Lajmet nga UBT

UBT vlerësohet me çmimin “Europian Young Entepreneurial University of the Year”

Me këtë rast, UBT është bërë institucioni i parë në Kosovë dhe regjion që vlerësohet me çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year”.

Published

on

Në Barcelona të Spanjës, në mesin e shumë institucioneve nga mbarë bota, UBT është vlerësuar nga Triple E Awards me çmimin “Europian Young Entepreneurial University of the Year”.

Me këtë rast, UBT është bërë institucioni i parë në Kosovë dhe regjion, që vlerësohet me çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year”, për konceptet dhe strategjinë unike që ka zhvilluar, rezultatet dhe ndikimin në shoqëri, si dhe për rolin udhëheqës dhe lidershipin në shkencë, teknologji dhe inovacion.

Përmes votimit të hapur nga i gjithë globi, UBT zuri vendin e parë për “Young Entrepreneurial University of the Year”, në kategorinë: “Comunity”, për përkushtimin dhe angazhimin e madh drejt projektimit dhe krijimit të një qasje të integrimit të ndërmarrësisë në universitet.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u shpreh i lumtur për edhe një arritje të madhe të UBT-së, në arenën ndërkombëtare.

“Ky vlerësim sot na jep një shtytje dhe një motivim shumë të madh për të ecur tutje, për të punuar me hapa edhe më të mëdhenj, pasi që UBT po dëshmon se ka fuqi dhe të gjitha mjetet e nevojshme për të garuar kudo. Edhe më të madh këtë motivim e bën fakti se këtu në Barcelonë nuk jemi duke prezantuar vetëm UBT-në, por tërë shtetin e Kosovës dhe vlerat që kemi si shoqëri”, ka thënë rektori Hajrizi.

UBT tashmë është vlerësuar nga shumë organizata prestigjioze nga Evropa dhe bota, duke dëshmuar edhe një herë lidershipin institucional dhe universitar në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Rajoni

Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

Published

on

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Continue Reading

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge

Published

on

Dr. Fatbardha Qehaja Osmani së bashku me hulumtuesen shkencore nga Universiteti Ibn Haldun në Turqi, Elma Berisha, kanë publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare Reading Psychology të shtëpisë botuese Taylor & Francis (Q1) duke sjell rezultate të rëndësishme për mënyrën se si fëmijët zhvillojnë aftësinë për lexim të rrjedhshëm. Ky është një nga studimet e rralla që është bërë në fushën kognitive tek popullata shqipfolëse.

Punimi, me titull “The Mediating Role of Executive Functions in Reading Fluency Among 8–10 Year Old Children: Evidence from a Transparent Orthography”, është zhvilluar në Kosovë dhe përfshin 168 nxënës nga shkollat publike dhe private të Prishtinës.

Ky studim eksperimental ofron provat e para empirike për lidhjen ndërmjet moshës, funksioneve ekzekutive dhe rrjedhshmërisë së leximit në një gjuhë me ortografi të qartë si gjuha shqipe.

Sipas gjetjeve, fëmijët me aftësi më të zhvilluara në përditësimin e informacionit, frenimin e impulseve dhe fleksibilitetin kognitiv lexojnë më shpejt dhe më saktë. Këto funksione të trurit shpjegojnë rreth 23% të ndryshueshmërisë në performancën e leximit, edhe kur merren parasysh faktorë si mosha, gjinia apo inteligjenca joverbale.

Studimi tregon gjithashtu se mosha ndikon në lexim përmes funksioneve ekzekutive, duke theksuar rolin e zhvillimit kognitiv. Ndërkohë, statusi socio-ekonomik dhe arsimimi i nënës rezultuan faktorë që ndikojnë ndjeshëm në këtë proces, fëmijët nga mjedise më të thjeshta përfitojnë më shumë nga rritja e moshës, duke treguar rëndësinë e mbështetjes familjare.

Autorët rekomandojnë që mësuesit të përdorin leximin me zë të lartë, leximin e përsëritur dhe vlerësimin e hershëm të funksioneve ekzekutive që në fazat parashkollore, për të identifikuar fëmijët me rrezik për vështirësi në lexim. Autorët poashtu theksojnë se këto gjetje ndërlidhen ngusht me strategjitë e reja për përmirësimin e leximit në përgjithësi e në veçanti në performancën e fëmijëve tanë në testin PISA.

Ky hulumtim vlerësohet si një kontribut i parë shkencor ndërkombëtar mbi zhvillimin e leximit në gjuhën shqipe, duke vendosur shqipen në qendër të diskutimeve akademike për gjuhët me ortografi transparente si finlandishtja apo italishtja.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: Reading Psychology – Taylor & Francis Online

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe ISCTE arrijnë marrëveshje për Programe dhe Diploma të Përbashkëta

Published

on

Në një ceremoni zyrtare, të organizuar në ambientet e ISCTE Studime Ekzekutive, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Presidenti i Komitetit Ekzekutiv, Prof. Dr. Jose Crespo de Carvalho, bashkuan energjitë dhe vendosën themelet e një bashkëpunimi afatgjatë.

Ndërkohë që ISCTE-Executive Studies u rangua e para në Portugali për ndikim ndërkombëtar, sipas klasifikimit të Financial Times, ne besojmë se kjo marrëveshje jo vetëm që do të ketë një impakt të rëndësishëm në avancimin e arsimit të lartë dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë por, kjo iniciativë, do të kontribuojë dhe krijojë edhe mundësi të reja për studentët për qasje në tregun global.

Continue Reading

Të kërkuara