Lajmet

​Grantet për gratë, Osmani: Arritjet e grave po e riformësojnë sektorin e biznesit

Osmani tha se kjo do të shërbejë për qëndrueshmërinë në këtë sektor.

Published

on

53 biznese në pronësi të grave dhe pjesëtarë të minoriteteve janë përfituese të grantit prej 530 mijë dollarëve. Kjo mbështetje është në kuadër të skemës së granteve të qëndrueshmërisë, ku përfshihen sektorë nga bujqësia, agrokultura dhe bukuria. Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë organizuar ceremoninë e nënshkrimit të këtyre granteve.

Presidentja Vjosa Osmani tha se ndarja e 53 granteve për bizneset e udhëhequra nga gratë, do të shërbejë për qëndrueshmërinë në këtë sektor.

“Arritjet e sipërmarrëseve gra në Kosovë nuk janë vetëm suksese individuale. Ato janë arritje kolektive që ngrisin dhe fuqizojnë të gjithë shoqërinë tonë. Këto gra të jashtëzakonshme po thyejnë barriera në sektor tradicionalisht të dominuar nga burrat, duke prirë me praktika inovative dhe duke vendosur standarde të reja të cilësisë. Arritjet e tyre po e riformësojnë sektorin e biznesit, duke kontribuar drejt një kulture të barazisë dhe gjithëpërfshirjes. Është konfirmuar tashmë gjerësisht se gratë jo vetëm që fuqizojnë bizneset dhe familjet e tyre, por edhe kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në përmirësimin e strukturës ekonomike dhe sociale të shtetit tonë. Angazhimi ynë për të përkrahur gratë ne biznes dhe për të mbështetur të gjitha komunitetet në po të njëjtin synim mbetet i palëkundur”, deklaroi Osmani.

Shumë biznese në pronësi të grave, Osmani shtoi se u detyruan të mbyllen për shkak të pandemisë. Megjithatë, ajo theksoi se ka një valë të re të bizneseve të reja në pronësi dhe menaxhim të grave. Kryetarja e shtetit theksoi se mbështetja e USAID-it ka qenë dhe mbetet esenciale.

“Ndarja e granteve nga USAID për 53 biznese në pronësi të grave dhe biznese të udhëhequra nga gra e burra nga komuniteti jo-shumicë, është më shumë se një investim financiar. Është një shenjë besimi në aftësitë e jashtëzakonshme të sipërmarrësve tanë. Këto fonde do të shërbejnë si katalizator për rritje, inovacion dhe qëndrueshmëri të mëtutjeshme në secilin nga këta sektorë jetik të ekonomisë tonë”, shtoi Osmani.

Edhe drejtoresha e misionit të USAID-it, Mary Eileen Devitt tha se bizneset e vogla janë motori i shoqërisë. Sipas saj, shumë shpesh gratë dhe grupet e minoriteteve janë të përjashtuara.

“Gjatë katër viteve të ardhshme, USAID nën aktivitetin 5,7 milionë dollarësh të angazhimit ekonomik gjithëpërfshirës do të akordojë këto grante të cilat do të sigurohen në një sektor privat më gjithëpërfshirës duke rritur mundësitë ekonomike dhe duke fuqizuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në pronësi të grave dhe minoriteteve. Kjo skemë e fuqizimit do të ofrojë 530 mijë dollarë grante. Këto biznese zakonisht operojnë në fusha siç janë turshitë, frutat e thatë, e kështu me radhë. Këto grante do të ju ndihmojnë, ndjejnë sot pasojat e pandemisë që të bëheni të qëndrueshëm ndaj ndonjë shoku që mund të vijë në të ardhmen. Dhe në përgjithësi do të ju ndihmojë që të jeni më konkurrent në tregjet vendore dhe rajonale”, u shpreh ai.

Drejtoresha ekzekutive të Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) , Nermin Mahmuti foli për rëndësinë e këtyre granteve për gratë sipërmarrëse.

“Qëllimi kryesor i aktivitetit gjithëpërfshirës ekonomik është që të ofrojë mundësi te shtuara ekonomike dhe të rris qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të synuara. Fuqizimi i tyre do të kontribuojë në zhvillimin e sektorit privat dhe në integrimin e tyre në sektorin ekonomik të Kosovës. Si rezultat i bashkëpunimit mes të CDF-së dhe USAID të gjitha bizneset përfituese të granteve do të kenë mundësi që përmes pajisjeve të fituara, mbështetjes teknike dhe mentorimit të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe të jenë më atraktive në treg”, u shpreh ajo.

Nga 53 ndërmarrjet që kanë qenë përfituese të këtij granti, 40 prej tyre janë në pronësi të grave dhe 13 të tjera në pronësi të minoriteteve.

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Sport

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara