Lajmet
Ukraina hap çështje penale kundër themeluesit të grupit Wagner
Ai është akuzuar për shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës.
Published
3 years agoon
By
UBT newsZyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës thotë se ka hapur një çështje penale kundër Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Grupit Wagner, grup ky i cili po lufton në Ukrainë.
Prigozhin është akuzuar për shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës dhe për një luftë agresioni kundër vendit, tha zyra në një deklaratë të postuar në Telegram.
Prigozhin është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe forcat e tij mercenare janë përfshirë në beteja të përgjakshme të shkatërrimit në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, muajt e fundit./UBTNews/
Lajmet
Veteranët e UÇK-së protestuan para Kuvendit lidhur me përmbajtjen e ekspozitës
Published
3 hours agoon
March 30, 2026By
UBTNews
Një grup qytetarësh dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Shkak për këtë grumbullim u bë kundërshtimi i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, si shkak i përmbajtjes të pasaktë të te dhënave.
Gjatë zhvillimit të protestës, pati një tentativë të pjesëmarrësve për të hyrë në hapësirat e brendshme të oborrit të Kuvendit, gjë që solli edhe praninë e forcave të rendit në hyrjen kryesore. Situata u përcoll me kërkesën e protestuesve për llogaridhënie rreth burimit të informacioneve të shfaqura në këtë ekspozitë.
Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, shprehu shqetësimin e tij se të dhënat e prezantuara nuk përkojnë me realitetin e luftës dhe ngriti dyshime se ato mund të jenë ndikuar nga burime të jashtme jozyrtare. Ai theksoi se veprime të tilla prekin ndjeshmërinë e familjeve të dëshmorëve dhe integritetin e luftës së UÇK-së.
Gjithashtu, z. Jashari vlerësoi veprimin e fundit të Komunës së Prishtinës për largimin e eksponateve, duke argumentuar se duhet pasur kujdes i shtuar që narrativat e luftës të mos barazohen në dëm të palës çlirimtare. Sipas tij, mbrojtja e saktësisë historike mbetet prioriteti kryesor i këtyre organizatave.
Foto:ekonomiaonline
Lajmet
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 30 mars, në vitet nëntëdhjetë
Published
7 hours agoon
March 30, 2026By
UBTNews
30 mars 1993
Lajmet kryesore:
Safet Zhulali në Bruksel;
Policia financiare serbe mbyll lokalet e shqiptarëve;
Sami Repishti rreth përvjetorit të parë të demokracisë në Shqipëri;
Ushtrime të ushtrisë serbe në Padalishtë dhe Çitak;
Në Vushtrri u bastisën dy familje;
Austria bllokon kontot private të “jugosllavëve”;
Në Prishtinë u paraburgosën katër doganierë;
Revista “Fjala” botoi tetë tituj;
Drojë nga lufta serbe në Kosovë;
Gazeta serbe akuzon Misionin e KSBE-së në Kosovë;
Mllef i opinionit sportivo-politik të Serbisë;
Arkani apelon për themelimin e qendrave të forta serbe në Kosovë.
“Newsweek” paralajmëron bombardimin amerikan të pozicioneve ushtarake serbe
Sipas revistës amerikane “Newsweek” SHBA-të janë përgatitur për të bombarduar caqet ushtarake të serbëve të Bosnjës, njofton “Suddeusche Zeitung” dhe “Die Ëelt”. Në këtë mënyrë amerikanët dëshirojnë t’i detyrojnë serbët të pranojnë planin e Vensit dhe Ouenit. “Neësëeek” lajmëron se presidenti Klinton e ka njoftuar Ministrin e Mbrojtjes që të përshpejtoj hartimin e planit për bombardimin e pozicioneve të njësive të partizanëve serb. Njoftohet se shefi i Shtabit Gjeneral i Ushtrisë Amerikane, Col Poëell lidhur me këtë aksion javën e kaluar ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Anglisë, Dagllas Herdin. Herd ka kërkuar që në një rast të këtillë duhet paraprakisht të tërhiqen forcat e OKB-së nga Bosnja. Sipas “Die Ëelt”, presidenti Klinton kërkesën për bombardimin e njësive serbe e arsyeton me faktin se kështu do t’i detyronte serbët t’i ndalin pushtimet dhe të pranojnë planin paqësor.
30 mars 1994
Lajmet kryesore:
BBC dhe “Zëri i Amerikës” për vizitën e Berishës në Angli;
Për shkollat në Kosovë 4 prilli – ditë pushimi;
Marrëveshja tregtare Shqipëri-Austri;
Hydajet Hyseni: “Bujku” ruajti ekuilibrin;
Komiteti për Kosovën në Itali kërkon rihapjen e institucioneve dhe të shkollave shqipe në Kosovë;
Një delegacion i Parelamentit Evropian bisedon në Beograd edhe për Kosovën;
Në Dragash socialistët serbë po formojnë policinë e vet;
U arrit marrëveshja për vendosjen e paqes në Krainë të Kroacisë;
Në turneun e shahut “Kosova ’94” – Ademi mundi F.Bujupin;
U shty gjykimi i dr.Zekeria Canës;
Serbët protestuan kundër shitjes së pronave shqiptarëve.
Represioni i policisë serbe në Kosovë
Gjilan: – Më 26 mars rreth orës 7, nën pretekst të kërkimit të armëve, policia serbe arrestoi Agim Elezin dhe Afrim Salihun nga Livoçi i Poshtëm i Gjilanit. Afrimi dha një revole, kurse nga Agimi policia kërkonte një automatik dhe një revole, të cilat ai thotë se nuk i ka. Agim Elezi u rrah brutalisht në stacionin e policisë në Gjilan. Ai është liruar me kusht që të paraqitet sërish në polici.
Në Haxhaj, pardje rreth orës 15, policia serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve, mori vëllezërit Nexhip, Imri dhe Metush Zeqirin. Nexhipi u dërgua në stacionin e policisë në Gjilan, ndërsa Imriu e Metushi u liruan, por Metushit i urdhëruan që të paraqitet sërish në stacionin e policisë në Gjilan.
Në Livoç të Epërm, pardje rreth orës 10, policia serbe kërkoi Nazmi Kurteshin. Ai nuk gjendej në shtëpi dhe policët atë e takuan në rrugë dhe e sollën në shtëpi tek i cili u gjet një pushkë dhe një revole. Nazmiun e dërguan në stacionin e policisë në Gjilan dhe u mbajt deri në mbrëmje. Atij iu dha urdhëri për t’u paraqitur sërish në polici.
Më vonë polica serbe bastisi edhe familjet e vëllezërve të Nazmiut, Bahti e Avdi Kurteshit, të cilët në stacionin e policisë në Gjilan janë rrahur brutalisht.
Në Kmetovc dje rreth orës 10, nën pretekst të kërkimit të armëve, u arrestua Muharrem Latifi, anëtar i kryesisë së Aktivit të të LDK-së. Muharremi është ish i burgosur i ndërgjegjës.
U arrestua edhe Abdylqerim Latifi, i cili u dërgua në stacionin e policisë në Gjilan.
Ramadan Azemi, kryetar i Nëndegës së LDK-së nga Kishnapola u arrestua dje rreth orës 12, në vendin e punës. Bashkë me Ramadan Azemin policia shkoi në Sllakovc të Epërm dhe arrestoi Berat Ramabajën, anëtar i Kryesisë së Nëndegës dhe pasi bastisi familjet e tyre, i dërgoi në stacionin e policisë në Gjilan.
Shkaku i arrestimit të këtyre dy aktivistëve tash për tash nuk dihet.
Mitrovicë: – Dje, rreth orës 9 të mëngjesit, policia serbe shkoi në ambulancat popullore “Sami Beqiri” dhe “Nënë Tereza” në Mitrovicë, mori në pyetje Musa Ademin, kurse në polici e dërgoi dr. Adem Nurën dhe kryeteknikun Fazli Ahmetin. Njoftohet se policia serbe plaçkiti një sasi të konsiderueshme medikamentesh dhe 1.200 marka gjermane në ambulancën “Sami Beiqiri”.
Dr.Adem Nura po mbahet ende në arrest.
Podujevë: – Dje rreth orës 7 të mëngjesit, policia serbe bastisi familjen e Behram Blakçorit në Podujevë, ku gjeti një revole.
Më 24 mars rreth orës 16, një ekspeditë e policisë serbe bastisi familjen e Hamit Rrmokut në Batllavë të Podujevës. Policët disa herë po e kërkojnë Gani Rrmokun në vend të vëllait të tij Nexhmi Rrmokut për ta dërguar në ushtrinë serbe.
Njoftohet se Hamit Rrmoku u rrah brutalisht.
Prizren: – Parmbrëmë rreth orës 18, policia serbe bastisi familjen e Halit Qenajt në Romajë të Prizrenit. Policia në fillim kërkonte Vehbi Romajën, kurse më vonë gjatë bastisjes kërkoi edhe tri revole.
Bëhet me dije se gjatë bastisjes policia në këtë familje thyejti e demoloi shumë orendi.
Pejë: – Pardje, rreth orës 12, policia serbe e Ozdrimit, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjet e Bajram Rexhajt dhe të Ismail Elezajt në Jabllanicë të Vogël të Pejës. Gjatë bastisjes, policët u sollën me vandalizëm duke thyer e demoluar shumë orendi. Bëhet me dije se policia serbe në oborrin e tij rrahu brutalisht Bajram Rexhajn, si dhe ia vranë një qen. Pas bastisjes, policia urdhëroi Bajram Rexhajn dhe Ismail Elezajn që të paraqiten në stacionin e policisë, si dhe t’i dorëzojnë nga dy revole dhe nga një automatik, me të cilat armë personat e lartëshënuar nuk disponojnë.
Ndërkaq, në stacionin e policisë në Qallapek, nën pretekst të dorëzimit të armëve u ftuan Niman Loshi e Florim Malushaj nga Kotradiqi dhe Qazim Berisha nga Qallapeku. Personat e lartëshënuar ishin në polici dhe deklaruan se nuk disponojnë me kurrfarë arme. Ata sërish u ftuan që të paraqiten në të njëjtin stacion për dje, kurse Qazim Berisha u urdhërua që të lajmërohet në SPB të Pejës.
Vushtrri: – Dje rreth orës 6, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi familjen e Hamdi Begut në Shilovicë të Vushtrrisë. Gjatë bastisjes, policët thyen e demoluan shumë orendi, kurse Hamdiun e rrahën deri në alivanosje. Pas bastisjes, ashtu të rrahur rëndë, policët e dërguan Hamdi Begun në stacionin e policisë në Vushtrri, ndaj të cilit vazhduan të sillen sërish me rrahje brutale, ndërkaq kundër tij u përdori edhe kaska elektrike.
Dje, tre policë serbe së bashku me komandantin famëkeq, Vuçina Janiqijeviç, bastisën familjet e Daut A.Maxhunit, Dalip Maxhunit dhe atë të Ismail R.Maxhunit në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Viti: – Pardje rreth orës 8, policia serbe mori në shtëpinë etij Ajet Shabiun nga fshati Gjylekar i Vitisë, i cili në stacionin e policisë në Viti u mbajt rreth dy orë. Ajet Shabiu dorëzoi një revole.
30 mars 1995
Lajmet kryesore:
Demonstratë madhështore e shqiptarëve në Uashington në përkrahje të pavarësisë së Kosovës;
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi mbështet demonstratat e shqiptarëve;
Në Grejkoc të Suharekës gjendja vazhdon të jetë e tensionuar;
Në Prishtinë dy persona të maskuar bastisën familjen e Ibrahim Rrahmanit;
Një civil serb sulmoi gazetarin Gani Kosumi;
Policia sërish ndërhyri në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri;
Në Podujevë Nasuf Krasniqit iu mor banesa;
Katër marinarë malazez në arrest për shkak se deshën të “kontrabandojnë” tre shqiptarë nga Kosova;
Mot i ftohtë dhe me borë në Kosovë.
30 mars 1998
Edicioni i parë (Ora 11:30):
Himë Haradinaj u varros mbrëmë
Prishtinë, 30 mars (QIK)
Varrimi i Himë Rasim Haradinajt (17), nga Gllogjani i Deçanit, u bë mbrëmë.
Ndonëse qe njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 14, Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Deçan njofton se u varrimin e Himës e bëri mbrëmë familja e tij.
Siç dihet, trupi i pajetë i Himë Haradinajt, që u vra më 24 mars gjatë sulmit serb mbi Gllogjan, u gjet dje në malet e fshatit Shaptej, në afërsi të liqenit akumulues të Radoniqit.
Parakalime të forcave ushtarake në Gjinoc në Suharekës
Edicioni i dytë (Ora 15:00):
Dr. Zejnullah Rrahmani: Për arsimin në Skënderaj nuk ka arritur asnjë metelik;
Fillon mësimi në dy shkollat e mesme të Gllogocit;
Dëshmi për Kosovën në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut;
Oto Habsburg: Serbët i bazojnë kërkesat në betejën e humbur të Kosovës;
Geremek: Frikë nga lufta në Kosovë;
Këshilli i Ministrave të Unionit Evropian sot debaton për Kosovën;
Zyrtarët e Malit të Zi rreth çështjes së Kosovës;
Mitrovicë: Ndërhyrje e policisë në lagjen Tavnik;
Forca policoro-ushtarake shkuan drejt Dubovcit të Vushtrrisë;
Bajram Gërguri (12) u lëndua nga shpërthimi i një lënde të panjohur eksplozive;
Lëvizje të policisë në relacionin Skënderaj-Mitrovicë;
Kërkohet Mihrije F. Jashari me dy vajzat e saj;
Kadare: Shqiptarët duhet ndarë nga serbët;
Dje në Malishevë u varros profesor Sokol Kryeziu;
Një ekspeditë policore keqtrajtoi disa qytetarë në Malishevë.
Edicioni i tretë (Ora 19:00):
Forcat serbe fusin frikë e panikë në mesin e popullsisë së fshatit Dubovc;
Ekspeditë e policisë serbe në lagjen Tavnik të Mitrovicës;
Forca ushtarake serbe u stacionuan në Grykën e Shalës të Lipjanit;
Vazhdon aksioni Ulqini për Kosovën.
Foto: Gllogjani
Lajmet
Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të Gardës Revolucionare
Published
7 hours agoon
March 30, 2026By
UBTNews
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë pranuar zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsirit, komandantit të forcave detare të IRGC-së, katër ditë pasi Izraeli deklaroi se ai ishte objektiv i një sulmi, raporton BBC.
Në deklaratën e IRGC-së, të publikuar nga agjencia e lajmeve “Tasnim” (e afërt me këtë strukturë), thuhet se Tangsiri po “organizonte forcat dhe po forconte mburojën mbrojtëse të ishujve dhe brigjeve” dhe se vdiq “si pasojë e plagëve të rënda”. Sipas njoftimit, pavarësisht “mungesës” së komandantit ditët e fundit, forcat detare të IRGC-së kanë kryer “goditje dërrmuese dhe kanë vazhduar kontrollin vendimtar mbi Ngushticën e Hormuzit”.
Garda Revolucionare u zotua në deklaratë se “nuk do të ndalet derisa armiku të shkatërrohet plotësisht”. Tangsiri, një nga komandantët më të lartë të IRGC-së, ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e kalimit të anijeve në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Në llogarinë e tij në platformën X, ai kishte deklaruar së fundmi se “asnjë anije e lidhur me agresorët kundër Iranit nuk ka të drejtë të kalojë”.
Ai njihej si një komandant i drejtpërdrejtë, duke bërë vazhdimisht deklarata kundër SHBA-së dhe Izraelit. Në vitin 2019, Thesari i SHBA-së vendosi sanksione ndaj Tangsirit dhe komandantëve të tjerë të IRGC-së, pasi Irani rrëzoi një dron vëzhgues amerikan pranë ngushticës.
Sipas BBC- “Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar të IRGC-së, Alireza Tangsiri, pas raportimeve për një sulm izraelit.”
Edon Zhegrova do të jetë startues për ndeshjen vendimtare ndaj Kombëtarja e Turqisë.
Lajmi u konfirmua nga përzgjedhësi Franco Foda në konferencë, duke i dhënë një shtysë të madhe “Dardanëve” para sfidës historike për kualifikim në Kupa e Botës 2026.
Veteranët e UÇK-së protestuan para Kuvendit lidhur me përmbajtjen e ekspozitës
Shtohen linjat e autobusëve për ndeshjen Kosovë – Turqi
Bakteret e lashta të shpellave dhe sekreti i rezistencës ndaj antibiotikëve
Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë
Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Shenjat kafe që tregojnë Francën
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 30 mars, në vitet nëntëdhjetë
12 serialet më të mira për t’u parë këtë prill
Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
