Lajmet

Ukraina bën përparim në jug kundër Rusisë

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin e Ukrainës në këtë pjesë.

Published

on

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia. Forcat e Kievit po përparojnë pranë qytetit jugor të Khersonit dhe po konsolidojnë fitimet në lindje.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin e Ukrainës në këtë pjesë. Në lindje, forcat ukrainase hynë në rajonin e Luhanskut që kontrollohet Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se “ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone”.

Në fjalimin e tij të mbrëmshëm, presidenti Zelensky tha se “luftimet e ashpra po vazhdojnë në shumë zona”, por nuk dha detaje. Por në jug, Vladimir Saldo, udhëheqës i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson, pranoi se forcat ukrainase kanë depërtuar pranë Dudchany, një qytet në lumin Dnipro rreth 30 km në jug të vijës së mëparshme të frontit. Lumi quhet Dnieper nga rusët./UBTNews/

Lajmet

Osmani: Aleanca me SHBA, BE e partneriteti me NATO janë në ADN-në e shtetësisë sonë

Published

on

By

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, presidentja Vjosa Osmani, iu drejtua studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd.

Ajo me këtë rast ka folur mbi prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, raporton KosovaPress.

Në fjalimin e saj, Osmani theksoi se Kosova është e vendosur të bëhet pjesë e plotë e familjes së shteteve euroatlantike dhe se aleanca me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe partneriteti me aleatët e NATO-s përbëjnë shtylla të qëndrueshmërisë rajonale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e hapësirës euroatlantike.

Në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës Qendrore, presidentja Osmani u ndal te roli i arsimit si urë lidhëse mes kombeve dhe si themel për bashkëpunim afatgjatë. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që studentët nga Kosova kanë marrë ndër vite nga Universiteti Eötvös Loránd dhe nga institucionet hungareze.

Duke vënë në pah dimensionin historik të marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, presidentja solli në vëmendje kontributin e dy figurave emblemë – Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Hunyadi.

Në shekullin e pesëmbëdhjetë, shqiptarët dhe hungarezët qëndruan krah për krah për mbrojtjen e qytetërimit evropian. Ishte një aleancë mbi vlera shpirtërore, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta si liria, identiteti dhe dinjiteti. Sot, në një Evropë që po ndryshon, ky trashëgim frymëzues na udhëzon për të ndërtuar partneritete që reflektojnë vizionin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të bashkuar.

Osmani theksoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë kanë potencial të madh për t’u thelluar në fusha si energjia e ripërtërirë, turizmi, teknologjia dhe arsimi, duke nënvizuar se përparimi i qëndrueshëm ndërtohet mbi investimin në rini dhe në krijimin e urave të mirëkuptimit ndërkulturor.

Continue Reading

Lajmet

FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me ushtarët e Iowas

Published

on

By

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas me partnerët nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësi mbështetëse të specializuara po marrin pjesë në një stërvitje ushtarake.

Kjo stërvitje po zhvillohet në kushte të intensitetit të lartë dhe për simulime luftarake të avancuara, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Garda Kombëtare e Iowas.

Aty thuhet se të gjitha njësitë po përballen me mjedis sfidues dhe presion të lartë, i projektuar për të reaguar në luftime në shkallë të gjerë.

Çdo ekip po përballet me sfida në një ambient dinamik dhe me presion të lartë, i krijuar për të imituar realitetin e luftimeve të shkallës së gjerë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Podujeva me ndërprerje të furnizimit me ujë nesër e pasnesër, shkak punimet teknike

Published

on

By

Për shkak të disa punimeve teknike, nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Çeku pret në takim ekipin e xhudos pas suksesit në Kampionatin Botëror

Published

on

By

Kampionet e xhudos nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, janë rikthyer në vend me medalje nga Kampionati Botëror i Xhudos, duke sjellë krenari dhe emocion për gjithë vendin, shkruan KosovaPress.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu u nderua me medaljen e bronztë – suksese që konfirmojnë nivelin elitar të sportistëve tanë në skenën ndërkombëtare.

Pas arritjes së tyre të jashtëzakonshme, ato u pritën me nderime dhe mirënjohje nga ministri në detyrë i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.. Gjatë një takimi të veçantë, u shprehën përgëzime të veçanta për xhudistet, por edhe për trajnerët Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, si dhe për Agron Kukën, kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kosova vazhdon të shkëlqejë në sport falë punës, disiplinës dhe talentit të sportistëve tanë,”, ka shkruar Çeku në ‘Facebook’ pas takimit.

Xhudoja vazhdon të mbetet një nga sportet më të suksesshme në Kosovë, duke dëshmuar se pasioni dhe përkushtimi sjellin rezultate të mëdha edhe në arenën më të madhe sportive botërore.

Continue Reading

Të kërkuara