Lajmet

Ukraina: Armëpushimi nuk po respektohet nga trupat ruse

“Rusët vazhdojnë të na bombardojnë”, tha nënkryetari.

Publikuar

Një armëpushim për të lejuar civilët të largohen nga Mariupoli nuk po respektohet plotësisht, sipas Këshillit të qytetit.

Sipas tyre, luftimet po zhvillohen në rajonin e Zaporizhzhia, vend ky ku përfundon korridori humanitar.

“Rusët vazhdojnë të na bombardojnë”, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov./UBTNews/

Lajmet

Blinken thotë se fati i planit të armëpushimit është në duart e Hamasit

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se nëse plani i armëpushimit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk përparon, Hamasi do të jetë fajtor.

Blinken përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që të pranojë planin siç është përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, 11 ditë më parë. Ai tha se përgjegjësia është mbi “një djalë” që fshihte “dhjetë kate nën tokë në Gaza” për të votuar, duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai shtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj propozimit gjatë bisedimeve të së hënës në Jerusalem.

Netanyahu nuk e ka miratuar publikisht atë që Biden përshkroi dhe as nuk u deklarua lidhur me atë nëse përputhet me një propozim izraelit në të cilin bazohej deklarata e Bidenit.

Blinken e përshkroi si një “shenjë shpresëdhënëse” përgjigjen e Hamasit ndaj një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën.

Sipas rezolutës, Izraeli ka pranuar atë që Biden ka paraqitur dhe i bëri thirrje që edhe Hamasi të veprojë njëjtë. Këtë rezolutë e përshëndeti edhe Hamasi. Por Blinken tha se përgjigja e Hamasit nuk është përfundimtare, duke shtuar se “ajo që ka rëndësi” është ajo që thuhet nga udhëheqja e Hamasit në Gaza, “dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi”.

“Nëse propozimi nuk do të procedohet, atëherë do të jetë “në dorën e tyre”, tha ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin

Publikuar

nga

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes dy Koreve, ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin. Ushtarët koreano jugorë kanë qëlluar në ajër për të paralajmëruar disa trupa koreano verior që kaluan kufirin mes dy vendeve. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar në një kohë që tensionet mes dy Koreve vijojnë të përshkallëzohen.

Raportohet se një grup ushtarësh koreano verior me mjete fushore hynë në territorin koreano jugor, mesa duket gabimisht. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano jugoret qëlluan për ti paralajmëruar. Gjatë javëve të fundit, veriu ka lëshuar qindra balona të mbushura me mbeturina drejt qytezave kufitare të jugut.

Seuli u kundërpërgjigj duke transmetuar muzikë pop dhe propagandë me megafonë. Aktivistë koreano jugore gjithashtu lëshuan balona me material propagandistike drejt veriut.  Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit koreano verior Kim Kong Un, ndërkohë ka kërcënuar jugun me kundërveprime të reja nëse vijonte këto veprime.

Vitin e shkuar, Kim Jong Un i dha fund të gjitha përpjekjeve për një bashkim të paqtë me jugun, duke akuzuar Seulin për akte armiqësore ndaj veriut. Që atëherë, veriu çmontoi një monument që simbolizonte bashkimin në penian dhe I dha fund të gjitha komunikimeve me jugun.

Në fillim të këtij muaji, Korea e Jugut anuloi të gjitha bashkëveprimet e mbetura nën marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në 2018-ën me veriut, çka I hapi rrugë rifillimit të stërvitjeve dhe aktivitete propagandistike.  Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, Seuli ka gjurmuar ushtarë koreano veriorë që instalonin mina përgjatë kufirit dhe shkëpusnin lidhjet hekurudhore me jugun./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE-ja njofton se mbi 2 mijë kamionë po presin të kalojnë në Gaza

Publikuar

nga

“Më shumë se 2 mijë kamionë që transportojnë ndihma humanitare dhe mallra komerciale janë duke pritur në Egjipt, gati për të hyrë në Gaza”, kanë njoftuar Operacionet Evropiane të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare.

“Për shkak të operacioneve intensive ushtarake, vendkalimi në Rafah mbetet i mbyllur. BE-ja avokon për qasje të qëndrueshme, të papenguar dhe të sigurt humanitare”, thuhet në një postim në X./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Guterres përsërit thirrjen për zgjidhje me dy shtete

Publikuar

nga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shton se “rruga e vetme përpara është përmes një zgjidhjeje politike që hap rrugën drejt paqes së qëndrueshme të bazuar në dy shtete, Palestinën dhe Izraelin, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri… me Jerusalemin si kryeqytet të të dyja shteteve”.

“Le të vazhdojmë të punojmë për atë realitet ndërsa punojmë për t’iu përgjigjur thirrjes së sotme për veprim për palestinezët në Gaza të cilët po përballen me nevojë të menjëhershme”, tha ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara