Lajmet nga UBT

UBT organizon diskutim të nivelit të lartë mbi sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin gjyqësor shqiptar

Published

on

Në ambientet e UBT-së u mbajt një diskutim akademik me rëndësi të veçantë mbi temën “Sundimi i ligjit dhe reformat në sistemin gjyqësor të Shqipërisë”, një ngjarje që mbërtheu vëmendjen e studentëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushës së drejtësisë.

Aktiviteti, përfaqëson një përkushtim të qartë për të sjellë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të ndihmuar në formimin e një gjenerate të re juristësh të përgatitur, etikë dhe të aftë të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Në hapje të aktivitetit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që ka ky debat për përgatitjen e studentëve të drejtësisë dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në ofrimin e arsimit cilësor dhe të orientuar drejt praktikës.

Ai vuri theksin në domosdoshmërinë që universitetet të jenë jo vetëm bartëse të dijes, por edhe nxitëse të ndryshimeve pozitive në shoqëri, përmes edukimit të profesionistëve të aftë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme.

Mr. Roland Ilia, ish-kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Shqipëri dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative, solli një analizë të thelluar mbi sfidat që ka kaluar sistemi gjyqësor shqiptar në kuadër të reformës në drejtësi. Ai ndau përvojat e tij personale në procesin e vettingut, duke shpjeguar ndikimin e këtij procesi në rikthimin e besimit të publikut në institucionet gjyqësore.

Mr. James Lofton, me përvojë mbi 30-vjeçare në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe aktualisht ligjërues në SHBA, solli një perspektivë të gjerë mbi konsolidimin e shtetit të së drejtës në vendet në zhvillim dhe rëndësinë që ka mbështetja ndërkombëtare dhe profesionalizmi i brezave të rinj në këto procese. Ai përmendi edhe rolin e studentëve të drejtësisë si “agjentë ndryshimi” në vendet e tyre, veçanërisht në kontekste ku sundimi i ligjit është në zhvillim.

Studentët e Juridikut në UBT morën pjesë aktive në debat, duke ngritur pyetje dhe duke shkëmbyer ide për sfidat që përballen në praktikën juridike në Kosovë dhe më gjerë. Përmes kësaj ngjarjeje, ata patën mundësinë të kuptojnë nga afër se si konceptet teorike që mësojnë në auditor marrin jetë në praktikat ligjore ndërkombëtare dhe se sa e rëndësishme është ndërtimi i një karriere që bazohet në integritet dhe përkushtim ndaj drejtësisë.

Departamenti i Juridikut në UBT vazhdon të jetë një prej shtyllave më të forta të universitetit, duke ofruar programe moderne studimi, staf të kualifikuar ndërkombëtarisht dhe një qasje të orientuar drejt praktikës, inovacionit dhe etikës profesionale. Përmes aktiviteteve të tilla, ky departament jo vetëm që ndihmon në ngritjen profesionale të studentëve, por kontribuon edhe në zhvillimin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rajon.

lajme

“Nga Forma te Eksperimenti”: Prizreni mirëpret ekspozitën e artistëve të rinj të UBT-së

Published

on

By

Në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit, në ambientet e Kampusit të UBT-së, u hap ekspozita e studentëve të vitit të parë të programit të Dizajnit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT.

Ekspozita “Nga Forma te Eksperimenti” solli para vizitorëve një koleksion punimesh që pasqyrojnë kreativitetin, përkushtimin dhe zhvillimin artistik të studentëve gjatë vitit të tyre të parë të studimeve.

Përmes vizatimit, pikturës dhe eksplorimeve konceptuale, studentët prezantuan procesin e tyre krijues, duke kaluar nga studimi i formës dhe kompozimit drejt qasjeve më eksperimentale dhe interpretimeve personale. Punimet dëshmojnë jo vetëm për aftësitë teknike të fituara, por edhe për hapat e parë në ndërtimin e identitetit të tyre artistik.

Ekspozita u realizua në kuadër të lëndëve Artet e Bukura I dhe Artet e Bukura II, nën mentorimin e profesorëve Laura Ymeri dhe Vehbi Murati, të cilët kanë udhëhequr studentët në rrugëtimin e tyre drejt shprehjes artistike dhe mendimit krijues.

Continue Reading

lajme

Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova fillojnë përgatitjet për Testin e Maturës në UBT

Published

on

By

UBT ka nisur edhe këtë vit Programin Përgatitor të Maturës 2026, duke mirëpritur mijëra maturantë nga të gjitha komunat e Kosovës, të cilët do të përfitojnë trajnim falas dhe mbështetje profesionale për përgatitjen sa më të suksesshme për Testin e Maturës Shtetërore.

I organizuar nga Qendra e Karrierës, ky program tashmë është shndërruar në një nga iniciativat më të mëdha arsimore në vend, u ofron nxënësve mundësinë të përgatiten me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të UBT-së, përmes ligjëratave, ushtrimeve praktike dhe sesioneve interaktive të fokusuara në lëndët kryesore të testit.

Përmes këtij programi, maturantët kanë mundësinë të përforcojnë njohuritë e tyre, të qartësojnë temat më sfiduese dhe të familjarizohen me formatin e testit, duke rritur kështu besimin dhe gatishmërinë e tyre për provimin që shënon një nga hapat më të rëndësishëm në rrugëtimin akademik.

Programi Përgatitor i Maturës 2026 zhvillohet në qendrat e UBT-së në mbarë Kosovën, duke mundësuar qasje të barabartë për të gjithë maturantët që synojnë rezultate sa më të larta dhe vazhdimin e studimeve universitare.

Me përkushtimin për të mbështetur të rinjtë në rrugën e tyre drejt suksesit, UBT vazhdon të jetë partner i besueshëm i maturantëve, duke investuar në përgatitjen, zhvillimin dhe orientimin e tyre akademik e profesional.

Continue Reading

Lajmet

UBT hap regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin ndërkombëtar që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha akademike dhe shkencore në Evropë.

I planifikuar të mbahet gjatë muajit korrik, festivali do të mbledhë studentë, profesorë, hulumtues dhe profesionistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të gjerë për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Global UBT Fest 2026 do të organizohen mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca shkencore, forume, samite, gara profesionale, si dhe aktivitete kulturore e artistike.

Ky festivali synon të krijojë një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe rrjetëzim profesional, duke bashkuar ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Global UBT Fest tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga e gjithë bota.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Demokrat Nuha përfaqëson UBT-në në “3rd Net4Brain Annual Meeting” në Stamboll

Published

on

By

Profesori Demokrat Nuha nga UBT mori pjesë në “3rd Net4Brain Annual Meeting”, i mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 1 deri më 3 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të rrjetit Net4Brain.

Gjatë këtij takimi shkencor, ai prezantoi punimin me titull: “Design and Biological Evaluation of Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Substituted Azole Derivatives with Enzyme Modulation Activity Against Neurodegeneration-Related Targets”.

Punimi trajton dizajnimin dhe vlerësimin biologjik të derivateve azole të substituuara me grupe klorofenile dhe klorofenoksi, duke analizuar potencialin e tyre për modulimin e enzimave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

Pjesëmarrja e Prof. Nuhës në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore të UBT-së, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore në fushat e neuroshkencës, kimisë mjekësore dhe zhvillimit të molekulave të reja bioaktive.

Përmes angazhimit aktiv të stafit akademik dhe hulumtues, UBT vazhdon të forcojë praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara