Lajmet

​“Udhëheqësit e NATO-s dhe Trump në Tiranë në 2027”, Rama bën bilancin e vitit

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot bilancin e vitit, ku është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Sipas tij, ardhja e Presidentit Trump dhe krerëve të shteteve anëtare të NATO-s është tregues i faktit se sot Shqipëria është një vend i barabartë me vendet e tjera.

E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te rritja e pagave në administratë.

Ne kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin 2024 pagat të arrinin në nivelin mesatar 900 euro. Jemi në 968 euro dhe tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse të ekonomisë sepse një gjë është të duash të rrisësh pagat dhe pensionet, një gjë është ti rrisësh. Ne e gjetëm Shqipërinë një vend të zhytur në borxhe dhe pluhur. Vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmeve të financimit të atyre rrugëve të lëna rrugëve, na morën një kohë goxha të madhe. Sot jemi në kushte të tjera. Ne nuk kemi pasur një administratë që kishte motivimin por edhe mundësitë të shërbente me dinjitet. Sot e kemi falë një transformimi epokal që kemi bërë përmes kalimit të shërbimeve online. Në fillim të vitit të ri do të kemi një tjetër zhvillim domethënës, asistenti virtual që është futur te e-albania dhe i është përgjigjur mbi 1 milion pyetjeve”.

Lajmet

PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, akuzojnë pushtetin për mospërgjegjësi

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish sot në Kuvendin e Kosovës, ku kanë drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për uzurpim të institucioneve dhe prirje për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja.

Gjatë këtij takimi, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, deklaroi se karriget e zbrazëta në sallën e Kuvendit pasqyrojnë ikjen e pushtetit nga përgjegjësitë që i takojnë. Ajo theksoi se kërkesa e tyre e vazhdueshme ka qenë që shteti të punojë në shërbim të qytetarëve dhe jo për interesa partiake.

“Demokracia nuk matet vetëm në ditën kur numërohen votat, por çdo ditë pas zgjedhjeve. Për gati 2 vjet Kosova ka pritur që përgjegjësitë të merren, dhe pas 6 vjet qeverisjeje, çfarë kanë bërë të tjerët nuk mund të jetë përgjigje, sepse përgjegjësia ju takon juve. Jemi vetëm pak ditë larg shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasiguri për librat e fëmijëve të tyre”, deklaroi Jashari. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Natyra pa njeri” e Violeta Xhaferit ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton pikturën “Natyra pa njeri” (2021) të artistes Violeta Xhaferi, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Praktika artistike e Xhaferit ndërthur pikturën me proceset tekstile, skenografinë dhe dizajnin e kostumeve, duke eksploruar natyrën, atmosferën dhe transformimin.

Instalacioni, i komisionuar për ekspozitën retrospektive të artistes në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2023, përbëhet nga kanavaca të mëdha që krijojnë një peizazh të gjerë të imagjinuar.

Në pikturë shfaqen elemente të tilla si pyjet, zogjtë, drita në ndryshim dhe horizontet e thella, të cilat krijojnë një kalim të vazhdueshëm mes muzgut dhe agimit.

Artistja përdor ngjyrën tekstile drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e kanavacës, duke zbardhur pjesë të caktuara dhe duke ndërhyrë me bojë tekstili për të ndërtuar kompozimin dhe atmosferën e veprës.

Kjo qasje lidhet edhe me përvojën e Xhaferit si dizajnere kostumesh në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke ndërthurur përvojën e saj në skenografi dhe kostumografi me praktikën e saj në pikturë.

Drita është një element thelbësor i instalacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën dhe përjetimin e hapësirës së krijuar nga artistja.

Ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë” do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 26 gusht 2026.

Orari i vizitës:

E martë–e premte: 10:00–18:00
E shtunë–e diel: 10:00–17:00 /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një 49-vjeçar pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik

Published

on

By

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës sa po punonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas policisë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara