Teknologji

UBT vlerësohet si institucioni që po bën revolucion në botë në edukimin virtual

Published

on

Kompania më e madhe botërore për teknologji virtuale, “EON Reality”, vlerëson lartë faktin se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, përgjatë kohës së pandemisë ka bërë revolucion në sistemin e edukimit përmes platformave Virtual Reality, si dhe krijimin e 54 mijë mësimeve.

Dan Lejerskar përmes Linkedin, ka vlerësuar lartë punën që UBT është duke e bërë në ndryshimin e cilësisë së arsimit në vend dhe botë.

“Një nga shkollat më të mëdha në shtetin më të ri në Evropë, është duke ndryshuar mënyrën se si instruktorët dhe studentët e shohin edukimin në XR gjatë pandemisë”, ka shkruar në Linkedin presidenti i gjigantit teknologjik “EON REALITY”, Dan Lejerskar.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se ka pasur një përmirësim te dukshëm në rritjen e numrit të përdoruesve që filluan të punojnë me platformën EON-XR.

“Zgjerimi i përdorimit tonë të platformës EON-XR përtej arritjes fillestare ka qenë një sukses për anëtarët e universitetit dhe studentët gjatë kësaj kohe. Aftësia për të dhënë mësim në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe interaktive pa pasur nevojë të takohemi personalisht ka siguruar rezultate që ndryshojnë jetën për sallat tona të leksioneve dhe laboratorët në gjithë këtë kohë pandemie. Zgjerimi ka përfshirë me sukses të gjitha shkollat e universitetit dhe ne do të vazhdojmë të gjenerojmë më shumë përmbajtje arsimore dhe njohuri përmes përfshirjes së një numri më të madh studentësh, stafi akademik dhe anëtarëve të komunitetit. “, ka thënë rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi shtoi se brezi i ardhshëm do të jetë i gatshëm të përvetësojë këtë teknologji të re e cila do të përmirësojë cilësinë e mësimit në distancë.

“Duke parë se si po zhvillohet tregu XR si për përdorimin akademik ashtu edhe për industrinë, nuk ka dyshim se ai do të luajë një rol të madh duke shkuar përpara në UBT. Ne kemi qenë shumë të kënaqur me progresin që kemi bërë me EON-XR deri më tani, dhe do të dëshironim të vazhdonim të kultivonim dhe rritnim atë marrëdhënie sa më shumë që të ishte e mundur me kalimin e kohës.”, ka theksuar rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

Për të lexuar vlerësimin e plotë të gjigantit të EON REALITY klikoni në linkun: https://eonreality.com/kosovo-ubt-technology-education-xr/?fbclid=IëAR2sVNTRRl6qN4Y50cP8xsSu_ëUXZJ63q84nvf3YNemfpHZOdhLikb8qdVQ

Teknologji

Apple përballet me hetime për ndikimin e privatësisë

Published

on

Zyra kundër monopolit e Polonisë (UOKiK) po heton nëse Apple po kufizon konkurrencën në tregun e reklamave mobile përmes politikës së saj të privatësisë, App Tracking Transparency (ATT).

Ky sistem, i prezantuar në iOS 14.5 e më pas, mund të pengojë aplikacionet e palëve të treta të mbledhin të dhëna për reklama të personalizuara, duke favorizuar shërbimin e reklamave të Apple.

Presidenti i UOKiK, Tomasz Chrostny, deklaroi se politika e ATT-së mund të ketë mashtruar përdoruesit për nivelin e mbrojtjes së privatësisë dhe mund të përbëjë abuzim me pozicionin dominues.

Nëse akuzat konfirmohen, Apple mund të gjobitet deri në 10% të të ardhurave vjetore në Poloni. Hetime të ngjashme po kryhen edhe në Gjermani, Itali, Rumani, ndërsa në Francë kompania u gjobit me 150 milionë euro. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nokia investon 4 miliardë dollarë në SHBA dhe sjell rrjetin 4G në Hënë

Published

on

Nokia do të investojë 4 miliardë dollarë në SHBA për kërkim, zhvillim dhe prodhim, me fokus në përparimet e rrjetit të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Nga kjo shumë, 3.5 miliardë dollarë do të përdoren për kërkim-zhvillim dhe 500 milionë për prodhim dhe shpenzime kapitale në Teksas, New Jersey dhe Pensilvani.

Përveç investimeve tokësore, Nokia do të vendosë rrjetin e parë 4G në Hënë, pjesë e misionit Intuitive Machines-2, duke ndihmuar në bazat për eksplorimin hënor dhe misionet me ekuipazh.

Anija Athena e misionit u ngrit së fundmi me raketën SpaceX Falcon 9, duke transportuar rrjetin hënor të Nokias.

Nokia prezantoi kamerën e saj profesionale Nokia 360 Camera, e para 5G në botë që transmeton video 8K me zë hapësinor dhe lidhje me vonesë të ulët për përdorim industrial. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nuk është vetëm Chatbot, ja detyrat e përditshme që ChatGPT i zgjidh për ju

Published

on

Shumica e bisedave me ChatGPT lidhen me detyra të zakonshme të përditshme, gjë që tregon se ky mjet po shndërrohet në një asistent universal të inteligjencës artificiale që e bën jetën më të lehtë.

Shumë njerëz e shohin ChatGPT-në si shok digjital që ndihmon në planifikim, të mësuar, zgjedhje veshjesh, udhëtime e aktivitete krijuese.

Një studim i madh në bashkëpunim me universitetet Harvard dhe Duke ka zbuluar se vetëm një e treta e pyetjeve që i drejtohen lidhen me punën; pjesa më e madhe ka të bëjë me vendime personale dhe zakone të përditshme.

Kjo tregon se përdoruesit e shohin jo si chatbot të thjeshtë, por si mbështetje që “futet në lojë” sa herë që nevojitet, nga zgjedhja e veshjes, te organizimi i ditës apo kapërcimi i një bllokimi kreativ. Me kohën, bëhet pjesë e rutinës ditore: kur duhet ulur stresi, marrë një vendim i shpejtë, planifikuar një fundjavë apo verifikuar një ide, ChatGPT është ndihma më e menjëhershme.

Mësimi i gjuhëve

Shumë përdorues e përdorin si mësues personal, shpjegon rregulla të vështira, krijon lista fjalësh, histori të shkurtra e simulon biseda që ndihmojnë në përmirësimin e vetëbesimit para udhëtimeve ose provimeve.

Ditari interaktiv

Disa e shfrytëzojnë si ditar emocional. ChatGPT analizon ndjenjat dhe kujton gjëra që ndikojnë në produktivitet apo humor.

Partner krijues

Kur shfaqet mungesa e frymëzimit, për një libër, vlog, fotografi a projekt tjetër ai ofron ide, këshilla e shtysën e nevojshme për të ecur para.

Këshilltar stili

Nëse përshkruani ngjarjen, garderobën dhe atmosferën, ChatGPT sugjeron kombinime veshjesh, ngjyrash e aksesorësh si një stilist virtual.

Udhëzues udhëtimi

Gjatë planifikimit të udhëtimeve, ai mund të krijojë itinerare, të sugjerojë vende për t’u vizituar, të organizojë axhendën dhe madje të ofrojë fraza të përdorshme në gjuhën lokale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nuk është prodhuar ende, por kjo makinë shitet për 20 milionë dollarë

Published

on

Një model i Gordon Murray Special Vehicles sapo ka thyer një rekord të ri.

Shasia me numër një u shit për 20,630,000 dollarë, duke u bërë automjeti i ri më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand.

Kjo shumë është mbresëlënëse, sidomos duke pasur parasysh faktin se askush nuk e ka drejtuar ende dhe se vetura s’është prodhuar akoma.

Gordon Murray Special Vehicles planifikon të ndërtojë vetëm pesë njësi të S1 LM, dhe ankandi ishte për ekzemplarin e parë.

Blerësi do të ketë mundësinë të zhvillojë seanca të posaçme me vetë Gordon Murray për të përcaktuar specifikimet e veturës.

Ai do të marrë pjesë në sesione zhvillimi, ku mund t’i japë ekipit të inxhinierisë disa propozime personale.

Në fund, pronari do të pajiset me një libër prej 500 faqesh që dokumenton të gjithë procesin e krijimit të veturës së tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara