Lajmet

UBT organizon Konferencën e 14-të Ndërkombëtare mbi Shkencat Farmaceutike dhe Natyrore

Published

on

Në kuadër të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, Fakulteti i Farmacisë organizoi konferencën prestigjioze mbi Shkencat Farmaceutike dhe Natyrore, e cila këtë vit u zhvillua online, duke mbledhur studiues, profesorë, farmacistë dhe ekspertë të shkencave natyrore nga e gjithë bota.

Konferenca kishte për qëllim shkëmbimin e njohurive ndërdisiplinare në fushën e farmacisë, bioteknologjisë, biologjisë molekulare, kimioterapisë, fitoterapisë dhe shkencave të natyrës, si dhe paraqitjen e risive kërkimore për diagnostikim, trajtim dhe siguri në përdorimin e barnave e substancave natyrore.

Sesioni 1

Chair: Valon Ejupi
Co-Chair: Diellza Tahiri

  • Ibrahim Ilker Ozyigit – The Interdisciplinary Intersections of Molecular Biology with Life Sciences
    (Marmara University, Türkiye)
  • Walaiporn Veyrudit, Kanjana Kunpatee, Suphachai Nuanualsuwan, Sudkate Chaiyo – Polyvinyl Alcohol Enhancement of Electrochemical Stability of Silver Ion on Paper-Based Biosensor for Cyanide Detection
    (Chulalongkorn University, Thailand)
  • Bujar Qazimi, Ivana Cvetkovikj Karanfilova, Marija Karapandzova, Gjoshe Stefkov, Shpend Dragusha, Hyrije Koraqi, Valon Ejupi – Comparison of Volatile Aroma Compounds between Flowers and Leaves of Sambucus nigra from Kosovo
    (UBT – Kosovo & University SS. Cyril and Methodius – North Macedonia)

Sesioni 2

Chair: Shpend Dragusha
Co-Chair: Agon Hoti

  • Kittima Chomthong, Nipapan Ruecha, Mohini M. Sain, Sudkate Chaiyo – Label-Free Electrochemical Lateral Flow Device for Detection of C-Reactive Protein
    (Chulalongkorn University – Thailand & University of Toronto – Canada)
  • Blerina Xhaferaj, Anila Kripa, Sokol Kocia, Lindita Vrushi, Kozeta Vaso, Aurel Nuro – An Overview on Chemical Profile for Oil and Alcoholic Tinctures of Rosmarinus Officinalis Plants
    (University of Tirana & Agricultural University of Tirana – Albania)
  • Erda Aliu, Anjeza Temaj, Yllka Gashi, Driton Selmani, Sefedin Bilalli, Gazmend Temaj, Nexhibe Nuhii – Targeted Therapies and Molecular Advances in Pediatric Acute Lymphoblastic Leukemia: Epidemiology, Genetics, and Future Directions
    (State University of Tetova – North Macedonia & UBT – Kosovo)
  • Valon Ejupi, Bujar Qazimi, Shpend Dragusha, Demush Bajraktari, Diellza Tahiri, Dafina Krasniqi, Agon Hoti – Strengthening Pharmacovigilance for Cardiovascular and Diuretic Agents: Challenges, Trends, and Future Directions
    (UBT – Kosovo)

Sesioni 3

Chair: Belma Nallbani
Co-Chair: Rina Krasniqi

  • Belma Gjergjizi Nallbani, Ali Nallbani, Gentiana Balaj – Effective Control of Hypertension with Single-Pill Combination Antihypertensive Drugs
    (UBT – Kosovo & Regional Hospital Prizren)
  • Yllka Gashi, Anjeza Temaj, Erda Aliu, Sefedin Bilalli, Driton Selmani, Gazmend Temaj, Nexhibe Nuhii – Consanguinity and Rare Genetic Disorders: Epidemiology, Case Studies, and Clinical Implications
    (State University of Tetova & UBT – Kosovo)
  • Eralda Mullabazi, Bujar Qazimi, Shpend Dragusha, Valon Ejupi – The Influence of Solvent Concentration and Extraction Duration for Determination of Total Phenolic and Flavonoid Content in Rosmarinus Officinalis
    (UBT – Kosovo)
  • Mendor Xharra, Yllka Gashi, Anjeza Temaj, Erda Aliu, Sefedin Bilalli, Shefki Xharra, Kumrije Xharra, Gazmend Temaj, Nexhibe Nuhii – Ribosome Biogenesis, Ribosomal Protein Alterations, and Tumor Suppressor p53 in Cancer: Molecular Mechanisms and Therapeutic Opportunities
    (State University of Tetova, UBT & Regional Hospital Prizren)

Sesioni 4

Chair: Demush Bajraktari
Co-Chair: Gentiana Balaj

  • Anjeza Temaj, Yllka Gashi, Erda Aliu, Sefedin Bilalli, Driton Selmani, Gazmend Temaj, Nexhibe Nuhii – Ribosome Biogenesis, Function, and Therapeutic Targeting: From Cancer to Genetic Disease
    (State University of Tetova & UBT – Kosovo)
  • Dafinë Kastrati Bajçinca, Emine Daci-Zejnullahi – Phytotherapeutic Potential of Lawsonia inermis and Juglans regia in Dermatologic Care: Enhancing Patient Adherence and Outcomes through Community Pharmacy Practice
    (University of Zagreb & UBT – Kosovo)
  • Eliza Gerguri, Florinda Bunjaku, Shpend Dragusha, Astrid Ortner, Eda Mehmeti – A New Electrochemical Sensor for Determination of Vitamin B6
    (UBT – Kosovo & University of Graz – Austria)
  • Pelin Telkoparan-Akillilar – The Stress-Biomarker Axis in Atherosclerosis Driven by Organelle, Oxidative and tRNA and miRNA Dynamics
    (Gazi University – Turkey)
  • Flora Doko, Sead Salkoski, Elita Ujseni Hajzeri – Efficacy, Safety and Preference: Patient-Focused Analysis of Natural vs. Synthetic Treatments for Mild Health Conditions
    (Private Health Institutions – Strugë, North Macedonia)

Konferenca u përmbyll me diskutime mbi sfidat e farmacisë moderne, balancimin mes trajtimeve natyrore dhe atyre sintetike, si dhe potencialin e madh të kërkimeve molekulare dhe bioteknologjike në parandalimin e sëmundjeve.

Pjesëmarrësit vlerësuan UBT-në për standardet e larta akademike, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe roli që luan në avancimin e kërkimeve shkencore në fushën e farmacisë dhe shkencave natyrore, duke e konsoliduar pozitën e saj si një qendër lidere kërkimore në rajon dhe më gjerë.

Lajmet

Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës.

Sipas komunikatës për opinionin publik, kërkesa për paraburgim është paraqitur pas veprimeve hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 (njëzet e dy) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria njofton se ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar procedura penale për veprën-falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thekson Prokuroria.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore janë intervistuar gjithsej 22 kryesues, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të votimit gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT

Published

on

By

Policia në Maqedoninë së Veriut ka sekuestruar 28 tonë kanabis, kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend, pas bastisjes së dy ish-objekteve industriale, ka raportuar Reuters duke cituar televizionit shtetëror, MRT

Sipas raportit, aksioni policor në objektet në kryeqytetin e Shkupit dhe në qytetin jugor të Strumicës, i cili nisi të enjten, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor që nuk ishte planifikuar të përdorej për qëllimet e tij të autorizuara.

Maqedonia e Veriut e legalizoi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2016.

MRT raportoi gjithashtu se ky aksion policor lidhet me një bastisje të fundit në Serbinë fqinje, ku u sekuestruan pesë tonë kanabis.

Prokurorët serbë deklaruan të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë në Serbinë qendrore kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Prodhimi i kanabisit është i paligjshëm në Serbi. / Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mençur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Të kërkuara