Lajmet nga UBT

UBT Smart Schools, zgjedhja kryesore e të rinjve për vitin e ri shkollor

Published

on

Në një kohë kur të rinjtë janë në kërkim të arsimit cilësor, përgatitjes për tregun global dhe zhvillimit personal të gjithanshëm, UBT International Smart Schools po shfaqen si destinacioni ideal për fillimin e këtij rrugëtimi.

Me interesimin që po rritet çdo ditë nga nxënës të të gjitha anëve të vendit, këto shkolla kanë fituar reputacionin si ndër institucionet më moderne dhe inovative të arsimit parauniversitar në rajon.
Me një qasje unike ndaj mësimdhënies, që përfshin teknologji të avancuar, mësim interaktiv dhe zhvillim të aftësive të së ardhmes, UBT International Smart Schools po krijojnë një komunitet të ri nxënësish të përgatitur për sfidat e shekullit XXI – gjeneratat SMART që do të udhëheqin ndryshimin.

Edukim i avancuar me standarde ndërkombëtare

UBT International Smart Schools janë ndërtuar mbi një infrastrukturë bashkëkohore dhe ofrojnë kurrikula ndërkombëtare të harmonizuara me nevojat e tregut global. Mësimi zhvillohet në mënyrë interaktive, përmes metodologjive moderne dhe përdorimit të teknologjive të fundit, duke krijuar një ambient ku nxënësit mësojnë të mendojnë kritikisht, të zgjidhin probleme dhe të udhëheqin.

Zgjedhje të shumta për një të ardhme të ndritur

Nxënësit mund të zgjedhin ndërmjet drejtimeve akademike dhe profesionale, të dizajnuara për të përmbushur interesat dhe aspiratat e tyre:

Gjimnazi TIK – për të apasionuarit pas teknologjisë dhe inovacionit
Gjimnazi Natyror – për ata që duan të eksplorojnë shkencat e natyrës
Gjimnazi Gjuhësor – për të apasionuarit pas gjuhëve dhe kulturave
Asistent Dentar
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Farmacisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Teknik i Optikës – Opticient

Këto programe jo vetëm që ofrojnë dije teorike dhe praktike, por edhe hapin rrugën për punësim të shpejtë ose vazhdim të studimeve në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Një hap drejt së ardhmes

UBT International Smart Schools janë dëshmi e një vizioni të ri për arsimimin në Kosovë. Me fokus në zhvillimin e gjeneratave SMART, ato tashmë janë pozicionuar si lider në arsimin parauniversitar, duke ofruar mundësi reale për një të ardhme të ndritur për çdo të ri që zgjedh të fillojë këtu rrugëtimin e tij edukativ.

Regjistrimet janë të hapura. Bëhu pjesë e një shkolle që mendon për të nesërmen – aty ku fillon suksesi yt.

Vendi

UBT mirëpret eksperten ndërkombëtare nga Ukraina në ligjëratë për propagandën dhe dezinformimin, Delfina Ertanowska

Published

on

UBT ka organizuar një ligjëratë të veçantë për studentët e programit Studime të Sigurisë, ku ekspertja ndërkombëtare Delfina Ertanowska ka prezantuar temën “Russian Influence, PSYOP, and ‘Interests’: Propaganda, AI, Social Media, and Terrorist States”. Kjo ngjarje shënon një tjetër moment të rëndësishëm në angazhimin e UBT-së për të sjellë ekspertizë globale për studentët.

Ligjërata e mbajtur nga Ertanowska, e cila ka përvojë të gjerë në analizën e operacioneve psikologjike (PSYOP) dhe ndikimit të aktorëve shtetërorë në hapësirat digjitale, u përqendrua në mënyrat se si Rusia dhe shtete të tjera përdorin propagandën, inteligjencën artificiale dhe rrjetet sociale për të ndikuar në opinionin publik dhe për të destabilizuar rajone të caktuara.

Studentët patën mundësinë të eksplorojnë raste konkrete të manipulimit mediatik dhe të kuptojnë rolin e teknologjisë në strategjitë moderne të ndikimit.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me prodekanin e programin Studime të Sigurisë, Arian Kadriu.

Përmes këtyre ligjëratave, UBT po e pozicionon veten si një institucion që jo vetëm ndjek zhvillimet globale në fushën e sigurisë, por edhe kontribuon në formimin e profesionistëve të rinj me perspektivë ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.

Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.

UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Alfred Marleku, publikon artikullin shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Prof. Dr. Alfred Marleku, ka publikuar artikullin e tij më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare Defense & Security Analysis, e cila botohet nga Taylor and Francis.
 
Artikulli me titull “The return of conscription? Western Balkan defence policies in the wake of Russia’s invasion of Ukraine” analizon se si lufta në Ukrainë ka ndikuar politikat e rekrutimit në Ballkanin Perëndimor.
 
Duke u mbështetur në teorinë e “dilemës së sigurisë”, artikulli shpjegon se rritja e tensioneve gjeopolitike ka shtyrë vendet e rajonit të rishikojnë debatet dhe politikat e tyre ndaj mbrojtjes. Kështu, Serbia ka rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, një veprim që interpretohet si shenjë pasigurie dhe që ka rritur frikën e militarizimit në rajon. Në anën tjetër, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të forcojnë ushtritë e tyre profesionale, pa u kthyer tek modeli i shërbimit të detyrueshëm. Në Kosovë, mjedisi i brisht i sigurisë, i ndikuar nga marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, vazhdon të ushqej debatet e brendshme rreth nevojës për shërbim të detyrueshëm ushtarak. Ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, ndarjet politike mes entiteteve e vështirësojnë krijimin e një qasjeje të unifikuar të mbrojtjes.
 
Ky artikull përbën një kontribut të rëndësishëm në literaturën e sigurisë rajonale, politikat e mbrojtjes dhe ndikimin që zhvillimet gjeopolitike kanë në shtetet e brishta dhe politikisht të fragmentuara.
 
Artikulli mund të lexohet në:

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë dhe prezantoi në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF, e cila bëri bashkë figura të rëndësishme të ekonomisë, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit akademik nga i gjithë rajoni.

Rektori Hajrizi ishte pjesë e diskutimeve rreth “EU integration opportunities”, paneli i cili trajtoi temat kyçe të integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun e përbashkët evropian, me fokus të veçantë në mundësitë për bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës së BE-së.

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimit të lartë, inovacionit dhe kërkimit shkencor si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi rolin e UBT-së në krijimin e ekosistemeve të inovacionit, zhvillimin e kompetencave të avancuara digjitale dhe nxitjen e ndërmarrësisë, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë janë ndër akterët kryesorë që mund të përshpejtojnë integrimin e rajonit në tregun evropian.

Rektori Hajrizi gjithashtu nënvizoi se transformimi digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi ndër-sektorial janë elemente kyçe që do t’i mundësojnë rajonit të jetë konkurrues në ekonominë moderne dhe të shfrytëzojë maksimalisht programet dhe iniciativat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara