Lajmet

Udhëheqësi indonezian do t’i kërkojë Putinit të bie dakord për armëpushim

Presidenti Joko Widodo po kërkon gjithashtu mënyra për të çliruar eksportet e grurit.

Published

on

Presidenti indonezian po viziton Ukrainën dhe Rusinë në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes.

Presidenti Joko Widodo – i njohur gjithashtu si Jokowi – po kërkon gjithashtu mënyra për të çliruar eksportet e grurit.

Para luftës, Ukraina ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në Indonezi.

Indonezia aktualisht mban presidencën e rradhës të G2. Widodo është një nga gjashtë liderët botërorë që Kombet e Bashkuara kanë emëruar si “kampionë” të Grupit Global të Reagimit ndaj Krizave, i formuar për të trajtuar kërcënimin e urisë dhe varfërisë që vjen nga lufta.

Indonezia dënoi pushtimin rus të Ukrainës, por është përpjekur të ruajë marrëdhëniet me Moskën.

Widodo do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara se të udhëtojë në Rusi për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi indonezian ka thënë se do t’i kërkojë Putinit të pajtohet me një armëpushim./UBTNews/

Lajmet

​Milani ndryshon ofertën për Jasharin

Published

on

Milani po përgatit një ofertë të re dhe të përmirësuar për Club Brugge për Ardon Jasharin, duke rritur tarifën fikse në 35 milionë euro dhe duke ulur bonuset që lidhen me performancën.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se kjo është afërsisht e njëjta shifër e përgjithshme për investimin, por struktura e tij do të ndryshojë.

Kjo do të thotë që kur drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani u tha drejtorëve belgë se oferta përfundimtare do të ishte 32.5 milionë euro plus bonuse, kjo nuk ishte krejtësisht e pasaktë.

Prandaj, do të zhvendoset në 35 milionë euro të garantuara, plus një shifër më të vogël për shtesat e lidhura me performancën e lojtarit dhe të ekipit gjatë kohës së tij në San Siro.

Duke ndryshuar strukturën e ofertës, nëse jo shifrën totale, kjo mund të sjellë një rezultat të ndryshëm për Milanin.

Club Brugge e kishte bërë të qartë se ishte i gatshëm ta linte Jasharin të shkonte vetëm nëse merrte 35 milionë euro paraprakisht.

Me këtë ndryshim, Milani është i bindur se mund ta arrijë marrëveshjen dhe t’i japë Max Allegrit mesfushën e tij të ripërtërirë plotësisht me Samuele Ricci, Jashari dhe Luka Modric.

Continue Reading

Aktualitet

Seanca e 52-të, e fundit për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, kjo një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.

Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut, përmes së cilës u vendos ex officio masë e përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kolegë tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në këtë seancë.

Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Published

on

Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri Jarinjë dhe Bërnjak, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Në mëngjesin e 25 korrikut 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Një proces gjyqësor për këtë vrasje, rezultoi me shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve dhe sot e asaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjen e policit Zymberi.

Continue Reading

Aktualitet

Pritjet e mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Published

on

Në përditësimin e të dhënave, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet të mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë vijojnë deri në 25 minuta, dhe atë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq në Merdarë, po pritet 10-15 minuta, derisa pikat tjera kufitare janë me më pak pritje thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara