Lajmet

Ukraina: Rusia po bllokon dërgimin e ndihmës në Mariupol

Mariupoli mbetet i mbyllur.

Publikuar

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të Mariupolit, ka thënë se Rusia është duke bllokuar dërgimin e ndihmës në qytetin e rrethuar dhe është duke parandaluar hapjen e “korridorit humanitar” në mënyrë që banorët të ikin nga luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Andryushchenko ka thënë në një postim në Facebook se Mariupoli mbetet i mbyllur më 1 prill, dhe se konvojet e ndihmës janë bllokuar, në pamundësi për t’ua dërguar banorëve gjërat e domosdoshme për jetesë.

“Qyteti vazhdon të jetë i mbyllur dhe me dalje shumë të rrezikshme përmes transportit publik”, ka thënë ai.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 31 mars se një konvoj i 45 autobusëve është drejtuar për në Mariupol, për të dërguar ndihmë për banorët e bllokuar me javë në këtë qytet.

Zyrtarë të ushtrisë ruse kanë thënë se janë të gatshëm të arrijnë armëpushim për të mundësuar hapjen e “korridorit humanitar”.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar situatën, mirëpo disa marrëveshje të tilla në të kaluarën, kanë dështuar ende para se të zbatoheshin.

Qyteti i Mariupolit ka pasur një popullsi prej 430,000 banorësh para shpërthimit të luftës.

Sulmet ruse në këtë qytet kanë shkatërruar një spital materniteti, qendra kulturore dhe shtëpi banimi./REL

Lajmet

“Vendimi për të njohur shtetin e pavarur të Palestinës, hap i rëndësishëm drejt paqes”

Publikuar

nga

Kryeministrat e Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë kanë thënë se vendimi i vendeve të tyre për ta njohur shtetin e pavarur palestinez është hap i rëndësishëm drejt paqes në rajon.

Të tre liderët theksuan rolin e shtetit palestinez në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Pedro Sanchez i tha parlamentit spanjoll se Spanja ka vendosur ta “njohë shtetin e Palestinës për paqe, koherencë dhe drejtësi”.

Kryeministri irlandez, Simon Harris tha se ky është “hap i rëndësishëm” drejt “paqes së përhershme”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Aksion para Qeverisë, QIKA kërkon nga që të hiqet TVSh-ja për produktet menstruale

Publikuar

nga

Për të katërtin vit radhazi, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për produktet menstruale.

Rreth 7 mijë e 500 nënshkrime të mbledhura për peticionin “Peceta nuk është luks” janë dorëzuar te ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Organizatorja e Qendrës QIKA, Medina Dauti tha se qëllimi i këtij aksioni është që t’ia rikujtojnë ministrit Murati, se produktet menstruale nuk janë çështje luksi dhe si të tilla duhet të jenë pa TVSh. Ajo potencoi se mosreagimi i tij lidhur me këtë problematikë, tregon indiferencën e tij, për çka thotë se përkrahja e taksës për këto produkte është ‘seksiste dhe ndikon në mosqasjen e tyre’.

“Sot kemi ardhur për t’ia dorëzuar ministrit Hekuran Murati 7 mijë e 500 nënshkrimet që i kemi mbledhur vitin e kaluar për peticionin ‘Peceta nuk është luks’. Kemi përpiluar hartimin që ministri nuk po ka guxim dhe vullnet ta përpilojë vet që është vendim që ndikon mbi heqjen e taksës, e heq taksën menstruale dhe ndikon në zbutjen e varfërisë menstruale…Është viti katërt radhazi që jemi duke kërkuar prej ministrit të hiqet taksa, ai nuk ka dal dhe nuk e ka folur asnjë fjalë për çështjen në fjalë. Kjo ndikon edhe indiferencën e tij, si po e përkrah këtë taksën që është absolutisht seksiste dhe ndikon keq në qasjen për produkte menstruale”, tha Dauti.

Ndër të tjera, Dauti tha se qasja në produkte menstruale është e drejtë bazike dhe nuk duhet të kushtëzohet me taksë prej 18 për qind, duke e futur tek “produktet e luksit”.

“Po ashtu, duam t’ia rikujtojmë për herën e katërt radhazi, që produktet menstruale nuk janë luks dhe çdo grua dhe person tjetër që menstron nuk kanë zgjedhje për menstruacione. Qasja në produkte menstruale duhet të jetë e qasshme për të gjithë dhe është e drejtë bazike që nuk duhet të kushtëzohet apo taksohet 18 për qind si produkt luksi”, potencoi Dauti.

Sipas një studimi nga Fondacioni Thomson Reuters, që prej kur Kenia u bë vendi i parë që hoqi TVSH-në për produktet menstruale në vitin 2004, të paktën 17 vende e kanë ndjekur këtë shembull.

Në Evropë rreth 20 vende kanë ulur TVSH-në për produktet higjienike, dhe Italia është ndër shtete e fundit që e ka bërë këtë gjatë vitit të kaluar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti përkujtoi me homazhe të vrarët në masakrën e Dubravës

Publikuar

nga

25-vjetori i masakrës në burgun e Dubravës është kujtuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili i nderoi dhe përkujtoi me homazhe të vrarët.

“Pranverën e majit, nga 19 e deri më 24 maj të vitit 1999, u vranë e u masakruan 116 të burgosur dhe një u zhduk, nga 980 sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës. Prej tyre 771 i mbijetuan kësaj masakre, ndërsa 185 mbetën të plagosur nga forcat serbe. Secili prej të burgosurve shqiptarë që ishin në burgun e Dubravës në ato ditë të majit të vitit 1999, është dëshmitar i historisë dhe dëshmitar i së vërtetës së Kosovës”, tha kryeministri Albin Kurti, teksa theksoi se emrat e skalitur në memorialin e 116 të vrarëve në këtë masakër, janë e vërteta dhe akuza më e fuqishme për masakrën e Dubravës.

Kryeministri Albin Kurti tha se i zhdukuri në këtë masakër, që është politikani dhe ideologu politik i çështjes kombëtare Profesor Ukshin Hoti, është e vërteta e shkruar dhe e jetuar e fatit politik të shqiptarëve nën Serbi.

“Shteti ynë, Republika e Kosovës, do të gjejë rrugë dhe mënyra, për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur vitin e kaluar, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve, për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, të sakrificës dhe të qëndresës së popullit tonë”, shtoi kryeministri Albin Kurti.

Ai përmendi edhe tri gjeneratat që përfshijnë të burgosurit politikë përgjatë tri dekadave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi i bën thirrje vendeve të tjera ta njohin shtetin palestinez

Publikuar

nga

Vendimi i Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për të njohur shtetin e pavarur palestinez është mirëpritur nga Hamasi, i cili u ka kërkuar vendeve të tjera të ndjekin shembullin e tyre.

“Ne mirëpresim vendimin e Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës dhe e konsiderojmë atë një hap të rëndësishëm në rrugën drejt krijimit të së drejtës sonë për tokën tonë dhe krijimit të shtetit tonë të pavarur palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”, thuhet në deklaratën e Hamasit.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve në mbarë botën që të njohin të drejtat tona legjitime kombëtare, të mbështesin luftën e popullit tonë për çlirim dhe pavarësi dhe t’i japin fund pushtimit sionist të tokës sonë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara