Lajmet nga UBT

UBT ofron trajnime profesionale në programet e CISCO-s

Të rinjtë të cilët bëhen pjesë e trajnimeve do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre.

Published

on

UBT, përmes trajnimeve të shumta është duke u dëshmuar se është ndër institucionet më të mëdha arsimore dhe edukative në Kosovë dhe në rajon, duke iu mundësuar të rinjve të aftësohen në programe dhe fusha të ndryshme.

Në kuadër të trajnimeve të ndryshme, UBT ofron trajnimin për CISCO, e cila përmban pjesën teorike të ndërlidhur me atë praktike, për t’i aftësuar të rinjtë rreth programeve IT Essentials: PC Hardware and Software.

Të rinjtë të cilët bëhen pjesë e trajnimeve do të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre rreth qasjes së pajisjeve në burimet e rrjetit lokal dhe atij në largësi, rreth harduerit rrjedhës, si dhe do të dinë se si të shpjegojnë switching duke operuar prej një rrjeti të vogël tek një rrjet i madh i biznesit.

Ndër të tjera, ata do të aftësohen edhe rreth dizajnimit të një skeme të IP adresës për të mundësuar lidhjen e rrjetit për një rrjet të vogël deri tek një më i madh biznesi, rreth konfigurimit të elementeve/veglave fillestare në një pajisje të rrjetit, si dhe të konfigurojnë vegla monitoruese për rrjetet e vogla deri tek ato të mëdha të biznesit.

Aktualitet

Trashëgimia evropiane në zemrën e Kosovës – UBT nderon Karl Gegën me ekspozitën më të madhe ndërkombëtare

Published

on

Në një ceremoni solemne, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u zhvillua hapja e ekspozitës ndërkombëtare kushtuar gjeniut të inxhinierisë hekurudhore, Karl Gega, si dhe ceremonia qendrore e Global UBT Fest 2025.

Kjo ekspozitë ndërdisiplinare, e sjellë për herë të parë në Kosovë, përfaqëson një bashkëpunim unik midis UBT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe rajoni.

Ngjarja mblodhi një mori personalitetesh të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, diplomacisë, biznesit dhe arkitekturës. Të pranishëm ishin: Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Arkitektë nga Italia, profesorë dhe studentë të shumtë.

Në hapje të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë strategjike të kësaj ekspozite për vendin tonë:

“Me këtë ekspozitë, jo vetëm që e nderojmë figurën e Karl Gegës, një prej inxhinierëve më të shquar të historisë evropiane, por njëkohësisht i japim një mesazh të qartë brezave të rinj: se vizioni, dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Qyteti i Mençur i UBT-së është hapësira ku historia takohet me inovacionin, dhe ku trashëgimia kulturore ndërlidhet me teknologjinë dhe të ardhmen”.

Prof. Lucia Nadin vlerësoi UBT-në si një partner të denjë evropian dhe përgëzoi të gjithë për punën e arritur deri më tani.

“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të bëjë të njohur figurën e Karl Gega-s, gjenialitetin e tij, sfidën e tij ndaj të pamundurës, këmbënguljen e tij për të mbrojtur idetë dhe projektet e veta – veçanërisht për të rinjtë: që ata të mësojnë, përmes njohjes së veprës së kësaj personaliteti të madh, se gjithçka mund të arrihet nëse, përveç ëndrrave dhe vizioneve, janë të vetëdijshëm për thellësinë e dijeve që duhet të zotërojnë – dhe që shpesh kërkojnë përpjekje për t’u fituar”, tha Nadin.

Sipërmarrësi shqiptar në Itali, Genc Podgorica, një nga kontribuuesit kyç për realizimin e kësaj ekspozite, u shpreh:

“Ky bashkëpunim është dëshmi se sa shumë mund të arrijmë kur lidhim rrënjët tona kulturore me përvojën dhe dijen ndërkombëtare. Karl Gega ishte vizionar – dhe të rinjtë e Kosovës meritojnë të inspirohen nga të tillë shembuj. UBT është duke krijuar një platformë të jashtëzakonshme që i bën të mundshme këto ura bashkëpunimi”.

Në përmbyllje të ngjarjes, UBT ndau certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e ekspozitës ndërkombëtare për Karl Gega. Rektori Hajrizi theksoi se këto certifikata nuk janë thjesht dokumente simbolike, por shprehje e një vlerësimi të thellë për punën dhe përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.

Ceremonia shënoi një moment të veçantë me këngët e kënduara nga studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përmbyll me sukses Akademinë për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Published

on

Me aktivitete dinamike dhe përvoja unike, përfundoi me sukses Akademia për Ndërmarrësi dhe Inovacion në kuadër të Global UBT Fest 2025.

Punimet e Akademisë për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, u përmbyllën me një sërë aktivitetesh frymëzuese që synuan të zhvillonin aftësitë ndërmarrëse të studentëve dhe pjesëmarrësve.

Në ditën e fundit të akademisë, u organizua një lojë interaktive me karakter praktik të quajtur “Micro Business Game”, e udhëhequr nga Prof. Dr. Ardian Uka dhe Prof. Dr. Mentor Shaqiri. Loja simulonte krijimin dhe menaxhimin e një biznesi të vogël, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të punojnë në ekipe për të zhvilluar ide biznesi, planifikuar burime, analizuar tregun dhe marrë vendime strategjike me ndikim financiar.

Aktiviteti u zhvillua në një ambient bashkëpunues dhe dinamik, duke nxitur mendimin kritik, kreativitetin, si dhe shkathtësitë menaxheriale dhe ndërmarrëse të pjesëmarrësve.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit shprehën mirënjohje të thellë ndaj Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe ndaj ligjëruesve të angazhuar përgjatë akademisë. Ata vlerësuan lart përfitimet dhe njohuritë e marra nga kjo përvojë praktike dhe edukative, duke e konsideruar akademinë si një ndër eksperiencat më të vlefshme për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Zgjedh Teknik i Laboratorit Mjekësor në UBT International Smart Schools

Published

on

Tekniku i Laboratorit Mjekësor është profesionist kyç në diagnostikimin e sëmundjeve dhe vendimmarrjen klinike. Në drejtimin përkatës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë – UBT International Smart Schools, nxënësit përgatiten për të analizuar mostra biologjike, për të përdorur pajisje të ndjeshme laboratorike dhe për të interpretuar rezultate që ndihmojnë në identifikimin e gjendjeve shëndetësore.

Programi përfshin praktika në fushat e hematologjisë, mikrobiologjisë, biokimisë klinike dhe imunologjisë, ndërsa trajnimet zhvillohen në laboratorët e standardeve të larta të UBT-së dhe spitale partnere.

Kjo fushë jo vetëm që ofron punësim të shpejtë pas diplomimit, por hap edhe mundësi të gjera për avancim akademik në bio-teknologji, laboratorë kërkimorë apo në fushat e bio-inxhinierisë.

Vendet janë të limituara, prandaj nxitoni të regjistrohuni sa më herët!

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT hap zyrtarisht Akademinë Verore 2025 në Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri: IoT për një të ardhme më të gjelbër

Published

on

Me një ceremoni madhështore të zhvilluar në qendrën e UBT-së në Prishtinë, më 13 korrik 2025 u hap zyrtarisht Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, nën moton “IoT për një të Ardhme më të Gjelbër” – një ngjarje ndërkombëtare që mbledh për një javë me radhë studentë, profesorë, studiues dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota.

Akademia është organizuar nga UBT në bashkëpunim të ngushtë me Konsorciumin e Projektit IoT-ECO, dhe do të zgjasë nga 13 deri më 19 korrik 2025, duke ofruar një platformë intensive për diskutim, bashkëpunim dhe inovacion në fushën e Internetit të Gjërave (IoT), transformimit të gjelbër, dhe qyteteve të zgjuara.

Në sesionin e parë të ditës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti pjesëmarrësit me një prezantim rreth rëndësisë së teknologjisë së IoT dhe transformimit digjital për një të ardhme të qëndrueshme, duke prezantuar gjithashtu modelin inovativ të “Digital Twin” të qytetit të mençur UBT Smart City – një model virtual që demonstron se si teknologjia mund të shërbejë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Pas fjalës hyrëse, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezantimin e koordinatores së projektit, Prof. Dr. Galia Marinova, e cila ndau arritjet dhe implementimin e projektit IoT-ECO në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Profesor Zhilbert Tafa nga UBT, prezantoi më pas hub-in e IoT dhe konceptin e “Digital Twins” të kampusit universitar si model funksional për monitorim mjedisor në kohë reale.

Programi i ditës u pasurua me tryezë të rrumbullakët me partnerë nga akademia dhe industria, ku u diskutuan transformimet e gjelbra në Ballkanin Perëndimor, si dhe u nënshkruan memorandume bashkëpunimi me kompani dhe institucione që janë pjesë e ekosistemit të teknologjisë dhe inovacionit.

Në sesionet e pasdites, pjesëmarrësit ndoqën ligjërata të veçanta nga Neil Guerrero Gonzalez i Universitetit Kombëtar të Kolumbisë dhe përfaqësues të Universitetit të Patras-it nga Greqia, të cilët prezantuan tema të avancuara në kuadër të zhvillimeve më të fundit në IoT, inteligjencës artificiale dhe aplikimeve të tyre në bujqësi të qëndrueshme dhe qytete inteligjente.

Gjatë gjithë javës, Akademia do të vazhdojë me:

  • Sesione të ligjëratave dhe prezantimeve tematike
  • Punëtori për bashkëpunime akademike Erasmus+ dhe Horizon Europe
  • Hackathon ndëruniversitar për krijimin e zgjidhjeve të zgjuara
  • Sesione të startup-eve dhe inovacionit studentor
  • Aktivitete kulturore, performanca muzikore dhe ekskursione në Prishtinë

Akademia Verore 2025 është një model i shkëlqyer i angazhimit të UBT-së si lider rajonal dhe ndërkombëtar në shkencat teknologjike dhe inovacion, duke ndërtuar ura midis akademisë, industrisë dhe shoqërisë për të kontribuar në një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Continue Reading

Të kërkuara