Lajmet

Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë marrëveshje jetike për eksportin e grurit të premten

Kjo shënon marrëveshjen e parë të madhe midis palëve ndërluftuese.

Publikuar

Ukraina dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje përparimi të premten, e krijuar për të ndihmuar në lehtësimin e krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga eksportet e bllokuara të drithërave në Detin e Zi.

Kjo shënon marrëveshjen e parë të madhe midis palëve ndërluftuese që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt, dhe vjen pasi çmimet globale të ushqimeve janë rritur dhe njerëzit në disa nga vendet më të varfra të botës po përballen me uri.

Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara dhe presidentit Recep Tayyip Erdoğan do t’i bashkohet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres për një ceremoni nënshkrimi në orën 13:30 (GMT) në Pallatin luksoz Dolmabahçe të Stambollit.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis delegacioneve ushtarake të palëve ndërluftuese që nga marsi, të ndjekura në Stamboll javën e kaluar nga zyrtarë turq dhe të OKB-së, dolën me një draft fillestar për zgjidhjen e ngërçit./UBTNews/

Kulturë, Lifestyle

Izraeli rezervon vendin në finale të Eurovisionit

Publikuar

nga

Izraeli është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovisionit të kësaj fundjave, duke sfiduar mijëra protestues që marshonin në vendin nikoqir të Eurovisionit, Suedi, për luftën në Gaza.

Këngëtarja Eden Golan performoi këngën e saj “Hurricane” në gjysmëfinalen e dytë të së enjtes para 9 mijë shikuesve në Malmo Arena dhe rezervoi vendin e saj në finale falë votave të shikuesve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermania dënon protestat e dhunshme ndaj UNRWA-s

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme gjermane ka dënuar protestat e dhunshme ndaj agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë në Jerusalemin Lindor.

“Izraeli duhet të ofrojë mbrojtje ndaj objekteve të OKB-së dhe personelit. OKB-ja duhet t’i shërbejë mandatit të rëndësishëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor”, shkroi Ministria në platformën “X”.

UNRWA mbylli të enjten selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi izraelitët i vunë zjarrin zonave në skaj të kompleksit të saj.

Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA, tha se ky ishte incidenti i dytë i dhunshëm në më pak se një javë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konvertimi i patentë shoferëve, Italia përgëzon Qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Patentë shoferët e strukturave jo legale serbe nga sot mund të konvertohen në patentë shoferë të Republikës së Kosovës dhe kjo procedurë do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme, të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit në formular elektronik.

Për këtë ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, duke përgëzuar Qeverinë e Kosovës.

“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferëve. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane në platformën “X”.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Serwer: Escobar dhe Lajçak dështuan në misionin e tyre, normalizimi tani është i largët

Publikuar

nga

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka shkruajtur për takimin lamtumirës në Uashington në mes të dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

Në platformën Peacefare.net, Serwer shkruan se megjithatë Escobar dhe Lajcak nuk arritën të prodhonin normalizim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, synim ky që ishte prioritet i tyre kryesor.

Profesori amerikan thotë se të dy e kishin nisur keq dhe përfunduan edhe më keq. Ndërkaq duke rikujtuar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtyre tri viteve potencon se politika ndërkombëtare ka nevojë për një rivendosje.

Sipas tij, është e qartë që politika perëndimore ndaj Serbisë nuk është duke funksionuar dhe se Uashingtoni e Berlini s’janë duke bërë shumë më mirë në Kosovë.

Serwer gjithashtu thotë se dialogu për çështje teknike që në të kaluarën ka qenë më i suksesshëm, duke qenë se ishte fokusuar në çështje që prodhonin përfitime të dukshme për qytetarët e të dy shtete.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara