Lajmet

Uji i Badovcit brenda pak ditësh mund të jetë i përdorshëm për pije

Brenda pak ditësh, uji nga Badovci mund të jetë i përdorshëm për pije.

Published

on

Drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, por edhe ata të komunës së Prishtinës, paralajmëruan se, sipas informacioneve që kanë nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe se brenda pak ditësh, uji nga Badovci mund të jetë i përdorshëm për pije.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e Liqenit të Badovcit dhe në rrjetin shpërndarës. Burbuqe Nushi nga ky institut i tha Radio Kosovës së bazuar në vlerat e rënies së ditëve të fundit se shpejti pritet të normalizohet kjo gjendje.

“Përkundër faktit se vlerat edhe në Liqenin e Badovcit janë dukshëm më të ulëta, mirëpo ende nuk e kanë arritur standardin e paraparë. Përmirësimi i gjendjes varet nga shumë faktor si kushtet klimatike dhe temperatura. Nëse bazohemi në trendin e rënies së vlerave besojë se shumë shpejtë do të bëhet kthimin në situatë normale”, tha ajo.

Nushi, tha së uji me vlerat aktuale mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër përveç që rekomandohet që të mos përdoret për pije e posaçërisht për fëmijët e moshës nga 0 deri në 5 vjeç.

“Uji me vlerat aktuale të manganit mund të përdoret për të gjitha veprimtarit tjetër, përveç që rekomandohet të behët kujdes për pije. Përgatitje të ushqimit, pastrim të ambientit, higjiene personale të gjitha të tjerat. Aktualisht rekomandohet të mos përdoret për pijë posaçërisht të mos përdoret nga fëmijët prej moshës 0 deri në 5 vjeç”, theksoi ajo.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar së ka pasur një bisedë telefonike me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili e ka informuar se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund të përdoret për pije.

Ai tha se Fetahu e ka siguruar së shumë shpejt qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badovcit mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorin ujin lirshëm për pije./RTK

Lajmet

Gjykimi për rastin ‘Banjska’ fillon zyrtarisht këtë muaj

Published

on

Pjesa kryesore e gjykimit për rastin e sulmit terrorist në Banjska, që ndodhi më 24 shtator 2023, pritet të fillojë më 17 prill 2025. Ky sulm çoi në vdekjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe u realizua nga një grup i organizuar, i cili akuzohet për terrorizëm, financim terrorizmi dhe shpëlarje parash.

Aktakuza është ngritur ndaj 45 personave, përfshirë udhëheqësin e grupit, Millan Radoiçiq, dhe disa të tjerë që dyshohet të kenë organizuar sulmin me qëllim shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë. Disa prej të akuzuarve janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2023.

Gjykimi do të fillojë me fjalët hyrëse të palëve dhe dëshmitë e ekspertëve. Prokuroria ka siguruar prova të shumta, përfshirë dokumente, armë dhe pajisje elektronike që lidhin të akuzuarit me aktivitete kriminale./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Kreshimir Pahoki nuk ndihet fajtor për masakrën në Daruvar

Published

on

Kreshimir Pahoki (51), ish-punonjës i policisë ushtarake, ka deklaruar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Bjelovar se nuk është fajtor për vrasjen e gjashtëfishtë dhe plagosjen e disa personave, që dyshohet se ka kryer më 22 korrik 2024 në Shtëpinë e të Moshuarve “Vianey” në Daruvar.

Pahoki, i cili u akuzua për 13 krime të rënda, përfshirë vrasjen e nënës së tij dhe katër krime të tjera të vrasjes së rëndë, ka refuzuar të pranojë akuzat. Ai po përballet me një dënim të mundshëm të gjatë me burg, që mund të shkojë deri në 40 vjet për krimet e tij.

Krimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut 2024, kur Pahoki shkoi në shtëpinë e nënës së tij për të paguar faturën e banesës. Pas një bisede të shkurtër me pronarin e shtëpisë, ai nxori një armë dhe filloi të qëllonte mbi të pranishmit, duke vrarë kujdestarin e shtëpisë, Damir Fijala, nënën e tij dhe tre banorë të tjerë të shtëpisë. Viktima e gjashtë humbi jetën më vonë në spitalin e Viroviticës si pasojë e plagëve të marra.

Në seancën e sotme të gjykatës, Pahoki e ka deklaruar veten të pafajshëm, dhe seanca do të vazhdojë me dëshmitarët dhe ekspertët që do të japin dëshmitë e tyre në ditët e ardhshme. Pahoki është akuzuar për krime të shumta, përfshirë vrasje, tentativë për vrasje, rrezikim të jetës dhe pasurisë, si dhe lëndime të rënda trupore. Sipas aktakuzës, ai mund të përballet me një dënim maksimal deri në 50 vjet burg për krimet e kryera.

Seanca e gjykatës pritet të vazhdojë dhe vendimi përfundimtar do të merret në ditët e ardhshme./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Viktima e 61-të e tragjedisë në Koçan, ndërron jetë një pacient tjetër

Published

on

By

Një tjetër pacient, që po trajtohej në Lituani për lëndimet e marra nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, ka ndërruar jetë, duke e çuar në 61 numrin e viktimave të kësaj tragjedie.

Më shumë detaje priten të bëhen të ditura në ditët në vijim nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Të premten, Aleksandar Karadakoski, i cili po trajtohej gjithashtu në Lituani për plagët e rënda të marra në këtë incident, humbi jetën. Trupi i tij u kthye dje në Maqedoni, ndërsa nesër do të mbahet ceremonia e varrimit në Koçan. Tragjedia e 16 marsit ka shkaktuar dhimbje të thella dhe humbje të mëdha për familjet e të prekurve dhe komunitetin e Koçanit.

Continue Reading

Bota

Gazetari palestinez u dogj i gjallë, Izraeli vazhdon sulmet

Published

on

Një gazetar palestinez ka humbur jetën në një sulm ajror izraelit, pasi u përfshi nga zjarri pas shpërthimit të një rakete. Pamjet dramatike tregojnë se gazetari luftoi për të shpëtuar, por nuk arriti të shpëtonte pasi zjarri ishte shumë i fortë. Ai u dogj i gjallë në terrenin që ishte shënjestruar nga forcat izraelite.

Hani Mahmoud i Al Jazeera, i cili po raporton nga qyteti i Gazës, tha se sulmet izraelite vazhduan gjatë natës, duke përfshirë shënjestrimin e ndërtesave të banimit dhe tendave, veçanërisht në Khan Younis dhe Gaza Qendrore. Ai theksoi se një numër raketash ishin hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza, pas të cilave forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre.

Një ndër sulmet më të rënda ka përfshirë një tendë pranë kompleksit spitalor Nasser në Khan Younis, ku strehoheshin gazetarët. Pamjet e tmerrshme treguan një gazetar të përfshirë nga flakët, pasi raketa izraelite kishte shpërthyer pranë tij, duke e bërë të pamundur shpëtimin.

Pavarësisht këtyre tmerreve dhe humbjeve tragjike, Mahmoud raportoi se ushtria izraelite vazhdoi pa ndalur sulmet ajrore, duke përshkallëzuar gjithnjë e më shumë dhunën dhe shkatërrimin në Gaza.

Continue Reading

Të kërkuara