 natën e 1 marsit. Sipas Ukrinform, Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës e raportoi këtë në Telegram.

Natën e 1 marsit, forcat ruse sulmuan Ukrainën me pesë raketa të drejtuara kundërajrore S-300 nga territori i pushtuar përkohësisht i rajonit të Donetskut dhe rajonit të Belgorodit të Rusisë, si dhe katër UAV-të luftarake Shahed të lëshuara nga Primorsko-Akhtarsk i Rusisë dhe Rajoni i Kurskut.

Grupet ukrainase rrëzuan katër dronë Shahed në rajonet Kharkiv dhe Dnipropetrovsk. Siç raportoi Ukrinform, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan 13 avionë ushtarakë rusë në shkurt 2024./Ukrinform

Lajmet

​ASK tregon se kur do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

Publikuar

nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se më 12 korrik është caktuar data e konferencës për shpalljen e rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024.

“Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) është projekti më madhor i një vendi në kohë paqeje, që u realizua nga 05 Prill deri më 24 Maj 2024. Ky ishte rundi i dytë i Regjistrimit të Popullsisë në vend, që nga Regjistrimi i vitit 2011. Shpallja e rezultateve paraprake do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Bota

Macron përjashton dorëheqjen pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

Publikuar

nga

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme në Francë. Në një intervistë për gazetën “Le Figaro”, ai shpjegoi se vendimi për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhjet e reja u ndikua nga tensionet në parlament dhe mungesa e bashkëpunimit nga opozita. Ky vendim u përforcua nga fitorja e së djathtës ekstreme “Rigrupimi Kombëtar” në Parlamentin Evropian.

Macron tha se shpërndarja e parlamentit ishte e nevojshme dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të ndalur radikalizmin që rrezikon vendin. Ai shprehu besimin se institucionet dhe roli i presidentit mbeten të qarta, pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, që do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

Ndërkohë, lideri i “Republikanëve”, Eric Ciotti, ka shprehur mbështetjen për një aleancë të mundshme me “Rigrupimin Kombëtar” të Marine Le Pen, duke theksuar nevojën për të ndërtuar aleanca për të shmangur rreziqet për vendin. Ky qëndrim ka shkaktuar përçarje brenda partisë, me disa figura të njohura që shprehen kundër këtij bashkëpunimi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Hezbollahu lëshon dhjetëra raketa në veri të Izraelit

Publikuar

nga

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte regjistruar rreth 50 raketa të lëshuara nga Libani. Nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, bëhet e ditur në njoftim. Në një deklaratë të martën, Hezbollahu tha se “në përgjigje të një sulmi izraelit gjatë natës në Hermal, Libani lindor, luftëtarët granatuan selinë e regjimentit të artilerisë dhe brigadës së blinduar të Divizionit 210 Golan në kazermat Yardun me dhjetëra raketa ”Katiusha”.

”Sulmi izraelit në një zonë në kufirin me Sirinë la pesë persona të vdekur”, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një burim libanez i sigurisë tha se dy komandantë të Hezbollahut ishin mes viktimave. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës tetë muaj më parë, përplasjet ushtarake midis ushtrisë izraelite dhe milicive të Hezbollahut dhe grupeve të tjera kanë ndodhur çdo ditë në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit. Ka pasur të vdekur nga të dyja palët. Bombardimet e ndërsjella shkaktuan shkatërrime të rënda në qytetet në të dy anët e kufirit. Rreth 150 000 njerëz janë evakuuar ose janë larguar nga zona e luftimeve.

Kohët e fundit situata është përkeqësuar më tej dhe ka frikë për një konflikt më të gjerë ushtarak në rajon nëse konflikti Izrael-Hamas vazhdon./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hapet ekspozita “KFOR and Kosova +25”, vlerësohet roli i NATO-s në çlirimin e vendit

Publikuar

nga

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në Muzeun Kombëtar është hapur ekspozita “KFOR and Kosova +25”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë duke sjellë në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne. Ai tha se kjo ekspozitë, krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve, është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj.

“Kemi në ditët ku shënojmë 25-vjetorin e çlirimit dhe pa shmangshëm këtu na kthejnë një çerekshekulli më parë, kur populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës…Tani janë bërë 25 vjet nga lufta e Kosovës dhe një brez i tërë i lindur pas lufte është rritur, gjeneratat e reja do të kenë mundësi të njohjes së kaluarës sonë, të dëshirës për të jetuar i lirë dhe dashurisë së pareshtur për Kosovën në kohërat më vështira e në kushtet më të rrezikshme. Kjo ekspozitë na kthen pas në muajt e parë të lirisë dhe sjell në pah një periudhë historike të rëndësishme për të gjithë ne. Na sjell kontrastin ndërmjet çnjerëzores së një regjimi dhe bukurisë së hershme të njerëzimit. Krahas mbajtjes gjallë të kujtimeve është edhe informuese dhe frymëzuese për brezat e rinj”, tha Kurti.

Ndërkaq, ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson derisa e kujtoi kohën e para 25 vjetëve si shumë të vështirë, tha se kjo ekspozitë paraqet natyrën njerëzore të saj çfarë ka ndodhur më vonë. Ai potencoi se në “KFOR and Kosova +25” , ka shumë tregime që reflektojnë dhe si të tilla duhet t’i tregohen brezave të ardhshëm.

“25 vjet më parë ishte një kohë shumë e vështirë, ishim kundër një armiku të fuqishëm dhe nuk e kishim rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e dinim pse duhet të hynim dhe të vepronin. Kjo ekspozitë që Sita dhe kolegët e saj e kanë përgatitur paraqet natyrën njerëzore të saj çfarë ka ndodhur më vonë dhe shërbimi që shumë persona në uniformë dhe të tjerët që i kanë mbështetur ata. Ka shumë tregime që reflektojnë dhe duhet të tregohen për brezat e ardhshëm…Prandaj, storja është këtu për të kaluarën dhe ne jemi rikujtues se e ardhmja është në duart e njerëzve të Kosovës”, theksoi Robertson.

I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në fjalën e tij, ai tha se tashmë po shënohet hyrja e forcave të NATO-s në vitin 1999, që solli shpresë për katastrofën humanitare që po zhvillohej në atë kohë.

Hargreaves nënvizoi se Mbretërisë e Bashkuar dhe vetë Kosova do të jenë përherë falënderues për rolin e KFOR-it në të kaluarën por edhe tani, në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë.

“Ne tash po shënojmë edhe hyrjen e forcave të NATO-s në vitin 1999 që solli shpresë për katastrofën humanitare që po zhvillohej në atë kohë. Po të mos të kishim intervenuar në atë kohë, OKB-ja, NATO-ja, BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare mund ta kishim dënuar vetveten si dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur. Ne në Mbretëri të Bashkuar por edhe në Kosovë dhe në bashkësinë ndërkombëtare gjithmonë do të jemi falënderues për rolin që KFOR-i ka luajtur këtu dhe vazhdon të luajë për të siguruar stabilitet në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë. Viti 1999 shënon edhe një lidhje më afatgjate me Kosovën dhe demonstron gjithashtu e di që në këtë sallë kemi shumë storje të thella që i lidhin njerëzit në Mbretëri të Bashkuar dhe në Kosovë”, potencoi Hargreaves.

Ndërkaq, drejtoresha e organizatës “Heartstone”, Sita Kumari derisa ka folur për prapaskenat e kësaj historisë së paraqitur në këtë ekspozitë tha se ndihet e privilegjuar të tregojë storje rreth këtyre ngjarjeve. Ajo tha se ndryshimet e bëra përgjatë 25 viteve pas luftës në Kosovë janë të mrekullueshme.

“A mund të iu tregoj se çfarë nderi është që të jemi ne këtu me të gjithë ju dhe të ju falënderoj që keni ardhur. Është privilegj të jem këtu sot dhe të paraqes storje. Iu kam thënë njerëzve që 25 vjet nuk është kohë e gjatë dhe ndryshimet që i kam parë në këtë periudhë kohore, janë të mrekullueshme”, tha Kumari.

Ndërkaq, online ishin të pranishëm edhe autori i fotodokumentarit Nick Sidle, Drejtori i UNA Skoci, Gari Donn, Drejtori i Interfaith Scotland, Maureen Sier.

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” përfshin një fotodokumentar unik nga foto-gazetari skocez Nick Sidle, i realizuar në Kosovë në vitin 2000-2001, duke treguar jetën dhe punën e paqeruajtësve të KFOR-it. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara