Sport

UEFA e zbulon ekipin ideal të Europianit

Published

on

UEFA ka publikuar ekipin ideal të Kampionatit Europian të vitit 2024, pasi turneu përfundoi në mbrëmjen e së dielës.

Ekipi i ideal i Euro 2024 është dominuar qartazi nga futbollistët spanjollë, me 6 prej tyre duke u përfshirë në këtë skuadër të privilegjuar. Në mbrojtje në anën e majtë është Cucurella, ndërsa mesfusha përbëhet ekskluzivisht nga futbollistë spanjollë si Fabian Ruiz, Olmo dhe Rodri.

Në sulm, dy lojtarë që kanë bërë shumë për të impresionuar janë Nico Williams dhe Lamine Yamal.

Në portë është vendosur portieri i Francës, Maignan, ndërsa në zemër të mbrojtjes Saliba e Akanji, kurse në të djathtë finalisti me Anglinë, Walker. E në qendër të sulmit u vendos Musiala i Gjermanisë.

UEFA ka kërkuar nga 12 vëzhgues teknikë për ta bërë ekipin ideal, përfshirë këtu edhe Rafa Benitezin, David Moyes, Solskjaer etj. 

Ky ekip ideal shënon një kombinim të talentit individual dhe performancës së ekipit, reflektuar në suksesin e Spanjës në këtë turne të madh europian./UBTNews/

Sport

Empoli i bëri ofertë marramendëse, por Ardian Ismajli ende i pavendosur për të ardhmen

Published

on

E ardhmja e mesfushorit nga Kosova Ardian Ismajlit nuk është vendosur akoma.

Edhe pse lojtari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me klubin e tij, drejtuesit e skuadrës nuk kanë humbur shpresën për arritjen e një marrëveshejeje të re.

“Ismajlit i kemi bërë një ofertë, ai ka marrë kohën e nevojshme për të reflektuar. Është i lirë të bëjë çfarë të dojë, por duhet të bëjë diçka të tillë duke menduar se Empoli e konsideron një lojtar të madh dhe se duam që të qëndrojë me ne. Sigurisht oferta jonë ka qenë në linjë me mundësitë tona ekonomike. Sido qoftë përgjigja e tij ne e rrespektojmë pasi e dimë që kemi të bëjmë një profesiosnit të vërtetë, i cili këtë sezon ka dhënë gjithçka për skuadrën”, tha drejtori sportiv i Empolit, Roberto Xhemi. /UBT News/

Continue Reading

Sport

Paraqitjet e legjionarëve, shkëlqejnë Arbër Hoxha dhe Berat Gjimshiti

Published

on

Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të spikatin me paraqitje të shkëlqyera nëpër kampionatet europiane, duke kontribuar me gola, asiste dhe paraqitje të shënuara me nota të larta nga specialistët.

Një nga më të dalluarit këtë fundjavë ishte Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares, i cili shkëlqeu në ndeshjen mes Dinamo Zagreb dhe Šibenik, që përfundoi me rezultatin 3-0. Hoxha u aktivizua në pjesën e dytë, ku shënoi një gol dhe dha një asist, duke luajtur një rol kyç në sigurimin e fitores për ekipin e tij. Për paraqitjen e tij të shkëlqyer, ai mori notën 8.2 nga sajtet e specializuara për statistika si Sofascore.

Po ashtu, Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, vazhdon të paraqitet në nivele të larta te ekipi i Atalantas. Ai dha një asist të bukur në fitoren 0-5 të skuadrës së tij ndaj Veronës, ku në minutën e 25-të shërbeu perfekt për Reteguin, i cili realizoi golin e dytë të takimit.

Edhe futbollistët e tjerë të Kombëtares shqiptare patën minuta të vlefshme në fushë gjatë ndeshjeve të fundjavës. Mes të tjerëve, Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi dhe Rey Manaj ishin titullarë dhe dhanë kontributin e tyre për skuadrat respektive.

Paraqitjet e këtyre futbollistëve vazhdojnë të dëshmojnë nivelin e lartë të talenteve shqiptare që luajnë në ligat europiane./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Topi i ri i Championsit që do të përdoret për fazat me eliminim direkt

Published

on

Mynihu, qyteti që do të presë finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, ka inspiruar dizajnin e topit të ri Adidas Pro Ball Munich. Ky top, i cili do të përdoret në fazën me eliminim direkt të garës më të lartë të futbollit europian për klube, sjell një përzierje të elegancës dhe historisë së qytetit të Mynihut.

Dizajni i topit nderon statusin e Mynihut si portë hyrëse në Alpet bavareze. Ai bashkon “yjet” e Ligës së Kampionëve, të cilët janë të përfshirë në ngjyrë të bardhë, me gjashtëkëndorë në ngjyrë jeshile dhe bakri. Këto ngjyra janë një homazh për çatitë dhe pallatet tipike të qytetit të Mynihut.

Përveç estetikës, ky top i ri vjen me një sërë inovacionesh teknologjike. Adidas ka përdorur poliestër të ricikluar dhe bojë me bazë uji, ndërkohë që topat për vitin 2024/25 janë prodhuar me më shumë substanca me origjinë biologjike krahasuar me topat e mëparshëm. Çdo shtresë përfshin materiale si fibra misri, shkop sheqeri, pastë druri dhe gomë, pa ndikuar negativisht në performancë.

Një tjetër element i veçantë i këtij topi është partneriteti i Adidas me Common Goal. Ky bashkëpunim ka mundësuar që 1% e shitjeve neto globale të topave, duke përfshirë këtë version të fundit, të kontribuoni në iniciativat që favorizojnë një ndryshim social të qëndrueshëm në komunitetet më të paushqyera. Kjo ka si qëllim krijimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më përfshirëse përmes futbollit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Behije Mustafa fiton medaljen e argjendtë në Europianin e karatesë

Published

on

Behije Mustafa zhvilloi luftë të fortë në finale të Kampionatit Evropian të karatesë për të reja. Por megjithatë nuk e fitoi të artën.

Të dielën pasdite në Bielsko-Biala të Polonisë, Mustafa fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën U21, në kategorinë deri 68 kilogramë. U mposht në finale nga gjermania Hannah Riedel.

Mustafa ishte në epërsi 1:0 e më pas edhe 2:1. Lufta ishte e fortë deri në fund, ndërsa përfundoi 4:4.

Për shkak të rezultatit të barabartë, fituesja u shpall me vendim të gjyqtarëve. Tre gjyqtarë anësorë e vlerësuan fituese gjermanen e njëri xhudisten kosovare.

Behije Mustafa e kishte pëparësinë që realizoi pikë e para, por e penalizoi fakti që mori dënim nga referi në arenë në 15 sekondat e fundit. Dhe kjo ishte vendimtare.

Medalja e argjendtë është sukses i madh për karateisten kosovare, ajo i shënoi katër fitore të shtunën për të arritur në finale. Mposhti karateiste nga Franca, Serbia, Danimarka e Turqia. Mustafa ka edhe një medalje bronzi nga Evropiani për të rinj, në vitin 2021. Kishte fituar të bronztën për grupmoshën e junioreve.

Continue Reading

Të kërkuara