5G
UBT përmes “Nokia” sjell në Kosovë rrjetin 5G
Published
4 years agoon
By
Betim GashiUBT përmes kompanisë finlandeze të telekomunikacionit “Nokia”, po sjell për herë të parë në Kosovë dhe rajon rrjetin 5G, që mundëson shtrirjen e gjeneratës së pestë të teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela që njihet si e ardhmja e internetit.
Sipas marrëveshjes trevjeçare, “Nokia” do t’i sigurojë UBT-së lidhjen wireless 5G SA, që do të mundësojë zhvillimin e kërkimit dhe testimit të bazuar në 5G, për një numër rastesh përdorimi të drejtuara nga teknologjitë përkatëse Internet of Things (IoT) dhe AI, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur kërkime dhe inovacione.
Në një komunikatë për media, lëshuar nga kompania prestigjioze e telekomunikacionit, “Nokia”, thuhet se rrjeti 5G do të bazohet në Nokia Digital Automation Cloud (DAC), një platformë digjitalizimi, e cila është e aftë të ofrojë besueshmëri, shpejtësi të lartë të trafikut dhe uljen e vonesave gjatë komunikimeve të ndryshme në kohë reale duke përdorur teknologji të ndryshme.
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se shtrirja e rrjetit 5G në Kosovë përbën një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën në ekonominë digjitale të vendit.
“Shtrirja e rrjetit të parë privat 5G në Kosovë do të na mundësojë të qëndrojmë në krye të kërkimit dhe zhvillimit në nivel lokal. 5G është një shtysë e madhe, ndërsa po zhvillohen edhe aplikacione të tjera, dhe kjo do të na mundësojë të nxisim inovacionin dhe do të ketë një ndikim në ekonominë digjitale të Kosovës në përgjithësi”, ka thënë rektori Hajrizi.
Në komunikatën e lëshuar nga “Nokia”, drejtori i Shitjeve për Evropën Juglindore, Michael Siegel, ka thënë se ky investim i “Nokia” në bashkëpunim me UBT-në nënkupton një zhvillim të madh për të dy palët në rajon.
“Investimi i UBT-së në 5G, në bashkëpunim me “Nokia”, përfaqëson një përparim të madh në rajon. Në planin ndërkombëtar, ne shohim institucionet kryesore kërkimore që u drejtohen aftësive të besueshme, të sigurta dhe me shpejtësi dhe gjerësi të brezit me frekuencë shumë të lartë që ofron rrjeti 5G, kjo mundëson kërkimin, funksionimin e rrjetave Internet of Things, Artificial Intelligence dhe automatizimit të gjitha proceseve në industri – të cilat të gjitha kontribuojnë në avancimin e industrisë 4.0”, ka thënë Drejtori i Shitjeve për Evropën Juglindore në kompaninë “Nokia”, Michael Siegel.
Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, “UBT” është duke mbështetur të rinjtë dhe të rejat në ambiciet e tyre për të krijuar një shoqëri të dijes, duke punuar me ndërmarrjet publike dhe private, në mënyrë që të vendoset infrastruktura e nevojshme që mbështet kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin.
“Nokia” është kontribuuesi kryesor i industrisë së telefonisë mobile, pasi që ka ndihmuar në zhvillimin e standardeve GSM, 3G dhe LTE, dhe aktualisht 5G, si dhe dikur ishte shitësi më i madh në mbarë botën i telefonave celularë dhe telefonave të mençur.
UBT u themelua në vitin 2001. Me shumë programe të akredituara, 10 mijë studentë, 1 mijë të punësuar, park shkencor dhe teknologjik, institucione kërkimore dhe zhvillimore, qendra, laboratorë të ndërmarrësisë dhe inovacionit, qendra të ndryshme të teknologjisë dhe media, UBT ka krijuar një ekosistem.
Për më tepër, UBT është institucioni që procesin arsimor e ka vendosur në platformën e realitetit virtual, duke ofruar zbatimin e plotë të CLASSROOM 3.0 dhe tani duke u bërë Kampusi Universitar 5G, do të ketë sukses të bëhet një nga universitetet më progresive dhe më të vlerësuara në Evropën Juglindore.
Për të lexuar komunikatën e plotë të lëshuar nga Nokia, kushtuar bashkëpunimit me UBT-në, klikoni në linkun: https://www.nokia.com/about-us/news/releases/2021/03/15/nokia-delivers-5g-private-wireless-network-at-university-for-business-and-technology-kosovo/
5G
Hajrizi: Krijuam “Qytetin e mençur” ku secili student e gjen veten përmes realitetit virtual
Hajrizi tregon se si e ka ndryshuar “qyteti i mençur” mënyrën se si studentët mësojnë dhe ndërveprojnë.
Published
12 months agoon
November 7, 2023By
Betim GashiUBT-ja ka arritur të krijojë qytetin e mençur në fushën e teknologjisë, duke ua mundësuar studentëve të ndërlidhin mësimin teorik dhe atë praktik. UBT është modeli i parë i një qyteti të mençur i kompletuar në Kosovë dhe në rajon dhe një prej të parëve në botë. Modeli i konceptuar dhe zhvilluar nga rektori Edmond Hajrizi me ekipin e tij ka hasur në një interesim dhe vlerësim të madh në botë.
Themeluesi dhe rektori i UBT-së në një intervistë televizive për Tëvë1 foli mbi të arriturat e institucionit që ai drejton dhe si e ka ndryshuar “qyteti i mençur” mënyrën se si studentët mësojnë dhe ndërveprojnë.
“Është dashtë të krijohet një ekosistem inovativ, një lloj kompleksiteti i funksioneve në mënyrë që këto teknologji të përdoren dhe ne atë e kemi përmbyllur dhe e kemi ndërlidhur më një qytet të mençur që po e quaj ‘smart city’, një qytet ku ka të gjitha funksionet fizike të qytetit, ka shkollën, ka spitalet, ka fabrikën, ka serrat, prodhon energji vet, ka teknologji të ndryshme, ka muzeun, ka galeri, faktikisht të gjitha funksionet fizike i kemi ndërtuar në miniaturë, në një hapësirë në kampusin e UBT-së dhe mandej mbi këtë bazë i kemi vendosur të gjitha këto teknologji të cilat e kompletojnë këtë strukturën teknologjike, duke e futur shembull rrjetëzimin në bazën e internetit, duke i vendosur antenat e telekomit ne bazën 5G sepse gjenerata e 5 krijon një koncept shumë tjetër të përjetimeve, dukurive të cilat nuk i ke përjetuar më herët, realitetin virtual, sigurinë kibernetike, teknologji të ndryshme, ‘cloud teknologjia’ apo formate tjera, ‘data center’, ku ruhen të dhënat, një qendër ‘super-computer’, të kompjuterëve të themi me një performancë më të lartë ku përpunohen të dhënat e mëdha dhe tani aty është një fushë eksperimentale që të gjithë ata nga këndvështrimi i tyre mund ta gjejnë veten dhe mund të përdorin këto vegla për të arritur qëllimin që e kanë”, ka deklaruar Hajrizi.
Përveç tjerash, rektori Hajrizi tha se edhe praktikat e telemjekësisë mund të kryhen në kampusin inovativ.
“Nëse flasim për mjekësinë, atëherë e kanë sallën e operacionit, e kanë 5G mund të bëjnë edhe telemjekësi, mund ta testojnë se si duket që një kirurg nga distanca, në kohë reale mund të bëjë operacione pa qenë gjithë kohës në prezencë fizike, ai tjetri mund ta përcjell se si duket lëvizja e një automjeti pa vozitës, ky tjetri mund ta përcjell shembull pjesën e gjenerimit të energjisë, përcjellja e të gjithëve përmes sensorëve që ne po i themi ‘internet of thinks’ ku mund të hapet dritarja, mund të mbyllet, mund të ndalet energjia e panevojshme që mos të shpenzohet. Mund të bëhen ajrosje të ndryshme, thjeshtë optimalizohet kualiteti i jetës. Serrat atje mund të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme qoftë me i dhënë ndriçim më shumë, qoftë ngrohje më shumë, qoftë ajrosje më shumë dhe të gjithë e shohin nga një këndvështrim i tyre”, u shpreh Hajrizi.
Intervistën e plotë të rektorit Hajrizi mund ta gjeni në linkun në vijim:
5G
ShBA ia ndalon operimin një kompanie kineze të telekomunikacionit
Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në ShBA në muajin tetor.
Published
3 years agoon
January 28, 2022By
Betim GashiChina Unicom është kompania e fundit kineze e telekomunikacionit të cilës iu ndalua veprimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare dhe spiunazhit.
Komisioni Federal i Komunikimeve thotë se votoi unanimisht për t’ia revokuar autorizimin kompanisë që të veprojë në ShBA. Firma duhet të ndalojë së ofruari shërbime të telekomunikimit në Amerikë brenda 60 ditësh.
Njoftimi vjen pasi rivalit më të madh China Telecom iu hoq licenca për të operuar në ShBA në muajin tetor.
Kryetarja e Komisionit Federal të Komunikimeve, Jessica Rosenworcel tha: “Ka pasur prova në rritje – dhe me të një shqetësim në rritje – që transportuesit shtetërorë kinezë përbëjnë një kërcënim real për sigurinë e rrjeteve tona të telekomunikacionit”.
Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj BBC-së në lidhje me rastin./UBTNews
5G
SMART INFRASTRUCTURE – UBT INNOVATIONS
This is UBT.
Published
3 years agoon
January 14, 2022By
Betim GashiInovacioni i parë i UBT-së ndërlidhet me infrastrukturën e mençur – Smart Infrastructure, një hap i madh i UBT-së drejt zhvillimit modern jo vetëm për nevoja të institucionit, por edhe të mbarë Kosovës.
- 5G Technology – Një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës përmes UBT-së, me vendosjen e rrjetit 5G në Parkun Shkencor Inovativ, përmes së cilit shumë gjëra inovative dhe të një niveli tjetër do të mund të realizohen në Kosovë;
- Industry 4.0 – Revolucioni industrial apo industria 4.0 do të sjellë kombinimin e teknologjisë me koncepte të ndryshme që do të mundësojnë krijimin e fabrikave të mençura, të njohura si Smart Factories;
- New Innovations – Kapaciteti i madh që ofron gjenerata e pestë e rrjeteve celulare pa tela do të jetë një mundësi jashtëzakonisht e mirë për studentët, për të krijuar gjëra të reja dhe inovative që do t’i bëjë ata garues të barabartë me studentët e mbarë botës, që vijnë nga universitete prestigjioze;
- Productivity Infrastructure – Smart Infrastructure do të integrojë teknologjinë digjitale e cila do të sjellë vlera të monitorimit, saktësisë në vendimmarrje, efikasitetit, besueshmërisë, sigurisë, qëndrueshmërisë, ndërveprimit, si dhe fuqizimit të përdoruesve;
#THIS IS UBT #30INNOVATIONS
5G
Nesër, më 9 nëntor, UBT bën përurimin e “1st 5G Campus in the Region”
UBT me këtë rast, bëhet institucioni i parë arsimor në rajon që instalon rrjetin global 5G brenda kampusit inovativ.
Published
3 years agoon
November 8, 2021By
Betim GashiNesër, më 9 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, do të bëhet përurimi i shtrirjes së gjeneratës së pestë së teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela – 5G.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ambasadorja e Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
UBT me këtë rast, bëhet institucioni i parë arsimor në rajon që instalon rrjetin global 5G brenda kampusit inovativ – 1st 5G Campus in the Region, e që do të shërbejë për nevoja të institucionit dhe studentëve të saj.
Ky inovacion vjen në kuadër të 20 inovacioneve për 20-vjetorin e UBT-së, dhe është në bashkëpunim me kompaninë finlandeze të telekomunikacionit “Nokia”, duke sjellë për herë të parë në Kosovë dhe rajon të ardhmen e internetit – rrjetin 5G.
Lehtëso dhimbjen e këmbëve me këto ushtrime të thjeshta!
Shfaqet një objekt misterioz, anulohen fluturimet
Rusia dërgon në orbitë 55 satelitë
E ardhmja e botës në duar të një presidenti: Zgjedhjet amerikane dhe ndikimi global!
Përse Pensilvania dhe Miçigani janë kaq të rëndësishme për zgjedhjet?
Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Jemi të gatshëm si qeveri ta ndihmojmë prokurorinë
Pse e mbajmë orën në dorën e majtë? Zbuloni arsyet që fshihen pas këtij zakoni!
Nata e madhe, super ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve!
Kur do ta mësojmë fituesin e zgjedhjeve për president të SHBA
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje