Lajmet nga UBT
UBT vlerësohet si një prej universiteteve më inovative në botë
Ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është një arritje e shkëlqyer e UBT-së.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiUBT është ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga revista prestigjioze Times Higher Education.
Në Impact Rankings 2022, në edicionin e çdovitshëm që realizohet nga kjo prestigjioze, pjesë e Financial Times, UBT është renditur lartë si një prej institucioneve arsimore më të mira në fushën e inovacionit.
Në disa kategori UBT del të jetë në mesin e 200 universiteteve më të mira në botë. E padyshim se në të gjitha kategoritë e vlerësimit është universiteti lider, numër një në rajon me impaktin më të lartë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Revista prestigjoze globale, Times Higher Education, ka publikuar listën globale të universiteteve me impaktin më të lartë për zhvillimin e qëndrueshëm, Impact Rankings 2022 ku UBT ka arritur sukses më të madh krahasur me vitin e kaluar.
Vlerësimi i impaktit të universiteteve në këtë listë bëhet përmes analizës së të dhënave që lidhen me Sustainable Development Goals (SDG).
Në disa prej SDG-ve UBT është renditur në mesin e 100 e në disa ndër 200 universitetet më të mira në mbarë globin.
Në këtë rangim ndërkombëtar, UBT është ranguar në mesin e 100-200 universiteteve me impaktin më të madh në Luftimin e Varfërisë; në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në politikat kundër urisë, si dhe po ashtu në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në fushën e Inovacionit Industrial dhe Infrastrukturës.
UBT në këtë rangim qëndron shumë mirë edhe në domenin e Shëndetit dhe Mirëqenies; Qyteteve dhe Komuniteteve të Qëndrueshme; Prodhimi dhe Konsumi i Përgjegjshëm.
Ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është një arritje e shkëlqyer e UBT-së, institucion pararojë i edukimit në Kosovë dhe rajon për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Synimi i UBT-së është që ta ruaj këtë pozitë si institucion lider në rajon e më gjerë ndërkohë që do të punojë fortë që vitin e ardhshëm të ngritet edhe më lartë.
Si institucion UBT i kushton rëndësi të madhe përmbushjes së objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është konfirmim i punës së madh që është bërë përgjatë këtyre viteve, ku si institucion UBT përfaqëson vlerat më të larta të edukimit në Kosovë në arsimin e lartë dhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
You may like
-
Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale
-
Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, recensuese e 20 punimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe Scopus (Q1)
-
Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë
lajme
Dekania e Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha pjesë e një ngjarjeje akademike për emigracionin shqiptar të viteve ’90
Published
4 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, mori pjesë në prezantimin e librit “Zbarkimet shqiptare në Itali në fillim të viteve ’90: Histori jete” (Memoria, migrazione e libertà: Gli sbarchi albanesi in Italia nei primi anni Novanta), të autorit Mario Calivà, një ngjarje e mbajtur në Villa Ardizzone.
Gjatë diskutimit, Prof. Xhixha ndau një perspektivë personale dhe akademike mbi emigracionin shqiptar të viteve ’90, duke theksuar dimensionin njerëzor të këtyre ngjarjeve.
“Për mua, si shqiptare, kjo nuk është vetëm histori, por jetë. Pas çdo imazhi që kemi parë ndër vite qëndrojnë njerëz realë dhe histori të mbushura me sakrificë dhe shpresë”, u shpreh ajo.
Ajo theksoi gjithashtu se emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë përfaqësonte një kërkim për liri dhe dinjitet, ndërsa Italia për shumë shqiptarë ishte një dritare drejt botës dhe një lidhje e rëndësishme kulturore.
Pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet nënvizon angazhimin e UBT-së në diskutime akademike ndërkombëtare dhe në trajtimin e temave me rëndësi historike dhe shoqërore.
lajme
Në UBT nis workshop-i ndërkombëtar në fushën e arkitekturës
Published
21 hours agoon
March 23, 2026By
UBTNews
Në UBT ka nisur një workshop i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili po bashkon ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, në kuadër të një bashkëpunimi akademik.
Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse nga Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, Dekani i Studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në TU Wien, Thomas Dillinger, si dhe Dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Binak Beqaj.
Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht në periudhën kur vendi po ndërtonte institucionet dhe një sistem modern arsimor.
Rektori Edmond Hajrizi ndau me të pranishmit një nga momentet më domethënëse të rrugëtimit të programit të arkitekturës në UBT: “Ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua që të kthehesha në Kosovë, në një kohë kur vendi po ndërtonte shoqërinë, shtetin, institucionet dhe sistemin e ri arsimor. Në këtë kontekst, e pashë si thelbësore të sillja përvojën time nga Vjena dhe të nisja një program të ri, fillimisht me vetëm shtatë studentë.
Sot, UBT ka mbi 1300 studentë. Me mbështetjen e Universitetit Teknik të Vjenës, hapja e programit të parë master në arkitekturë dhe planifikim hapësinor në vitet 2007–2008 ishte një hap i guximshëm, që ka lënë gjurmë të qëndrueshme”,tregoi rektori Hajrizi Kjo javë pune dhe workshop-i synojnë të forcojnë bashkëpunimin akademik, të nxisin shkëmbimin e përvojave profesionale dhe të avancojnë programet studimore në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Workshop-i ka mbledhur studentë, profesorë dhe ekspertë të fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, duke krijuar një platformë bashkëpunimi për trajtimin e sfidave urbane dhe zhvillimin e ideve inovative për qytetet.
Në kuadër të aktiviteteve, pjesëmarrësit janë duke punuar në analiza konkrete të hapësirave urbane të Peja, duke propozuar zgjidhje të qëndrueshme dhe moderne në përputhje me standardet evropiane të planifikimit urban. Ky bashkëpunim ndërkombëtar synon të forcojë shkëmbimin e njohurive dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve në Kosovë.
Aktualitet
Profesori i UBT-së, Visar Sutaj, përfaqëson Kosovën në programin prestigjioz të Cern-it në Zvicër
Published
22 hours agoon
March 23, 2026By
UBTNews
Profesori i shkollës së mesme të UBT-së, Visar Sutaj, do të përfaqësojë Kosovën në programin prestigjioz “International Teacher Weeks Programme” (ITW2026), që mbahet në qendrën më të madhe botërore të fizikës, CERN, në Zvicër.
Në këtë rrugëtim shkencor, profesori Sutaj do të jetë në mesin e 42 mësimdhënësve të përzgjedhur nga 32 shtete të botës, duke sjellë përvojat më të reja të fizikës moderne direkt te nxënësit tanë.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kuadrove të UBT-së për rritje profesionale në nivel global.
Duke u shprehur i privilegjuar për këtë arritje, profesori Sutaj theksoi se ky trajnim do t’i shërbejë për të thelluar njohuritë e tij dhe për të sjellë përvoja të reja shkencore te nxënësit e tij.
“Është privilegj të jem pjesë e këtij programi prestigjioz në CERN-Zvicër, ku do të kem mundësinë të thelloj njohuritë e mia në fizikën e grimcave. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë të frymëzoj edhe më shumë nxënësit drejt botës së mrekullueshme të shkencës”, shprehet Sutaj.

Lajmet
Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi
Published
3 days agoon
March 21, 2026By
UBTNews
Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të cilësisë përfaqëson vendin në nivel evropian.
Edmond Hajrizi, themelues dhe president i Quality Kosovo, si dhe vizionari pas UBT Smart City dhe rektori i UBT-së, është emëruar Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).
Hajrizi është një figurë e njohur në Kosovë dhe në Evropë në fushën e akademisë dhe biznesit, i dalluar për lidershipin dhe inovacionin e tij. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe profesor universiteti. Gjithashtu, është vlerësuar me çmime të shumta, si “Lider Universitar i Vitit” dhe “Profesori Sipërmarrës i Vitit”. Po ashtu, ka fituar çmimin prestigjioz “European Quality Leader of the Year”.
Vitin e kaluar ka marrë edhe një çmim nga presidenti i Austrisë për kontributin e tij.
Në rolin e tij të ri në EOQ, Hajrizi do të kontribuojë në formësimin e strategjive evropiane për menaxhimin e cilësisë, praktikat e qëndrueshme të organizatave dhe inovacionin, duke forcuar pozitën e Kosovës në hartën profesionale evropiane.
“Jam thellësisht i nderuar që shërbej si Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky rol më lejon të sjell ekspertizën e Kosovës në skenën evropiane dhe të promovoj ekselencën, inovacionin dhe cilësinë në organizata në të gjithë Evropën”, u shpreh Hajrizi.
Organizata Evropiane për Cilësi është një platformë kryesore për profesionistë dhe institucione, e dedikuar për avancimin e menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjithë Evropën.
REL: Presidentja i kërkon sqarim Kushtetueses për emërimin e anëtarëve të KQZ-së
Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”
Irani godet Izraelin me raketa dhe sfidon hapur diplomacinë e Trumpit ndërsa kriza në Hormuz paralizon rajonin
Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë
Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë
Bill Cosby dënohet me 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim
Gjetje e mjetit të pashpërthyer në Suharekë, policia siguron vendin e ngjarjes
Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual
Koncert solemn për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës në Prishtinë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
