Lajmet
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Published
8 months agoon
By
UBTnewsDelegacionet nga Ukraina dhe Rusia pritet të takohen më 2 qershor, në Stamboll, për rundin e radhës të bisedimeve për paqe, me gjithë intensifikimin e sulmeve ajrore ndaj njëra-tjetrës.
Media shtetërore ruse raportoi se ekipi negociator i Kremlinit ka arritur në aeroportin Ataturk të qytetit turk në orët e vonshme të 1 qershorit, para bisedimeve që pritet të nisin të hënën në orën 13 (mesditë në Prishtinë).
Ndërkohë, përmes një dekreti presidencial, Kievi tha se ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do ta udhëheqë delegacionin ukrainas, që përfshin mbi dhjetë zyrtarë të tjerë. Dekreti nuk theksoi nëse ekipi tashmë ka mbërritur në Turqi.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka folur përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, më 1 qershor, për të diskutuar rreth bisedimeve të radhës.
Sipas DASH-it, telefona u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.
Para bisedimeve, Ukraina u duk se forcoi pozicionin e saj negociues, pasi forcat e saj goditën disa aeroplanë bombardues nëpër Rusi, me dronë që u futën tinëz në vend përmes disa kamionëve, dhe më pas u lëshuan nga lokacione të afërta.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se të paktën 40 bombardues mund të jenë goditur gjatë sulmit të 1 qershorit, i përshkruar si “rezultat absolutisht i shkëlqyeshëm” nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se janë dashur mbi një vet e gjysmë për përgatitjen e operacionit.
Në prag të bisedimeve, të dyja palët ende duken të jenë larg arritjes së një pajtimi për ndërprerjen e luftimeve, ndërsa ekspertët thonë se gjasat për një marrëveshje mbeten të vogla.
Zelensky tha më 30 maj se Kremlini “po bën gjithçka” për t’u siguruar që bisedimet e propozuara për paqe nuk do të prodhojnë asnjë rezultat, pasi një sulm i madh me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës plagosi disa persona, dhe pasi një varg sulmesh ajrore ndaj Kievit goditën vende të shumta civile dhe banimi.
Ukraina është pajtuar në prill për një armëpushim 30-ditor, sipas në propozimi nga SHBA-ja, por Rusia nuk ka shfaqur gatishmërinë për ta nënshkruar, dhe shumë prej aleatëve të Ukrainës e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet ta zvarrisë procesin, në mënyrë që të shfrytëzojë situatën aktuale në fushëbetejë, ku Rusia ka përparuar në territoret që synon t’i mbajë të pushtuara./REL/
Lajmet
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2557 gjithsej
Published
22 minutes agoon
January 20, 2026By
UBTnews
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.
Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit (07:40), janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.
Nga përditësimi i fundit i KQZ-së, LVV del t’i ketë marrë 47.45% të votave, PDK 27.35%, LDK 10.32% dhe AAK 3.51%.
Lajmet
Mblidhet sot Këshilli Prokurorial i Kosovës
Published
24 minutes agoon
January 20, 2026By
UBTnews
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot mban mbledhjen e parë për këtë vit, në të cilin në rend dite është vendimi për shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për kryesues dhe zëvendëskryesues të KPK-së.
Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për zgjedhjen e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të KPK-së në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ky takim pritet të fillojë nga ora 14:00.
Lajmet
Rinumërim i votave në gjithë Kosovën, shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në KKZ-në e Prizrenit
Published
19 hours agoon
January 19, 2026By
UBTnews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen votat për kandidatë në tërë Kosovën. Përveç rinumërimit edhe në 28 komuna tjera, u është ndërprerë mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Ky vendim erdhi pas manipulimit të votave, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.
Në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, është rekomanduar rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Kështu ka thënë kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili tha se të gjeturat do të t’i adresojnë në Prokurorinë e Shtetit.
“Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore: Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera; Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit. Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor”, u shpreh Radoniqi.
Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komunat është në zhvillim e sipër.
Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërimit, Radoniqi tha se tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi
“Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi. Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime të mëdha tek disa kandidatë“, ka shtuar Radoniqi.
Lajmet
UBT prezanton Platformën e Reagimit të Sigurisë Kombëtare – NSRP
Published
20 hours agoon
January 19, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar NSRP (National Security Response Platform), një sistem interaktiv i dizajnuar për të trajnuar studentët dhe profesionistët në menaxhimin e krizave të sigurisë dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ky sistem lejon përdoruesit të simulojnë situata reale të krizave dhe të marrin vendime strategjike në kohë reale, duke i përgatitur për sfidat komplekse të sigurimit kombëtar.
Karakteristikat kryesore të platformës:
- Simulatori Interaktiv i Krizave: Ofron simulime të detajuara të krizave kombëtare, përfshirë sulme kibernetike, kriza diplomatike dhe emergjenca të sigurisë.
- Harta Interaktive Globale: Një hartë botërore interaktive vizualizon vendndodhjen e krizave, aktorët e përfshirë dhe lëvizjet gjeografike të ngjarjeve në kohë reale, duke ndihmuar studentët të kuptojnë dimensionin gjeografik të sigurisë kombëtare.
- Sistemi i Vendimmarrjes Multialternative: Çdo krizë ofron vendime kritike me pasoja të ndryshme. Platforma analizon zgjedhjet e përdoruesve dhe ofron feedback të detajuar mbi ndikimin e vendimeve.
- Panel Administrimi: Instruktorët mund të krijojnë, modifikojnë dhe fshijnë skenarë simulimi, duke personalizuar përvojën edukative sipas nevojave akademike.
- Sistemi i Vlerësimit dhe Feedback: Përdoruesit marrin një analizë të performancës së tyre, përfshirë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të vendimeve, si dhe sugjerime për përmirësim.
- Skenarizimi i Ngjarjeve Dinamike: Krizat evoluojnë në mënyrë dinamike në bazë të vendimeve të përdoruesit, duke krijuar një përvojë realistike dhe të përqendruar në praktikë.
Platforma është krijuar nga UBT-CERT (Computer Emergency Response Team), e projektuar për programin e Studimeve të Sigurisë në UBT dhe ofron një mjet praktik për të kuptuar kompleksitetin e menaxhimit të krizave kombëtare. Studentët mund të testojnë strategji të ndryshme, të mësojnë nga gabimet dhe sukseset e tyre, dhe të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit strategjik, të gjitha brenda një mjedisi të sigurt dhe të kontrolluar.
Kjo iniciativë e UBT synon të forcojë aftësitë praktike të studentëve dhe t’i përgatisë ata për sfidat reale të sigurisë kombëtare dhe teknologjive moderne.
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2557 gjithsej
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave
Mblidhet sot Këshilli Prokurorial i Kosovës
Vdes një person gjatë trajtimit në QKUK, trupi dërgohet për obduksion
Turqia feston 105 vjetorin e pavarësisë
Liga e Kampionëve rikthehet sonte, derbi i madh zhvillohet në Itali
27 vjet nga tranformimi i TMK-së në FSK
Rinumërim i votave në gjithë Kosovën, shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në KKZ-në e Prizrenit
REL: Mjekë dhe dëshmitarë përshkruajnë gjendjen e rëndë në Iran pas protestave
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet nga UBT2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
