Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

U kapën me dokumente të falsifikuara në Merdare, arrestohen dy shtetas turq

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të Turqisë, janë arrestuar në Pikën Kalimtare Kufitare në Merdare, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje/dalje, të dyshuarit kanë prezantuar para zyrtarëve policorë dokumente udhëtimi që dyshohet se ishin të falsifikuara.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara