Lajmet

Ukraina po “fiton gradualisht terren” në kundërsulm, thotë shefi i NATO-s

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se Ukraina po fiton “ngadalë terren” në kundërsulmin e saj, pavarësisht luftimeve të vështira.

Duke folur para anëtarëve të Parlamentit Evropian, Stoltenberg tha se mbështetja nga aleatët e NATO-s ndihmoi në nisjen e kundërofensive të Ukrainës, e cila tani ka filluar të japë fryte.

“Ukrainasit po fitojnë gradualisht terren”, tha ai. “Këto janë luftime të rënda, luftime të vështira, por ata kanë qenë në gjendje të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ruse. Dhe ata po ecin përpara”./UBTNews/

Lajmet

Autoritetet energjetike: S’ka mungesë të rrymës, por mbingarkesë të rrjetit

Published

on

By

Ndërprerjet me furnizim me energji elektrike po ndodhin për shkak të mbingarkesës së rrjetit për shkak të rritjes së konsumit, e jo për shkak të mungesës së energjisë, tha shefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Evetar Zeqiri.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli zhvilloi me KOSTT-in dhe Kompaninë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS).

Nuk ka mungesë të rrymës. Ne jemi duke prodhuar në maksimum në katër blloqe. KESCO po importon energjinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por bëhet fjalë për ngarkesë që ka prekur kufijtë”, tha Zeqiri.

Problemi është i përkohshëm, vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet, të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa“, shtoi ai.

Ditëve të fundit, qytetarë në pjesë të ndryshme të Kosovës janë ankuar për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Institucionet e Kosovës, ndërkaq, u kanë bërë thirrje atyre që të kursejnë energjinë për shkak të mbingarkesës së rrjetit.

Ndërkaq, drejtori i Operimit të Sistemit në KEDS, Bujar Jupaj, tha për mediat se në periudhën nëntor-dhjetor ka pasur rritje të ngarkesës për 30 për qind, duke argumentuar se “ka rritje të kërkesës së paparashikuar”.

Ai tha se KEDS-i do të angazhojë 1.000 punëtorë shtesë për të intervenuar në rastet e mbingarkesës së rrjetit.

KEDS-i ka rreth 730 mijë konsumatorë dhe nga të dhënat që i kemi, mbi 95 për qind të konsumatorëve që furnizohen në të njëjtën kohë. Po flasim për një 5 përqindësh të cilin e kanë një problem si pasojë e mbingarkesës”, tha ai, duke shtuar se piku i ngarkesës së rrjetit është arritur javën e kaluar me 2.500 megavatë të shpenzuara.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se bizneseve po u shkakton telashe mungesa e energjisë elektrike. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë thënë se institucionet ishin të papërgatitura për stinën e dimrit dhe masat e ndërmarra viteve të fundit, sikurse subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje kanë çuar në rritje të konsumit.

Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë”, tha Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Por, kështu nuk mendon ministrja Rizvanolli. Ajo i cilësoi si “të pasaktë” lidhjen e çështjes së subvencionimit të pajisjeve me rritjen e ngarkesës së rrjetit.

Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj. Prandaj, edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse efiçiente që ngrohin me energji elektrike, përveç nëse jeni konsumator që ngroheni me energji elektrike me pajisje joefiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër”, tha Rizvanolli.

Sipas saj, nga të dhënat e viteve paraprake, përfituesit e subvencioneve për pajisje efiçiente për ngrohje me rrymë kanë konsumuar më pak energji elektrike.

Megjithatë, ajo shtoi se në rrjet në tre vjetët e fundit është rritur numri i konsumatorëve, përkatësisht sipas saj janë 60.000 amvisëri të reja të kyçura në rrjet dhe 8.500 biznese.

Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, që nga viti 2022, disa herë ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje, përfshirë pompa termike, kondicionerë/klima efikase, si dhe kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë. Thirrja e fundit u bë edhe në shtator të këtij viti.

Në janar të këtij viti, ajo ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar pagesa për mbi 15 mijë familje, në një vlerë rreth shtatë milionë euro.

Kosova aktualisht prodhon energji elektrike në dy termocentralet, Kosova A dhe B, që funksionojnë me thëngjill. Por, shteti po ashtu importon rrymë me qëllim që të përmbushë kërkesat në rritje të konsumatorëve./REL/

Continue Reading

Lajmet

Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës

Published

on

By

Policia e Kosovës është duke bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Po, policia është duke bastisur këtë objekt. Është konfiskuar dokumentacioni dhe disa prej të punësuarve aty po intervistohen“, ka thënë mes tjerash Elshani.

Continue Reading

Lajmet

​Regjistrohet një rast me lijën e majmunëve në Kosovë

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se me datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet nw njoftim.

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.

“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Ministrja Rizvanolli sot takohet me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it

Published

on

By

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të takohet me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) në ora 09:30. Sipas njoftimit thuhet se pas takimit do të ketë prononcim për media para ndërtesës së KEDS-it.

Disa komuna të vendit po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Nga kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë thënë se për shkak të konsumit të lartë të rrymës, po shkaktohen ngarkesa në rrjetin elektroenergjetik të KEDS-it në disa vende në Kosovë, duke çuar në djegie të tyre në disa raste.

Continue Reading

Të kërkuara