Lajmet

Udhëheqësit e Kinës dhe Australisë do të takohen për herë të parë që nga viti 2016

Marrëdheniet mes dy shteteve ishin përkeqësuar.

Publikuar

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka konfirmuar se do të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping në G20, takimi i parë i tillë midis liderëve të dy vendeve që nga viti 2016.

Marrëdhëniet u përkeqësuan pasi Australia akuzoi Kinën për ndërhyrje dhe Pekini u zemërua me thirrjen e Canberras për një hetim mbi origjinën e koronavirusit.

Këto tensione u përshkallëzuan më tej në vitin 2020 kur Kina vendosi tarifa dhe goditje të tjera tregtare mbi disa produkte eksporti me origjinë australiane./UBTNews/

Lajmet

Aliu: Në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet

Publikuar

nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Aliu në një konferencë për media ka thënë se me kapacitetet aktuale e me ndryshimet klimatike, nuk po arrijnë t’i menaxhojnë lumenjtë.

“Kosova i ka katër pellgje lumore dhe pellgu i Drinit të Bardhë është pellgu me i madh. Janë draftuar ligjet për menaxhimin e këtyre pellgjeve. Çka është një plan për menaxhimin e pellgjeve. Kosova është një vend që ka kapacitete të limituara të ujit, jemi në një krizë. 75 për qind të këtij uji e përben vetëm liqeni i Ujmanit, në të ardhmen duhet që t’i rrisim këto kapacitete sepse keni ndryshime që shpesh herë nuk mund t’i menaxhojmë mirë, për shkak të mungesës së planeve. Jemi në qershor dhe e përfundojmë hartën e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Duke pasur parasysh që një vendim i tilli si ky sot ne e kemi themeluar edhe task-forcën e gjelbër, jemi duke ndërmarr hapa konkret për mbrojtjen e ambientit. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur aksion të vazhdueshëm, për eksploatime e zhavorrit në lumenj dhe është bërë konfiskime të pajisjeve dhe ky aksion do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Murati për aksionin e djeshëm në veri: Dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, i zhvilluar të hënën, ka qenë veprim i bazuar në ligjshmëri.

Murati pas mbledhjes së Qeverisë së martën ka thënë se ka pasur dyshime se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë.

“Ne sigurohemi për zbatimin e ligjshmërisë për fushën financiare. Ka pasur dyshime të bazuara që po zhvillohen aktivitete financiare në kundërshtim me ligjin. Dyshimi i bazuar ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licensa. Sa i përket reagimit nuk jam ne dijeni për detaje, por çdo veprim është i bazuar në ligjshmëri”, tha Murati.

Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore.

Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion euro, 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë franga dhe rreth 14 mijë dollarë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin e cilësoi si të pa koordinuar me aleatët dhe që përshkallëzon tensionet në atë pjesë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Qeveria shuan Ndërmarrjen e Re Energjetike, miraton sërish marrëveshjen me OPEC-un

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish marrëveshjen ndërkombëtare me Fondin Zhvillimor OPEC, pak ditë pasi e njëjta dështoi të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme mori vendim që të shpërbëjë Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës, e cila ishte themeluar për të menaxhuar kontratën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” nga “Contour Global”, por ky projekt është anuluar që nga marsi i vitit 2020. Krahas kësaj, u morën disa vendime për shpronësime, përfshirë atë për konservimin, restaurimin dhe ndërtimin e kompleksit memorial Masakra e Reçakut.

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekruan Murati tregoi sipas tij domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes me OPEC në Kuvend. Ai tha se për të njëjtën marrëveshje janë thënë shumë të pavërteta, pasi sipas tij, përmes kësaj marrëveshje Kosova do të përfitonte rreth 40 milionë dollarë.

“Marrëveshja në fjalë është me Fondin OPEC për zhvillim ekonomik. Megjithatë kjo ka qenë e lidhur në kuadër të bashkëpunimit që kemi pasur me Bankën Botërore. Banka Botërore ka qenë udhëheqësi i procesit në kuadër të një pakete të reformave të politikave publike. Me rastin e realizimit kanë liruar mjete të cilat janë vënë Kosovës në dispozicion. Marrëveshja me Bankën Botërore ka qenë në vlerë 50 milionë euro. Ajo marrëveshje është nënshkruar, ratifikuar dhe tashmë mjetet Kosova i ka marrë. Kurse, pjesa e dytë që ka qenë me OPEC ka mbetur ende e padisbursuar pasi marrëveshja ende nuk është ratifikuar në Kuvend. Konsideroj se është e rëndësishme që të përmbyllet cikli i reformave që ka qenë dhe mjetet të disburosohen. Përveç se ka përfitime financiare, me kushte 20 vjet kthimi, bëhet fjalë edhe për rritjen dhe përforcimin e bashkëpunimit të Kosovës me të gjitha shtetet”, tha ai.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ndërkaq është shtyrë edhe për dy vite afati i zbatimit të marrëveshjes IPA me Bashkimin Evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mbi 900 mijë palestinezë janë zhvendosur nga Gaza gjatë dy javëve të fundit

Publikuar

nga

Mbi 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë në Gaza, janë zhvendosur gjatë dy javëve të fundit si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit, tha zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Bombardimet e Izraelit u shoqëruan me luftime të vazhdueshme, kryesisht në lindje të Rafahut dhe Jabalisë. Ai tha se nga palestinezët e zhvendosur, 812 mijë janë nga Rafah dhe mbi 100 mijë nga veriu i Gazës.

“Deri më sot, më shumë se 75% e Rripit të Gazës – rreth 285 kilometra katrorë – është nën urdhra evakuimi mes armiqësive në rritje”, tha Dujarric.

Individët e zhvendosur po kërkojnë strehim në hapësira të hapura, ndërtesa të dëmtuara dhe toka bujqësore në Khan Younis dhe Deir al-Balah./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara