Lajmet

Uji me kanellë – Rëndësia për rënien në peshë dhe tretjen e mirë!

Published

on

Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharrueshme!

Kanella është një nga erëzat më popullore jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Ajo është e pasur me shumë antioksidantë dhe substanca efikase kundër mikrobeve.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e kanellës është ta zhysni atë në ujë dhe ta pini këtë lëng rregullisht.

Përgatiteni në formën e çajit, duke zierë 1 filxhan çaji me ujë dhe më pas shtoni një lugë çaji kanellë pluhur dhe pak mjaltë sipas preferencës për ta ëmbëlsuar. Lëreni të pushojë 15 minuta dhe më pas konsumojeni.

Shumë ekspertë të shëndetit, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë pirjen e lëngut të kanellës kundër një sërë sëmundjesh.

Më poshtë do të gjeni përfitimet që mund të merrni duke pirë lëngun e kanellës.

Kanella forcon sistemin imunitar

Kjo pije e mrekullueshme është e pasur me antioksidantë  që forcojnë sistemin imunitar.

Lëngu përmban shumë substance të fuqishme kundër virozave, baktereve dhe mykut.

Pirja e tij pakëson gjasat e shfaqjes së problemeve respiratoreve, sëmundjeve të zemrës e të tjerë.

Kanella Kundër mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.

Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kundër inflamacionit

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të pijnë lëng kanelle kundër dhimbjeve.

Kanella është një erëz e mirë kundër inflamacionit dhe dhimbjeve që shkakton ai.

Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut tek organizmi.

Sëmundja e Parkinsonit

Një studim i publikuar tek Revista Neuroimmune Pharmacology, të cilit i referohet AgroWeb.org ka arritur në përfundimin se kanella mund të ketë aftësinë të ngadalësojë progresin e sëmundjes së Parkinsonit.

Shënim:

Diabetikët duhet të konsultohen me mjekun përpara se të konsumojnë këtë kurë, për shkak të ëmbëlsisë së saj që mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak./AgroWeb.org

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara