Lajmet nga UBT

UBT mirëpret qindra maturantë në trajnimet përgatitore për maturë

Published

on

Sot në të gjitha qendrat e UBT-së në Kosovë, kanë nisur trajnimet përgatitore për maturë, ku qindra maturantë nga e gjithë Kosova janë bërë pjesë e këtij programi, të cilin e karakterizon cilësia, profesionalizmi dhe mbështetja e vazhdueshme për nxënësit.

Në një atmosferë të mbushur me motivim dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm, maturantët janë mirëpritur nga stafi akademik dhe mentorët e UBT-së, të cilët do t’i udhëheqin gjatë kësaj periudhe përgatitore për provimet përfundimtare. Qendrat trajnuese të UBT-së në janë mbushur plot me të rinj që synojnë të arrijnë rezultate të larta dhe të hapin rrugën për studimet e tyre universitare.

 

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ftuar në Ditën Botërore të Akreditimit

Published

on

By

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Akreditimit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar si një nga figurat kyçe që ka kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë dhe akreditimit në Kosovë. Në adresimin e tij, Rektori Hajrizi ndau përvojën dhe angazhimin e tij profesional dhe akademik që nga fazat e para të standardizimit në vend, duke theksuar rëndësinë strategjike të integrimit të standardeve ndërkombëtare në fushat me interes vital për cilësinë e jetës dhe edukimit në përgjithësi.

Rektori Hajrizi vuri në pah mënyrën se si UBT ka inkorporuar standardet e cilësisë në të gjitha ciklet e studimit, përmes përfshirjes së tyre në kurikula, si dhe në zhvillimin institucional. Një ndër aspektet më të rëndësishme që u theksua ishte roli proaktiv i UBT-së në anëtarësimin dhe përfaqësimin e saj – dhe të entiteteve të tjera të themeluara nga Rektori – në organizata prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë, si një mënyrë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe shkëmbim përvojash me partnerë globalë.

Drejtori i Drejtorisë së Akreditimit në MINT, në fjalën e tij, theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e arsimit të lartë, duke kërkuar nga Rektori Hajrizi që studentët e UBT-së, të pajisur me njohuri bashkëkohore në fushën e menaxhimit të cilësisë dhe standardizimit, të angazhohen aktivisht në mbështetje të objektivave të Drejtorisë së Akreditimit në nivel vendi.

Në përmbyllje, prof. Hajrizi konfirmoi përkushtimin e tij personal, si dhe mbështetjen e plotë të komunitetit akademik që ai udhëheq, për të fuqizuar më tej rolin e akreditimit si mekanizëm thelbësor për garantimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Në shënim të kësaj dite morën pjesë edhe anëtar të stafit akademik të UBT-së, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti – Anëtar i Këshilt të Akreditimit në MINT dhe Prof. Dr. Fisnik Laha – Drejtor i Qendrës së Laboratorëve Testuese në UBT.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT pjesë e ekspozitës “Përpjekja e Artë – Rrugëtimi i Xhudos në Lartësimin e Kosovës” në Pejë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes, Prof. Agron Thaqi, morën pjesë në hapjen solemne të ekspozitës madhështore “Përpjekja e Artë – Rrugëtimi i Xhudos në Lartësimin e Kosovës”, e organizuar në Galerinë e Arteve në Pejë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Ekspozita sjell një përjetim unik të historisë së lavdishme të xhudos kosovare – nga hapat e parë në qytetin e Pejës, deri te triumfet historike në skenën olimpike. Ajo nderon figurat e jashtëzakonshme të sportit tonë kombëtar, si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat me përkushtim, sakrificë dhe pasion kanë ngritur lart emrin e Kosovës. Ato tani janë pjesë e UBT-së, duke qenë figura kyçe në zhvillimin e institucionit dhe në formimin e gjeneratave të reja përmes kontributit të tyre profesional dhe akademik në fushën e sportit dhe edukimit fizik

Gjatë kësaj ngjarjeje inspiruese, përfaqësuesit e UBT-së zhvilluan edhe një takim të rëndësishëm me mysafirë specialë nga Gjermania, përfshirë Kryetarin e qytetit të Potsdam-it, z. Mike Schubert, dhe përfaqësues të Shkollës Sportive Olimpike të Potsdam-it. Takimi shënoi fillimin e një bashkëpunimi të ri ndërkombëtar në fushën e sportit dhe edukimit fizik, duke hapur perspektiva të reja për studentët dhe profesionistët e rinj të kësaj fushe.

UBT vazhdon të jetë një faktor kyç në promovimin e sportit, kulturës dhe suksesit kombëtar, duke përkrahur nismat që e afirmojnë Kosovën në nivel global.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT pjesë e konferencës dhe ekspozitës ndërkombëtare kushtuar Karl von Gega-s dhe hekurudhës së Semmeringut

Published

on

By

Më 12 qershor 2025, UBT do të marrë pjesë si bashkëorganizator në konferencën shkencore dhe ekspozitën me temën “Karl von Gega dhe Semmeringu – Një hekurudhë për të ndryshuar historinë”, një ngjarje e rëndësishme që i kushtohet një prej figurave më të shquara të inxhinierisë europiane të shekullit XIX.

Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Musei Civici di Venezia, dhe synon të sjellë në vëmendje rolin kyç të Karl von Gega-s në projektimin dhe realizimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, e cila përfaqëson një nga arritjet më të mëdha të inxhinierisë hekurudhore të kohës.

Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Shkencave, në sallën “Aleks Buda”, duke filluar nga ora 09:30, dhe do të mbledhë studiues, historianë dhe ekspertë të inxhinierisë nga Shqipëria, Italia dhe vende të tjera të rajonit.

Në mbrëmje, në orën 19:30, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, do të hapet ekspozita historike që sjell dokumente, skica inxhinierike dhe materiale arkivore të rralla, të cilat ndriçojnë punën dhe trashëgiminë teknike të Karl von Gega-s.

UBT është krenar të jetë pjesë e kësaj nisme ndërkombëtare që promovon shkencën, historinë dhe trashëgiminë teknologjike europiane.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane

Published

on

By

Në kuadër të projektit AKIL-EU Jean Monnet, të financuar nga Bashkimi Evropian, në ambientet e UBT-së në Prishtinë do të organizohet një tryezë të rrumbullakët me temën “Integrimi i anëtarëve të rinj, ruajtja e vlerave të BE-së”.

Ky aktivitet i rëndësishëm akademik do të mbahet më 20 qershor 2025, duke filluar nga ora 11:00, dhe do të mbledhë akademikë, politikëbërës, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që paraqet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Fjalën hyrëse do ta mbajë Prof. Assoc. Dr. Manjola Zaçellari, e cila do të trajtojë aspektet kyçe të integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave themelore të BE-së gjatë këtij procesi.

Përmes këtij debati, synohet të nxiten reflektime të thella dhe shkëmbime mendimesh për të ardhmen e Evropës dhe mënyrën se si vendet aspirante mund të integrohen pa kompromentuar parimet demokratike, të drejtën e sundimit dhe të drejtat e njeriut.

UBT dhe projekti Jean Monnet ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë diskutim frymëzues mbi të ardhmen e Evropës. LINKU PËR REGJISTRIM

Continue Reading

Të kërkuara