Aktualitet

Ujësjellësi ”Prishtina” nga 25 korriku nis shkyçjen e bizneseve borxhlinj

Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro.

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e kategorisë së bizneseve se duke filluar nga data 25 korrik e këtij viti, do të fillojë me aplikimin e shkyçjeve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për ato biznese që kanë të papaguar një faturë të ujit e lart.

Sipas KRU “Prishtina”, borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha).

“Ua kujtojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, në vazhdimësi. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që të përmbushni obligimin tuaj ligjor ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit. Keni kohë 6 ditë të paguani të gjitha faturat e papaguara për shërbime të ujit dhe kanalizimit. Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14/04/2022. Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” sh.a. do të inicion kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se, ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme. Po ashtu, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi Nr.06 / L-074, Neni. 314 konsiderohen vepra penale çfarëdo manipulimi apo vjedhje që përfshihet edhe shërbimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndryshme të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe shoqërime në polici.

Rasti i parë është raportuar në Kamenicë, ku një person është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht një grua. Sipas policisë, i dyshuari e ka shqetësuar viktimën përmes telefonatave të njëpasnjëshme dhe duke e përcjellë nëpër vendet që ajo frekuentonte. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Një tjetër rast ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 11:50, ku një burrë është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një gruaje. Pas intervistimit të të dyja palëve, prokurori ka vendosur që ata të lirohen, ndërsa rasti ka kaluar për hetim në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Vushtrri, rreth orës 18:30, një fjalosje mes dy burrave ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të rendit. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit e përfshirë në konflikt, ku pas konsultimit me prokurorin, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

15 të arrestuar në Lipjan pas një përleshjeje për pronë, 11 të lënduar

Published

on

By

Plot 15 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Lipjan, pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje të ashpër lidhur me një pronë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, rreth orës 18:20. Si pasojë e kësaj përleshjeje masive, lëndime trupore kanë pësuar 11 persona, të cilët janë detyruar të pranojnë tretman mjekësor.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit dhe arrestimit të të gjithë të përfshirëve, rasti ka kaluar në duart e prokurorisë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, 10 nga të dyshuarit janë dërguar menjëherë në mbajtje, ndërsa ngjarja po hetohet nën cilësimin e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Brazili kalon si lider i grupit në fazën nokaut, Vinicius shkëlqen ndërsa kthehet Neymar

Published

on

By

Pesë herë kampionët e botës, Brazili, kanë siguruar vendin e parë në Grupin C të Kupës së Botës 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë. Ndeshja e zhvilluar në mesnatën mes të mërkurës dhe enjtes (sipas kohës në Kosovë), përveç dominimit brazilian, solli edhe një moment të shumëpritur: rikthimin e yllit Neymar në fushë pas tre vjetësh mungesë.

Figura qendrore e këtij takimi ishte Vinicius Junior, i cili shkëlqeu duke realizuar dy golat e parë. Sulmuesi i Real Madridit hapi serinë e golave që në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi epërsinë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Me këto dy realizime, Vinicius ka arritur në kuotën e katër golave në këtë Botëror, duke u barazuar me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, dhe duke mbetur vetëm një gol pas Lionel Messit që kryeson listën. Fitoren e “Seleçaos” e vulosi Matheus Cunha në minutën e 60-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

Përveç spektaklit të golave, vëmendjen maksimale e mori minuta e 76-të, kur stadiumi “Hard Rock” shpërtheu në ovacione të mëdha për hyrjen në fushë të Neymarit. Sulmuesi 34-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, regjistroi paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare që nga viti 2023.

Me këtë sukses, Brazili pozicionohet i pari në grup dhe të hënën do të luajë në Houston në kuadër të 1/32 së finales kundër vendit të dytë të Grupit F.

Në anën tjetër, Skocia, që merr pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1998, dështoi të shkruajë historinë për të kaluar fazën e grupeve në tentativën e nëntë. Megjithatë, shpresat e tyre nuk janë shuar plotësisht; me një diferencë golash prej -3, skocezët do të presin në kampin e tyre në Charlotte rezultatet e grupeve të tjera me shpresën për t’u kualifikuar tutje si një nga katër kombëtaret më të mira të vendeve të treta. /E.A/

Continue Reading

Sport

Zvicra mposht Kanadanë dhe kalon si lidere e grupit, shkëlqen Manzambi e Xhaka

Published

on

By

Zvicra e ka mbyllur me sukses të plotë fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2-1. Me këtë triumf, helvetikët kanë siguruar vendin e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa Kanadaja, pavarësisht humbjes, kalon tutje në fazën e eliminimit direkt si e dyta me katër pikë.

Skuadra e Murat Yakinit e dominoi pjesën më të madhe të takimit, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë. Menjëherë në minutën e 46-të, Johan Manzambi shërbeu bukur për Ruben Vargas, i cili realizoi për 1-0 me një goditje të saktë që u ndihmua edhe nga shtylla. Zvicra nuk u ndal dhe në minutën e 57-të dyfishoi epërsinë, kur Breel Embolo asistoi për Manzambin, i cili këtë herë finalizoi vetë me qetësi për 2-0.

Kanada, nën drejtimin e Jesse Marsch, u rikthye në lojë në minutën e 76-të. Nathan Saliba dërgoi një top të saktë në zonë, ndërsa Promise David shënoi për 2-1, duke ndezur emocionet e minutave të fundit. Kanadezët patën madje një mundësi të artë në kohën shtesë për të barazuar, kur pas një krosimi që kaloi portierin Gregor Kobel, Derek Cornelius u gjend përballë portës së zbrazët, por çuditërisht e dërgoi topin jashtë.

Një nga figurat kryesore të ndeshjes padyshim ishte Johan Manzambi me një gol dhe një asistim. Një paraqitje mjaft solide në mesfushë zhvilloi edhe kapiteni Granit Xhaka, i cili kontrolloi tërësisht ritmin e lojës dhe organizoi aksionet e zviceranëve. Pas këtij rezultati, të dyja kombëtaret vazhdojnë rrugëtimin e tyre në fazën e eliminimit direkt të Botërorit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara