Lajmet nga UBT

UBT pjesëmarrës në ngjarjen historike të nënshkrimit të versionit të ri të deklaratës “Magna Charta Universitatum”

Published

on

Në një ceremoni solemne të organizuar sot në Universitetin e Bolonjës në Itali, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka nënshkruar versionin e ri të deklaratës “Magna Charta Universitatum”.

Versioni i ri i deklaratës së nënshkruar në vitin 2020 nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse duke përfshirë edhe UBT-në, si institucioni i parë dhe i vetëm nga Kosova që nënshkruan këtë deklaratë, zëvendëson deklaratën e parë të nënshkruar në vitin 1988, me rastin e 900 vjetorit të Universitetit të Bolonjës.

UBT është pranuar në “Magna Charta Universitatum” në vitin 2020, por për shkak të COVID-19 ceremonia solemne për nënshkrimin e versionit të ri të kësaj deklarate është bërë këtë vit në Universitetin e Bolonjës, duke dëshmuar dhe pohuar edhe njëherë parimet themelore mbi të cilat duhet të bazohet misioni i universiteteve.

Përmes nënshkrimit të këtij dokumenti, UBT është bërë pjesë e një rrjeti të madh global të më shumë se 900 institucioneve të arsimit të lartë të të gjithë botës që kanë nënshkruar këtë deklaratë, e që për Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm për përfaqësimin e saj në fushën e arsimit në arenën ndërkombëtare, dhe versioni i ri i “Magna Charta Universitatum” 2020, parasheh lirinë akademike, përgjegjësinë për të ndihmuar dhe demonstrimin që së bashku të ndryshojmë pozitivisht botën dhe të ruajmë planetin.

Përmes nënshkrimit të këtij dokumenti, UBT konfirmon vizionin dhe misionin e tij konform kësaj deklarate dhe i bashkohet një rrjeti të madh global të më shumë se 900 institucioneve të arsimit të lartë të të gjithë botës që kanë nënshkruar këtë deklaratë.

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ceremonia, e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, mblodhi personalitete të rëndësishme nga fusha e politikës, akademisë, kulturës dhe shoqërisë civile për të nderuar trashëgiminë e paharruar të Presidentit Rugova.

Rektori Hajrizi vlerësoi rolin vendimtar të Presidentit Rugova në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokracisë. Ai theksoi se vizioni dhe filozofia paqësore e Rugovës mbeten një burim frymëzimi për brezat e rinj, duke u bërë shembull i një lidershipi që ndërtoi ura mirëkuptimi dhe qëndroi gjithmonë besnik ndaj aspiratave të popullit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së përcjell punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si anëtar digjital dhe pjesëmarrës në Forumin Botëror të Davos-it përmes Open Forum po përcjell me pjesëmarrje aktive punimet e Forumit Ekonomik Botëror Davos 2025, i cili po mbahet këtë javë në Zvicër.

UBT vazhdon të jetë një kontribues i fuqishëm në ndërlidhjen mes arsimit, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik, duke sjellë përvoja dhe vizione që mbështesin avancimin e Kosovës në arenën globale.

Temat e Forumit në këtë vit janë më me interes strategjik edhe për UBT-në edhe për Kosovën. Forumi i sivjetmë, që bashkon liderë globalë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile, ka si temë kryesore “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e avancuara dhe inteligjenca artificiale.

Bashkëpunimi global, interdisciplinariteti dhe inovacioni janë përgjigjie për sfidat e sotme dhe të ardhmes së njerëzimit, e të planetit tonë në përgjithësi.

UBT me ekosistemin inovativ të mençur dhe me fokus në reziliencë dhe zhvillim të qëndrueshëm po ofron një platformë konveregjente për edukim, shkencë, inteligjencë artificiale, teknologji e biznes, me të cilat mund të gjenerohen kushte reale për shkathtësitë e së ardhmes, vende të reja të punës, potencial për rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm”, potencoi Rektori Hajrizi.

Për këtë arsye, UBT vitet e fundit është vlerësuar për kontributin dhe ndikimin në edukim, cilësi, ndërmarrësi, teknologji, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm e punë pionire.

Continue Reading

Kulturë

Histori të pathëna nga fotografët e rinj të UBT-së në Festivalin e Fotografisë Digjitale

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u zhvillua për herë të parë Festivali i Fotografisë Digjitale, i titulluar “Beyond the Lens: Stories Untold”, një ngjarje që ofroi një shikim të thellë në fuqinë e fotografisë si mjet për tregimin e historive të pathëna dhe për eksplorimin e temave bashkëkohore që prekin shoqërinë. Ky festival, i organizuar nga Fakulteti i Arteve dhe Mediave Digjitale në UBT, i dha mundësinë studentëve të shprehin përmes artit të tyre vizual mendimet dhe pasionet për çështje që formësojnë botën tonë.

Pjesëmarrësit, 50 studentë të talentuar nga të gjitha drejtimet e studimit, prezantuan punimet e tyre kreative dhe të menduara, duke eksperimentuar me forma të ndryshme narrative që trajtonin tematika të rëndësishme, si identiteti, kujtesa kolektive, sfidat mjedisore dhe zërat e margjinalizuar. Çdo punim ishte një pasqyrë e ndryshme, një rrëfim që shfaqte thellësinë e mendimit dhe angazhimit të brezit të ri përmes një teknologjie moderne dhe të avancuar që ata mundën të shfrytëzonin në laboratorët e UBT-së.

Ky festival u bë një shenjë e fuqisë transformuese të artit dhe teknologjisë, duke sjellë në pah rolin e kamerës jo vetëm si një instrument për kapjen e imazheve, por si një dëshmitare e kohës, një medium që mbart mesazhe të fuqishme dhe që ndihmon në zhvillimin e industrive kreative. Me çdo foto të ekspozuar, studentët shpalosën një botë më të gjerë, një botë që thotë histori që ndoshta do të ishin harruar, duke kontribuar kështu në një pasqyrë të qartë dhe të sinqertë të realiteteve të ndryshme që ndodhin rreth nesh./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet në Universitetin EMUNI për projektin inovativ COWEB

Published

on

By

Në kuadër të projektit COWEB (Virtual Collaborative Learning in WB HEIs), stafi i Fakultetit të Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE) në përbërje të Muhamet Gërvalla, Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj përfaqësuan UBT-në në Universitetin EMUNI, në Piran, Slloveni. Ata morën pjesë dhe kontribuuan aktivisht në aktivitetet e radhës së projektit.

Gjatë sesioneve të organizuara, u prezantuan arritjet e deritanishme të projektit, duke përfshirë implementimin e VCL (Virtual Collaborative Learning) në nivel rajonal, ku janë angazhuar disa nga profesorët, e-tutorët dhe studentët e UBT-së. Diskutimet u fokusuan gjithashtu në planifikimin e VCL-së ndërkombëtare dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të projektit. Në këtë kuadër, u trajtuan edhe mundësitë për bashkëpunime të reja me partnerët ndërkombëtarë dhe angazhimet e stafit për publikimin e një libri që trajton temën e VCL-së.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe synon të promovojë aplikimin e teknikave të Bashkëpunimit Virtual në Mësimdhënie (VCL) si një qasje inovative pedagogjike, me fokus në bashkë-krijimin e hapësirave virtuale dhe të përziera të të mësuarit, si dhe përmbajtjen e kurseve që nxisin aftësitë dhe kompetencat e shekullit të 21-të për studentët. Po ashtu, projekti synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet IAL-ve dhe studentëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Projekti bashkon 3 IAL nga BE-ja dhe 7 IAL nga Ballkani Perëndimor, duke krijuar një platformë për të ardhmen e inovacionit në arsimin e lartë.

Continue Reading

Të kërkuara