Lajmet nga UBT

UBT – model i inovacionit dhe transformimit të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon

UBT është më shumë se një institucion arsimor; është një mision, një vizion për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë në tërësi.

Published

on

Në një epokë ku inovacioni dhe qëndrueshmëria janë sfidat kryesore të shoqërisë globale, UBT në Kosovë po vazhdon të dëshmohet si një institucion udhëheqës në fushën e arsimit të lartë.

Me arritje të jashtëzakonshme në fushën e inovacionit, cilësisë dhe përkushtimit ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, UBT është shndërruar në një model të transformimit dhe zhvillimit në Kosovë dhe rajon.

Një nga arritjet më të shquara të UBT-së është renditja në mesin e Top 200 universiteteve më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2023. Kjo vërteton përkushtimin e UBT-së në promovimin e kampuseve të gjelbra dhe praktikave të qëndrueshme mjedisore, duke u bërë një model për institucionet e arsimit të lartë në nivel global.

Krahas universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar për inovacion dhe për revolucionin e katërt industrial në WURI. Këtë vit, ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

UBT është në vazhdimësi në kërkim të një inovacioni të qëndrueshëm, të cilin e përmirëson përmes investimeve në teknologji dhe përmes projekteve inovative të cilat ofrojnë zgjidhje për sfidat bashkëkohore.

Renditja e UBT-së si institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare për numrin e citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics” dëshmon për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe kontributin e UBT-së në fushën e dijes dhe inovacionit. Përveç kësaj, ngritja prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 dhe renditja e UBT-së në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi nga EFQM tregon nivelin e lartë të performancës dhe cilësisë së institucionit.

Duke u krahasuar me kompanitë globale të njohura, UBT ka dëshmuar nivelin e saj të lartë të cilësisë dhe përkushtimit ndaj standardeve të larta. UBT është dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrësisë dhe inovacionit, duke fituar çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards në Barcelona të Spanjës. Ky çmim vërteton përkushtimin e UBT-së në promovimin e sipërmarrësisë dhe inovacionit si pjesë integrale e përparimit të shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë.

UBT është vlerësuar edhe për impaktin e saj pozitiv në shoqëri, duke u renditur në nivel të lartë në Edicionin e Vlerësimit të Ndikimit Pozitiv 2021 dhe duke u ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education. Kjo tregon se UBT nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë, por një shtyllë kryesore e ndryshimit dhe inovacionit në shoqërinë kosovare dhe mbarë rajonin.

Me këto arritje të jashtëzakonshme dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë, UBT vazhdon të shkëlqejë si një institucion i cili bën dallimin në botën e arsimit të lartë dhe është një burim frymëzimi për të gjithë bashkësitë e arsimit të lartë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

UBT është më shumë se një institucion arsimor; është një mision, një vizion për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë në tërësi.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Aktualitet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara