Lajmet

UBT-së i bashkohen edhe 70 doktorë të shkencës

UBT ka mbledhur qindra profesionistë dhe akademikë nga mbarë trojet shqiptare.

Published

on

Mbi 70 doktorë shkence i janë bashkuar ekipit të profesionistëve të suksesshëm në UBT, të cilët me kontributin e tyre janë duke ndihmuar që të nxjerrin kuadro profesionale në fusha të ndryshme të jetës, në më shumë se 50 programe studimi.

UBT ka mbledhur qindra profesionistë dhe akademikë nga mbarë trojet shqiptare, të cilët janë shkolluar nëpër universitetet më me renome botërore, përderisa tani i janë bashkuar UBT-së për ta ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre me studentët.

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi tha se të punësuarit në UBT kanë një nivel të lartë të kompetencave profesionale dhe gradave të shkollimit, e kjo përbën vlerë të shtuar për institucionin dhe Kosovën.

“UBT kryesisht përbëhet nga një staf akademik, ku numri më i madh i tyre janë doktorë shkence, ose janë në proces të përfundimit të doktoratës. Politika e institucionit është që t’i përkrahë intelektualët e rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe që tani kanë gjetur hapësirë për angazhim në UBT, e ky trend fatmirësisht po rritet në secilin vit”, tha rektori Hajrizi.

Stafi i UBT-së është shkolluar nëpër institucione të njohura arsimore ndërkombëtare, të cilat kanë partneritet me UBT-në, përfshirë University of Vienna, London School of Economics, Leiden University, Trinity College Dublin, University of Graz, Salsburg University, John Hopkins University, Polytechnic University of Milan, Duke University, Linnaeus University, Gent Univeristy, George Town University, si dhe në shumë universitete të tjera prestigjioze.

UBT është institucioni i cili vazhdimisht motivon stafin për ngritjen në grada akademike. Aktualisht, një numër i madh i tyre përkrahen nga ana e institucionit në studimet e tyre të doktoratës nëpër universitete evropiane dhe amerikane.

Në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), UBT është institucioni numër një për nga numri i stafit të punësuar. UBT vitin e kaluar ka rritur numrin në rreth 1 mijë të punësuar, përfshirë staf akademik dhe administrativ, duke bërë kështu që numri i stafit që angazhohet në UBT të vazhdon të rritet nga viti në vit.

Lajmet

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara